Divat e Hollivudit janė tė pakursyer ndaj blerjeve, pėr tė pasur njė pamje sa mė ndjellėse dhe shtėpi sa mė luksoze. Fansat janė shumė tė prirė pėr tė mėsuar se cilėt janė dyqanet, ku VIP-at, shkojnė rregullisht pėr tė shpenzuar dhe kėtė e mundėson revista e njohur "Glamour".
"Darling" është një nga dyqanet më të vizituara nga emrat e njohura të kinemasë, ku Sarah Jessica Parker, mbetet vizitorja më e rregullt. "Eugenia", mbetet dyqani i preferuar për emra të njohur si : Gwyneth Paltrow, Jennifer Lopez, Madonna, të cilët preferojnë blejnë veshje nga më të kushtueshmet, deri tek flokët dhe këpucët.

Sara Jessica Parker

Maddona
"Ashley Tyler", dyqani më i njohur i veshjeve sportive, konsiderohet si i zgjedhuri i Alicia Keys, Bjork dhe Cameron Diaz, ndërsa "Room Service Antique", një nga dyqanet e mobilimit të shtëpive, ka shërbyer si vendi ideal për mobilimin e shtëpisë për Julianne Moore dhe Marisa Tomei. Meshkujt që preferojnë që blejnë orë të shtrenjta dhe xhevairë në "Aviane & CO", janë Jamie Foxx, Tom Cruise dhe Jada Pinkett Smith. Dyqan tjetër xhevairësh mjaft i frekuentuar nga VIP-a të tillë si : Britney Spears, Penelope Cruz dhe Naomi Watts, mbetet "Kavier and Kind".

Alicia Keys
"Fred Segal", është dyqani që ndryshon imazhin e yjeve të Hollivudit me produkte kozmetike, ku Nicole Kidman, Kate Hudson, Kelly Osbourne, Daryl Hannah, Sandra Bullock, Julia Roberts, Cameron Diaz, Winona Ryder, Jennifer Aniston, Ben Affleck, Salma Hayek dhe George Clooney, mbeten klientët më rregullt. Për këpucët dhe çizmet yjet shkojnë tek "The shoemaker to the star".

Fred Segal
Michael Jackson dhe Sylvester Stallone preferojnë të zgjedhin aty markën e njohur të këpucëve "Rocky". Nuk duhet ta harrojmë që VIP-at kanë edhe shije të veçanta ndaj librit, të cilat i plotësojnë në "Book Soup", një nga dyqanet më të frekuentura nga VIP-at.

Sylvester Stallone