E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Shqipėri-sfidat ekonomike
Shqipėri-sfidat ekonomike
Shqipėri-sfidat ekonomike
Banka Botėrore dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar parashikojnė njė ngadalėsim tė rritjes ekonomike nė Shqipėri si pasojė e krizės sė fundit globale. Camille Nuamah, pėrfaqėsuesja e Bankės Botėrore nė Shqipėri thotė se banka po kėshillon qeverinė tė pėrballet me sfidat e dala nga paqėndrueshmėria e tregjeve financiare, rritja e ēmimit tė energjisė dhe ajo e ushqimeve.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë duket se do të ndikojë ndjeshëm edhe ne ekonominë shqiptare. Paqëndrueshmëria në tregjet financiare po sjell një pakësim dhe shtrenjtim të kreditimit ndërkombëtar. Për një vend si Shqipëria, thotë përfaqësuesja e Bankës Botërore, ku një pjesë e rritjes në tregun e kredive është mbështetur në të ardhurat nga jashtë, kjo situatë mund të sjellë zvogëlim të tregut të kreditimit që ndihmon në nxitjen e rritjes ekonomike. "Këshilla jonë ndaj qeverisë është vëzhgimi më i kujdesshëm i bankave, për të parë më mirë investimet e tyre në Shqipëri dhe për të shtuar vigjilencën për aktivitetin huadhënës të bankave."Rritja e çmimeve të mallrave ushqimore dhe të energjisë, po shkakton rritje të inflacionit duke bërë të nevojshme politika më të forta monetare dhe fiskale. Në këto kushte Banka Botërore e quan një fillim të mirë angazhimin e qeverisë për të ngushtuar defiçitin buxhetor. "Nga ana e qeverisë kemi parë se me marrëveshjen e fundit të arritur me FMN-në ajo është tërhequr nga disa politika fiskale që ishin planifikuar për 2008-ën, në mënyrë që të ngushtohet defiçiti buxhetor nga 7,9 përqind, në 5,2 përqind. Dhe ky është një fillim i mirë. Duhen parë me shumë kujdes kushtet financiare të KESHit pasi kjo ka pasoja në politikat fiskale dhe në një vit kur janë të nevojshme politika të forta fiskale duhet të kushtohet vëmendje sesi çmimi i energjisë elektrike do të ndikojë në situatën financiare të KESHit dhe gjëndjen e buxhetit për ta ndihmuar atë."Banka Botërore është një nga donatorët më të mëdhenj në sektorin energjitik të Shqipërisë. Së bashku me Fondin Monetar, Banka Botërore sugjeroi rritjen e çmimit të energjisë e cila duket se do të jetë e pamjaftueshme dhe mund të pasohet nga një rritje tjetër. "Rritja e çmimit u vonua me dy muaj dhe kështu Shqipëria humbi si të thuash një mundësi për të marrë burime për importet apo për prodhimin e saj në muaj të rëndësishëm, janar dhe shkurt. Banka Botërore mendon se kjo rritje çmimi nuk do të jetë e mjaftueshme dhe kjo është arsyeja që ne dhe FMN-ja po e inkurajojmë qeverinë për një tjetër rritje çmimi. Koha e kësaj rritjeje do të varet nga llogaritjet pasi në se ka më shumë prodhim vendas të energjisë do të ketë më pak nevojë për import. Një faktor tjetër do të jetë aftësia e KESHit për të grumbulluar të ardhura nga faturimet." Përsa i përket ndikimit që rritja e çmimeve do të ketë mbi shtresën e varfër të shoqërisë Banka Botërore po këshillon qeverinë të përmirësojë objektivin e politikave të saj të pagave dhe pensioneve në mënyrë ato të mbështesin pikërisht ata që nuk janë në gjendje të përballojnë çmimet. "Banka Botërore mendon se ka nevojë serioze për të ndërhyrë në këto politika në mënyrë që mbështetja të mos japet për gjithë klasën e mesme në përgjithësi, pasi kjo do të rriste kërkesën dhe për rrjedhojë do të çonte në rritjen e inflacionit. Duhet të kushtohet vëmendje që subvensionet që do të jepen për energjinë dhe rritja e pensioneve, që është një pjesë e rëndësishme e zbutjes së varfërisë në Shqipëri, të jepen për të varfërit."Energjia mbetet pika më e rëndësishme në ekonominë shqiptare e cila duket se po mban larg edhe investimet e huaja të cilat kanë qënë më të pakta sa ç’pritej. Përfaqësuesja e Bankës Botërore thotë se duhet të bëhet kujdes për ristrukturimin e tregut të punës për të realizuar një reformë të thellë që do ta vendoste Shqipërinë në pozicion më të mirë konkurrues. Megjithë krahun relativisht të lirë të punës, Shqipërisë i mungojnë aftësitë dhe efektshmëria për të tërhequr investimet e huaja.



Publikuar: 17.04.2008 03:26:27
Lexuar: 92 herė
Fjalėt kyēe: Shqiperi, sfidat, ekonomike,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Rindėrtimi kushton 100 miliardė euro Rindėrtimi kushton 100 miliardė euro
15 milionė euro ndihmė e BE-sė pėr Afrikėn Lindore 15 milionė euro ndihmė e BE-sė pėr Afrikėn Lindore
EVN investon nė rrjetin e shpėrndarjes EVN investon nė rrjetin e shpėrndarjes
Dizeli u shtrenjtua pėr 3.5 denarė, benzinat pėr 1.5 denarė Dizeli u shtrenjtua pėr 3.5 denarė, benzinat pėr 1.5 denarė
122 dollarė pėr njė fuēi naftė 122 dollarė pėr njė fuēi naftė
Nafta e Irakut do tė shitet nė Kinė Nafta e Irakut do tė shitet nė Kinė
Hypo Group Alpe Adria e interesuar tė investojė nė sistemin bankar Hypo Group Alpe Adria e interesuar tė investojė nė sistemin bankar
EVN hapi Qendrėn pėr komunikim me konsumatorėt EVN hapi Qendrėn pėr komunikim me konsumatorėt
Maqedonia kthehet drejt portit nė Bar Maqedonia kthehet drejt portit nė Bar
Centrali bėrthamor, ndihmė nga Amerika Centrali bėrthamor, ndihmė nga Amerika
Google Yahoo MSN