Pamela Anderson dhe Hayden Panettiere do tė jenė nė mesin e mysafirėve tė njė dreke vjetore nė Shtėpinė e Bardhė. Pėrveē tyre, gjatė kėsaj dreke tė quajtur Press Correspondents Association Dinner do tė jenė tė ftuar edhe aktoret Marcia Cross, Perez Hilton, Lauren Conrad, si dhe aktori i njohur Ben Affleck.
Aktori i njohur i komedive, sidomos nga emisioni i tij Late Late Show, Craig Ferguson, do të jetë nikoqir i mbrëmjes. Nënpresidenti amerikan, Dick Cheney, është konfirmuar se do të jetë në këtë ngjarje, por presidenti George W. Bush ende nuk ka pohuar nëse do të arrijë të takohet me yjet.
Dreka vjetore është një traditë që ka filluar në vitin 1920, dhe është pjesë e kalendarit shoqëror të presidencës. Më herët mysafirë në këtë drekë kanë qenë edhe Sheryl Crow, Eddie Izzard dhe Petra Nemcova.