Fermerėt, sidomos ato tė Maqedonisė Veriperėndimore ankohen pėr manipulime nga ana e fabrikave tė qumėshtit pasi deklarojnė se nuk paguajnė ēmimin e arritur nė marrėveshje.
Ankesa ka edhe për pamundësinë e ruajtjes të qumështit më gjatë se një ditë, sepse nuk ekzistojnë kushtet e duhura.
"Me qumështin e dhenve ka më shumë problem sepse qumështoret nuk e paguajnë si e kanë paguar më parë. Për momentin një litër qumësht i duhet të jetë 60 denarë, por qumështoret e paguajnë vetëm 40 denarë", u ankua zv/kryetari i Federatës së Fermerëve të Maqedonisë, Mexhit Amiti.
"Problem më i madh është neglizhenca e qumështoreve në pagesën e qumështit në çmimin real. Ka probleme fillimisht në qumështoret në Maqedoninë Perëndimore sepse ka zbritje të çmimeve, me një fjalë blegtorëve nuk u merren parasysh harxhimet për prodhimin e 1 litër qumështi", theksoi blegtori Nakil Elezi.
Rregullorja evropiane për cilësi të qumështit, parashikon që çdo fermer të posedojë laborator për analizë të qumështit, në fermën e tij të ketë të punësuar biolog, mjek veteriner dhe kimist. Ndërkohë pjesëmarrësit në konferencën e organizuar nga Federata e Fermerëve konstatuan se me 800.000 mikro-organizma në përbërjen e qumështit, Maqedonia radhitet ndër vendet me qumësht jocilësor në vuropë.
"Për të prodhuar qumësht cilësor dhe të sigurt, ai fillimisht duhet të jetë nga kafshë të shëndetshme për të cilat gjithsesi Instituti i Veterinarisë duhet të japë detaje. Por mbi të gjitha qumështi duhet të jetë patjetër nga kafshë të shëndetshme", u shpreh profesoresha Sonja Sërbinovska.
Me rregulloren evropiane për cilësi të qumështit deri në vitin 2012 përbërja e mikro-organizmave duhet të arrijë në 100.000.