Parfumi i cili provokoi njė skandal, feston 30 vjetorin e krijimit.
Kjo ėshtė historia e sukesshme e lindjes sė njė arome, qė sot ka pushtuar gjithė botė.
Parfumi I njohur Opium nuk është inspiruar nga asnjë femër, as nuk ka pasur ndonjë muzë tjetër inspirimi. Në vitet 70, Orienti misterioz, influencat nga Kina dhe Rusia që kishin pushtuar mendjen e Monsieur Yves Saint Laurent-it, ishin ushqimi Ishpirtëror që bënë të mundur këtë krijim.
Chantal Roos, sot presidentja e YSL Beaty, është si një tempull i shenjtë, i shtëpisë së njohur Aveneu Marceau ku 30 vjet më parë, Monsieour Saint Laurent-I, (emri më I famshëm I modës së asaj epoke) arriti të krijonte parfumin mitik. Ajo tregon se Opiumi në atë kohë ishte si një bombë, e cila u lëshua në një planet ku aromat nuk ndryshonin shumç prej njçra tjetrçs, më keq akoma flakonët.
Vetëm disa të rinj, si drejtuesit e kompanisë së madhe YSL Beatydo të merrnin përsipër një risk të tillë, siç ishte hedhja në treg e një produkti të shenjtë, siç do ta quanin vetë ata.

Wes Saint Laurent
Në ditët tona kjo mund të duket si diçka e pabesueshme. Por, të prezantoje në ato vite, një produkt luksi brenda një flakoni plastic që sprucohej nga një pompe mëndafshi, konsiderohej si një kinezëri e shpikur para se vetë kinezët, të mësymnin perëndimin. Sa për zgjedhjen e emrit, që është marrë nga një lloj droge, me siguri që pçrbçnte një rrezik tç vërtetë komercial.
Drejtuesit e Squib gjigandit të kozmetikës amerikane, që do të merreshin me prodhimin e parfumeve, u shqetçsuan shumç nga frika e njç skandali skandali të tillë, madje kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të kësaj iniciative.
Ndçrsa krijuesit e Opium-it, u gjendën përballë një situate tejet të vështirë, sepse duhet të merrnin pçrsipçr riskun e falimentimit. Por, presidenti Pierre Berge, më në fund vendosi (duke zgjidhur dhe gjithë problemet e tyre) për të hedhur në treg parfumin, që më vonë u shndërrua në një prej parfumeve më të suksesshëm në të gjithë botën, duke kryesuar listën e shitjeve të parfumeve.
Për të arritur deri këtu, krijuesive të Opiumit iu desh të kalonin një kalvar mundimesh, por qç më vonë do të kujtoheshin si eksperiencat më të bukura që kanë pçrjetuar.
Sigurisht, para se produkti të hidhej në treg, duhej të paraprihej nga një fushatë publicitare, e cila u realizua me një kujdes të jashtëzakonshëm.
Më kujtohen gjithë ata njerëz që punonin në studion ku përgatitej spoti kujton presidentja e YSL Beaty-it, 30 vjet pas krijimit të Opium-it. Modelja që duhet të pozonte për spotin, ishte stolisur nga shumë gurë të çmuar dhe rrethohej nga dhjetra jastëkë, me rregullimin e të cilëve merrej vetë Monsieur Yves Saint Laurent.

Opium
Gjithçka duhej të ishte e përsosur, dhe kështu ishte vërtet.
Krijuesit e Opiumit e kuptuan që në momentet e para, që producti do të kishte një sukses të jashtëzakonshëm. Nuk kishte sit ç ndodhte ndryshe; Në atë aromë, ishin shkrirë të gjitha dëshirat, pasionet, krijimtaria e Monsieur Yves Saint Laurent dhe ishte e sigurt që çdo detaj ishte kuruar me kujdesin më të madh.
Tani pas 30 vjetësh, dita e krijimit të Opiumit konsiderohet si një festë e madhe.
Për drejtuesit e YSL Beaty, ka shumë rëndësi që gjërat të kenë jetëgjatësi. Të rinjtë e moshës 20 vjeç, kërkojnë vlerat e vërteta, të cilat I kanë zbuluar te Opiumi, thotë presidentja e YSL Beaty.
Ky ka qenë qëllimi kryesor I krijuesve të parfumit të njohur: Trashgimia e një produkti që ka jetuar në të gjitha kohrat e që vazhdon të jetojë edhe pas 30 vjetësh pa I humbur asnjëherë vlera.
Por, askush nuk mund ta thotë nëse Monsieur është I lumtur që parfumi I shpikur prej tij, vazhdon të ketë një sukses të jashtçzakonshçm. Ajo që dihet me siguri është se ai e adhuronte Opiumin.