E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > NATO e percarė
NATO e percarė
NATO e percarė
Nga Charles A. Kupchan- Duke penguar perpjekjet amerikane per te vendosur Ukrainen dhe Gjeorgjine ne rrugen e anetaresimit, Gjermania, Franca, Italia dhe nje varg vendesh te tjera anetare i dhane Uashingtonit nje refuzim te sikletshem. Presidenti Xhorxh Bush sapo ishte takuar me presidentin gjeorgjian, Mikhlaim Shalikashvili, ne Uashington dhe kishte ndaluar ne Kiev gjate rruges se tij per ne Bukuresht, te gjitha keto ne sherbim te cuarjes perpara te rastit te tyre per te filluar rrugen drejt anetaresimit ne NATO.

Sigurisht qe per NATO-n do te ishte hapur nje dite e re, kur shtetet kryesore te saj do te beheshin pjese mbi ceshtjet vitale te anetaresimit - dhe kur SHBA nuk do te ecnin te vetem ne rrugen e tyre. Te carat e dukshme ne Bukuresht ishin pasqyre e nje aleance, e cila eshte gjithnje e me shume e percare nga prioritetet e ndryshme te SHBA dhe aleateve te saj evropiane dhe nga fuqia ne rritje e Rusise.

Kur NATO-ja u zgjerua per here te pare drejt lindjes ne vitet 1990, kishte mosmarreveshje te vogla brenda Aleances mbi rendesine strategjike te zgjerimit. Nje Gjermani e bashkuar ne menyre te justifikueshme deshironte qe kufijte e Perendimit te leviznin drejt Lindjes. Polonia dhe pjesa tjeter e Evropes deshironin sigurine dhe simbolin e anetaresimit. Rusia ishte e dobet dhe nuk kishte fuqi te bente me shume sesa te trishtohej ne pergjigje te marshimit drejt lindjes se NATO-s.

Prej asaj kohe, NATO ka levizur prej Evropes qendrore drejt Baltikut dhe Ballkanit, dhe tani eshte duke veshtruar Ukrainen dhe Gjeorgjine. Ka shume me pak konsensus brenda Bashkimit Evropian dhe midis dy brigjeve te Atlantikut mbi urgjencen e zgjerimit te Aleances kaq larg dhe kaq shpejt drejt Lindjes. Pjese e problemit eshte lodhja prej zgjerimit te vete Evropes; BE dhe NATO jane akoma duke bluar raundin e fundit te zgjerimit te tyre dhe jane duke u pergatitur per anetaret e rinj ne Ballkan.

Nje tjeter shqetesim eshte gatishmeria e Ukraines dhe Gjeorgjise per te ecur ne rrugen drejt anetaresimit. Ukraina eshte e ndare midis nje gjysme perendimore qe deshiron integrimin ne institucionet perendimore dhe nje gjysme lindore, e cila preferon te anoje drejt Rusise. Gjeorgjia eshte shume larg nga zgjidhja e statusit te dy rajoneve te saja te shkeputura, Abkhazise dhe Osetise se Jugut, i dhuron NATO-s perspektiven e importimit te konflikteve te rrezikshme territoriale. Dhe asnje vend nuk gjendet ende ne nje forme te qendrueshme te demokracise liberale.

Mbi te gjitha, Rusia eshte rikthyer; duke i shnderruar zgjedhjet e Moskes me me shume rrezik sesa ato ne vitet 1990. Per te qene te sigurt, Rusia nuk duhet te ushtroje nje veto mbi vendimet e NATO-s. Por, duke i kushtuar vemendjen e duhur, shqetesimet te njohura ruse nuk do te thote qe ne te pranojme ne heshtje Mosken; por eshte thjesht nje praktike e mire diplomatike.

Nga kendveshtrimi i shume kryeqyteteve evropiane, NATO tashme eshte zgjeruar shume. Qeverite neper Evrope jane nen presion te madh per te ruajtur mbeshtetjen politike per angazhimet e tyre aktuale ne Afganistan, per te mos permendur zgjerimin e ketyre misioneve, per te cilin po u behet presion nga Uashingtoni. Per shume njerez, NATO-ja eshte duke u pare me pak si nje mjet per mbrojtjen e perbashket sesa nje mjet per te terhequr Evropen ne konflikte te largeta dhe te padeshirueshme. Kjo divergjence deri- diku pritej. Kur perballohesh me nje zgjedhje ndermjet "te dalesh jashte zones apo te mbetesh pa pune" NATO zgjedh per t'iu larguar misionit te saj tradicional te mbrojtjes territoriale: se pari, duke vendosur forcat ne Ballkan dhe me pas ne Afganistan. Por, ne mungese te Bashkimit Sovjetik, aleatet nuk bien me dakord ne urgjencen apo natyren e kercenimeve, te cilat ata perballojne.

Pyetja kryesore per Aleancen nuk eshte nese duhet kaluar kjo divergjence, por eshte nese ata mund ta tolerojne. Na pelqen apo jo, NATO po rritet me me pak produktivitet dhe konsensusi eshte me pak i arritshem. Aleanca duhet te beje me mire nje plan per te qendruar efektive ne nje bote kur nuk mund te kete luksin e unitetit.

THE INTERNATIONAL HERALD TRIBUNE


Publikuar: 17.04.2008 02:55:35
Lexuar: 69 herė
Fjalėt kyēe: Charles, Kupchan, penguar, amerikane,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit? Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit?
Fundi i turizmit masiv! Fundi i turizmit masiv!
Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės? Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės?
Rishkrimi i Historisė? Rishkrimi i Historisė?
OBT dhe kompleksi i superioritetit OBT dhe kompleksi i superioritetit
A ėshtė moderne shoqėria pa moral? A ėshtė moderne shoqėria pa moral?
Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė
Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror
Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show
Google Yahoo MSN