Njė organizatė bamirėsie pėr fėmijė, ka refuzuar tė pranojė njė shumė prej 90 mijė dollarėsh, tė siguruara nga ankandi i pikturave nudo tė zonjės sė parė tė Francės, Carla Bruni.
Fotografitë bardh e zi të kapura në vitin 1993, gjatë kohës kur Carla tentonte të ngrihej si supermodele, së fundi janë shitur në New York. Por, mjeku zviceran Dr. Bean Richner, nuk ka pranuar donacionin e parave të nxjerra nga këto fotografi, për fëmijët që trajtohen në spitalet në Cambodia.
Kjo do të ishte një fyerje. Në Cambodia, përdorimi i nudizmit është i pakuptueshëm. Ideja prapa këtij donacioni ishte sigurisht fitimi i publicitetit nga ankandi dhe fotografi. Ata na shfrytëzonin neve, ka thënë Richner.
Këto para tash do të shkojnë në institutin për hulumtime.