E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Mbahet festivali i poezise dhe i muzikes shqiptare
Mbahet festivali i poezise dhe i muzikes shqiptare
Mbahet festivali i poezise dhe i muzikes shqiptare
Nė Suedi edhe sivjet do tė organizohet Festivali i Poezisė dhe i Muzikės krijuese Shqiptare. Deri mė tash ky festival kishte karakter skandinav ndėrsa qė nga sivjet do tė pėrfshi krijuesit nga mbarė diaspora shqiptare.

Pas dy vite pauze, në nëntorin e sivjem, sërish do të mbahet Festivali i Poezisë dhe i Muzikës së Krijuesve Shqiptarë. Ky festival që lindi dhe u organizua nga rrethi i shoqatave shqiptare për regjionin e Skones, për pesë vite me radhë, tuboi rreth vetës krijuesit letrarë dhe ata muzikorë nga radhët e shqiptarëve mërgimtarë.

Në dy vitet e para në të morën pjesë vetëm krijuesit nga Suedia, kurse më vonë festivali mori karakter skandinav, përkatësisht u pasurua edhe me pjesëmarrjen e krijuesve nga Finlanda, Norvegjia e Danimarka. Në festivalin e fundit, të pestin me radhë, që në një farë forme ishte edhe jubilar, në kuadër të këtij festivali u botua edhe një libër i posaçëm, në të cilit u prezantuan të gjithë krijuesit - pjesëmarrës në festivalet e më parshme dhe punimet e tyre.

Riorganizimet që u bënë në Unionin e shoqatave shqiptare në Suedi, pranimi i tij nga ana e organeve suedeze si asociacion i organizuar në nivel vendi dhe ndihmat materiale që iu ndan këtij unioni për veprimtari të rregullt, nxitën Kryesinë e tij që në kuadër të veprimtarive të rregullta, Unioni të merr përsipër edhe organizimin e Festivalit të Poezisë dhe të Muzikës shqiptare. Ahmet Bella, sekretar organizativ i këtij Unioni, i deklaroi bashkëpunëtorit tonë, Ramadan Reshitaj se në Festivalin e sivjem do të prezantohen krijuesit letrarë dhe ata muzikor nga tërë diaspora shqiptare.

Përgatitjet për këtë manifestim, kanë filluar qysh tash. Organizatorët, pos tjerash kanë kontaktuar edhe me Këshillin për çështje jorezitente që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë së Republikës së Kosovës dhe kanë kërkuar që ky manifestim të hy në Programin vjetor të këtij këshilli dhe ai të bëhet tradicional.



Publikuar: 15.04.2008 05:01:28
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Festivali, poezise, muzikes, shqiptare,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Farsa me emrin “schengen” Farsa me emrin “schengen”
Mbas ēdo akordi njė jetė Mbas ēdo akordi njė jetė
Armando Likaj:S'i besoj ata qė dalin kundėr dashurisė Armando Likaj:S'i besoj ata qė dalin kundėr dashurisė
Arti para dhe prapa kamerave Arti para dhe prapa kamerave
Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara Rrėfenja moderne, nga Insbruku nė Ankara
Opera, ja me sa pare tė blen Opera, ja me sa pare tė blen
“Foreign Policy”, mendimi politik shqip “Foreign Policy”, mendimi politik shqip
Libraria Libraria "Shakespeare and Company" nė Paris - Strehė pėr shkrimtarėt e rinj
Nė kėrkim tė kohės sė humbur Nė kėrkim tė kohės sė humbur
Ndahen ēmimet “Nėnė Tereza”, Inva Mula fituese Ndahen ēmimet “Nėnė Tereza”, Inva Mula fituese
Google Yahoo MSN