E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės
Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės
Tendencat e fundit tė modės pėr sezonin e verės
Kjo verė do tė jetė e mbushur me ngjyra, lule e forma gjeometrike. Fustanet do tė jenė elementi mė i rėndėsishėm nga gjithė veshjet verore. Ato do tė jenė tė shkurtėr, deri te gjuri, si dhe deri nė fund tė kėmbėve. Dizenjoja dhe ngjyrat e tyre duhet tė variojnė prej gjatėsisė qė zgjidhni.

Fustanet bust do të vazhdojnë dhe këtë verë të kenë sukses, por ndryshe nga fustanet e tjera ato janë njëngjyrëshe.

Ngjyrat

Në fustanet me lule do të përzihen të gjitha ngjyrat. Ka një lloj thyerje të tabuve të kombinacioneve. Do të shohim kontraste ngjyrash që thyejnë njëra-tjetrën dhe që më parë nuk kemi guxuar t'i veshim së bashku. Për fustanet e gjata është mirë të zgjidhni dizenjo shumë të thyera për të krijuar pamje më të këndshme. E verdha është rikthyer fuqishëm këtë vit në fustane, bluza, funde, çanta e sandale.

Ngjyrat
Ngjyrat


Çantat

Çantat nuk do të bëjnë ndryshim nga pjesa tjetër e tendencave të këtij viti. Ato janë gjithë ngjyra të ndezura dhe të mbushura me lule. Nëse nuk janë me lule dhe janë njëngjyrëshe atëherë do të jenë të ndezura. Çantat do vazhdojnë të jenë të mëdha dhe akoma më të mëdha. Është mirë që ato t'i mbani tek kyçi pasi në shpatull nuk krijojnë efektin e synuar nga stilistët.

Cantat
Cantat


Aksesorët

Aksesorët më të rëndësishëm të këtij sezoni do të jenë syzet. Ndryshe nga viti i kaluar, kur ato ishin të errëta dhe të mëdha dhe qëllimi ishte për të fshehur një pjesë të madhe të fytyrës, këtë vit ato synojnë të bien në sy. Do të jenë në modë syzet me skelete me ngjyra të cilat mund të kombinohen shumë mirë me veshjen. Aksesorët e tjerë si varëset, unazat etj, do vazhdojnë të jenë në përmasa të mëdha dhe në ngjyra nga më të ndryshmet e të paparashikueshmet.

Aksesoret
Aksesoret


Pesë elementë të rëndësishëm të këtij sezoni

1. Fustanet me lule

Për këtë sezon fustanet me lule janë një element kyç. Mund t'i zgjidhni si të doni për sa i përket gjatësisë, mini, maksi, ose deri tek gjuri, e rëndësishme është që dizenjoja të jetë e gjallë dhe me ngjyra. Kur të zgjidhni mini zgjidhini me dizenjo gjethesh e lulkash, kur t'i zgjidhni maksi kërkoni diçka më të guximshme ose me përthyerje më të mëdha. Lulet në fustane janë interpretim i natyrës dhe jo imitim i plotë i saj. Zgjidhini për formën tuaj: Nëse i zgjidhni shumë të gjerë do të humbni siluetën, nëse i zgjidhni shumë pas trupi ato do të humbasin efektin "hipi" që vazhdon të jetë në modë dhe këtë sezon. Për t'i balancuar vini një rrip në mes që të jeni diku ndërmjet. Këshilla e ekspertëve: "Një fustan me lule është i lehtë për t'u veshur dhe kërkon shumë pak aksesorë. Ai duhet të përbëjë pikën më të fortë të paraqitjes suaj".

Fustanet
Fustanet


2. Xhaketat sportive

Xhaketat sportive janë gjithashtu një element i rëndësishëm i këtij sezoni, me një fokus të ri tek shpatullat, të cilat do të jenë më të mprehta sesa këndore. Mëngët vijnë deri tek kyçi dhe duhet të ngrihen lart për një pamje praktike. Zgjidhini për formën tuaj: Zgjidhni një version të qepur mirë dhe që ngushtohet në bel. Shmangini xhaketat pa formë, këtë sezon gjithçka ka lidhje me këndet që formohen. Këshilla e ekspertëve: "Zgjidhni xhaketat monopet për të krijuar linja më tërheqëse. Sigurohuni që të mos përfundojë në pjesën tuaj më të gjerë pasi do e theksojë më shumë.

Xhaketa
Xhaketa


3. Pantallonat me bel të lartë

Pantallonat me ble të lartë janë një dhuratë e madhe për ata që duan që t'u duken këmbët e gjata. Shtojini kësaj dhe faktin se e bëjnë belin të duket më i hollë dhe mund ta vrasim mendjen pa frikë se si ia kemi dalë deri tani pa to. Këto janë një zgjidhje e mirë për ato që s'i kanë pëlqyer asnjëherë pantallonat e ngushta pas trupi që mbizotërojnë prej më shumë se një viti dhe të cilat s'janë të përshtatshme për çdo lloj forme. Zgjidhini për formën tuaj: Zgjatini këmbët duket veshur sandale me takë njësh dhe lërini të bien deri tek fundi i sandales për gjatësi akoma më të madhe. Këshilla e ekspertëve: "Zbuteni këtë veshje me një bluzë shumë femërore. Lulkat dhe xhufkat me një dizenjo delikate janë elementi kyç i kësaj veshjeje.

