Nė natėn e fundit tė pjesės sė rregullt tė sezonit nė ligėn NBA, skuadra mė e mirė e kėsaj pjesė tė kampionatit tė sivjem Boston Seltiks me rezultatin 104:94 e mundi Nju Xhersin.
Kjo ishte fitorja e 66 për Bostonin.
Basketbollistët e San Antonios me rezultatin 109:80 e mundën Jutën dhe me këtë siguruan vendin e tretë në konferencën e Perëndimit. Përballjet e play offit do ti fillojnë me Feniksin. Më I merituar për këtë fitore të Sparsëve ishte Parker që shënoi 24 pikë.
Në programën e pasur me ndeshje, skuadrat favorite morën fitoret e tyre të planifikuara dhe vetëm vertetuan dominimin e tyre para fillimit të play off-it. Pasojnë dy ditë pushim deri në fillimin e play of-it, me të cilat do të fillojnë garat për 4 fitoret e para dhe kualifikimin në rethin e dytë të mbilujatjes në konferenca.
Play off - Perëndim
Denveri L A Lejkers
Dallasi Nju Orleans
Feniks San Antonio
Hjustoni Juta
Play off Lindje
Atlanta Bostoni
Filadelfija Detroiti
Toronto Orlando
Uashingtoni Klivlendi