Pantallonat
Pantallonat


4. Fundet e plota

Rrofshin fundet. Po ta vendosim në terma ushqimesh, fundet janë pudingu i këtij sezoni. Ato do të përbëhen nga disa shtresa. Do jenë me lule e me valë duke prodhuar imazhe shtresash. Këto do rikthejnë feminilitetin që ishte mbërthyer pas fundeve me prerje mashkullore dhe do rikthejnë ngjyrat e hareshme që i përkasin pranverës dhe verës.
antidote. Zgjidhini për formën tuaj: Këmbët duken më të gjata nëse fundi është mbi gju. Fundet e gjata me ngjyra njëshe bien më shumë në sy dhe krijojnë më shumë personalitet. Këshilla e ekspertëve: "Fundet e plota pasqyrojnë në mënyrë perfekte romancën e sezonit. Ato janë një pjesë femërore esenciale për garderobën e përditshme".

Fundet
Fundet


5. Sandale me platformë

Formula e thjeshtë për vënë takë në gjithë pjesën e këmbës është gjeniale. Ju shton peshë pa pasur nevojë të qëndroni në taka të holla dhe duke qenë se fokusi ka kaluar nga çantat tek këpucët, kështu mund të bëni përshtypje. Përpiquni të përdorni ngjyra shkëlqyese, të cilat sigurisht nuk do të mungojnë këtë sezon. Zgjidhini për formën tuaj: Zgjidhini sandalet apo këpucët pranverore me më shumë se një ngjyrë për të shmangur efektin dramatik që krijon një ngjyrë e vetme e ndezur. Këshilla e ekspertëve: "Pantallonat e gjera në fund nënkuptojnë se ju duhet të filloni të ndryshoni dhe këpucët. Një sandale me platformë druri e zgjasin këmbët, si dhe ju ofrojnë rehati në të ecur.

Sandale
Sandale


Syzet

Ashtu si në çdo veshje tjetër, ngjyrat do të aplikohen këtë sezon dhe tek syzet. Tashmë ka perënduar tendenca e syzeve të mëdha të errët që mbulojnë thuajse gjysmën e fytyrës. Këtë sezon do të jenë në modë syzet me skelete me gjithë ngjyrat e ylberit.

Syzet
Syzet


Çantat

Çantat nuk janë asnjëherë të njëjta si në dimër dhe në verë, por këtë sezon ngjyrat e lulet do të mbizotërojnë më shumë se asnjëherë në vitet e fundit. Gjithë stilistët e njohur kanë hedhur në treg çantat e tyre me lule.

Cantat me lule
Cantat me lule


Sandale gladiatori

Janë tendenca më e famshme e këtij sezoni. Ato janë të sheshta dhe me shumë rripa dhe vijnë në të gjitha format dhe ngjyrat e mundshme. Sandalet e sheshta do të bëjnë një rikthim të fuqishëm në këtë sezon.

Sandale gladiatori
Sandale gladiatori


Fustanet

Mjafton të kenë shumë ngjyra të ndezura dhe të jenë pak të gjera sa për të krijuar një stil prej hipije dhe ju jeni plotësisht brenda tendencave të sezonit. Fustanet do të kenë gjatësi të ndryshme dhe ato të gjatë deri në fund të këmbëve janë shumë në modë.

Fustanet
Fustanet


Aksesorët

Aksesorët vazhdojnë të jenë në përmasa të mëdha dhe këtë sezon dhe me forma nga më të ndryshmet. Aksesorët me forma insektesh dhe kafshësh do të jenë shumë në modë, ndërkohë që larmia e ngjyrave do të jetë si tek çdo element tjetër i këtij sezoni.

Aksesoret
Aksesoret


Meshkujt

Meshkujt e kanë kaluar vitet e fundit maninë e ngjyrave. Rrobat e tyre këtë sezon nuk janë më me ngjyra të çmendura, por u përkasin ngjyrave të tokës dhe ngjyrave njëshe. Veshjet do të jenë ose serioze ose sportive, i ka ardhur fundi kombinimit të xhaketave serioze me atlete. Edhe atletet do të jenë njëngjyrëshe dhe të thjeshta dhe me lidhëse, jo ngjitëse.

Meshkujt
Meshkujt


Nuanca orientale

Një segment i stilistëve më të njohur botërorë i kanë dhënë disa prej tendencave të kësaj vere disa nuanca orientale. Këto nuanca orientale janë më shumë për veshjet e mbrëmjes ose të rasteve të veçanta e jo për paradite apo për në punë.

Nuanca orientale
Nuanca orientale


Publikuar: 16.04.2008 05:25:55
Lexuar: 1269 herė
Fjalėt kyēe: Tendencat, fundit, modes, sezonin, veres,
  


Lajmet e fundit
Femra hani sa mė pak! Femra hani sa mė pak!
Drenusha: Dashuria vjen me kohė Drenusha: Dashuria vjen me kohė
Deco dėshiron t’i japё fund karrierės nё Brazil Deco dėshiron t’i japё fund karrierės nё Brazil



Lajmet te ngajshme
Bluza vjeshte Bluza vjeshte
Stil veror pėr meshkujt Stil veror pėr meshkujt
Piercing dhe tatuazhe Piercing dhe tatuazhe
Diēka mbi modėn Diēka mbi modėn
Sekretet pėr flokė me drita ndezur Sekretet pėr flokė me drita ndezur
Kthimi i Kthimi i "belit te larte" ne mode!
Moda, tendencat e verės 2008, Si do vishemi kėtė verė ! Moda, tendencat e verės 2008, Si do vishemi kėtė verė !
Go green! Go green!
Makiazh veror 2008 Makiazh veror 2008
10 gjėra qė duhet t 10 gjėra qė duhet t"i dini pėr modėn
Google Yahoo MSN