E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Moment i mirė pėr spekulantėt - Rritja e ēmimeve tė ushqimeve
Moment i mirė pėr spekulantėt - Rritja e ēmimeve tė ushqimeve
Moment i mirė pėr spekulantėt - Rritja e ēmimeve tė ushqimeve
Ēmimet e artikujve ushqimorė janė pėrditė e mė shumė nė rritje. Pėr mijėra vetė nga vendet nė zhvillim apo ato nė tranzicion do tė jetė i vėshtirė sigurimi i bukės sė pėrditshme, orizit dhe misrit.

Pamjet televizive të ditëve të fundit në botë i kanë sunduar protestat dhe trazirat që e kanë origjinën pikërisht në këtë problematikë. Kohë të tilla janë kohë lulëzimi për spekullantët. Sepse me oriz me çmim të shtrenjtë dhe misër fitohet më shumë para.

Këto kohë mund të fitosh mjaft para me shitjen e orizit. Së paku për të paskrupujt është kështu. Tajlanda është eksportuesi më i madh i orizit në botë. Çmimet që janë rritur në mënyrë galopante sigurisht që paraqesin një joshte të eçnatë për shumë tregtarë. Aktualisht ata përballen me akuzat se vonojnë qëllimisht furnizimet me oriz me qëllim që të përfitojnë sa më shumë. Hokiat Opasvongse, presidenti i shoqatës së eksportit për orizin tajlandez shpjegon se kush fshihet pas spekullimeve: "Janë ndërmjetësues, tregtarë lokalë apo të tjerë që nuk janë tërësisht të ingranuar në biznesin e orizit ata që vijnë blejnë nga fshatarët orizin e paqëruar dhe mbajnë këto furnizime magazina të fshehura. Kështu që dobësohet një pjesë e furnizimit."

Edhe politikanë lokalë apo pjesëtarë të elitës së pasur të vendit duket që janë të përzier mirë në këtë pazar. Kush ka mundësi blen sa të mundet dhe e ruan për kohë të shtrenjta. Ja pse qarkullojnë lajmet për shtrëngesa në furnizimi. Fakti që me orizin bëhen pazare të mira, josh edhe kriminelët.

E përditshmja e Bankokut, "Bankok Post" citon ekonomisten e bankës qendrore tajlandeze, se vetëm para pak kohësh nga magazinat e shtetit janë zhdukur 200.000 tonë oriz. Vlera e këtij malli të vjedhur llogaritet me 100. milionë dollarë. Kush fshihet pas këtij akti, këtë nuk e thotë dotz askush në Tajlandë.

Ministri i tregtisë, Mingkvan Sangshuvan i është lutur ushtrisë të mbikqyrë magazinat e shtetit. Por vjedhje po bëhn në Tajlandë edhe në fushat e hapura të orizit. Mjaft fshatarë kanë filluar të bëjnë roje natën. Daoruang Kijsiri kur u zgjua një mëngjes i mungonin 600 kg farë orizi. Për familjen e tij kjo është një goditje e rëndë. "Kur e kuptova që më ishte vjedhur fara, më ra të fikët. Gruaja dhe djali më qetësuan disi, duke më thënë se çdo gjë do të rregullohet. Do të bljemë farë të re. Po dhimbja imie nuk mund të matet me para."

Ka mjaft fshatarë që përfitojnë nga gjendja aktuale, por vetëm ata që kanë mundësi të magazinojnë mallin. Shumë të tjerë janë të detyruar ta shesin menjëherë.






Publikuar: 18.04.2008 00:32:41
Lexuar: 61 herė
Fjalėt kyēe: Moment, spekulantėt, rritja, ēmimeve, ushqimeve,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Si i mbrojnė banorėt pyjet tropikale nė Filipine Si i mbrojnė banorėt pyjet tropikale nė Filipine
Habitat ndihmon familjet e varfra pėr tė siguruar strehim Habitat ndihmon familjet e varfra pėr tė siguruar strehim
Besimi ripėrsėriti, Maqedonia nuk do tė preket nga kriza Besimi ripėrsėriti, Maqedonia nuk do tė preket nga kriza
Vetėm shkelje Vetėm shkelje
Kriza nė tregje, pritet ndėrhyrja e Bankės Qendrore Evropiane Kriza nė tregje, pritet ndėrhyrja e Bankės Qendrore Evropiane
Promovimi i aksioneve tė zakonshme pėr avancimin e konkurrencės nė Maqedoni Promovimi i aksioneve tė zakonshme pėr avancimin e konkurrencės nė Maqedoni
Rinis me punė Shkritorja e Velesit Rinis me punė Shkritorja e Velesit
Inflacioni nė prill arriti 10.1 pėr qind Inflacioni nė prill arriti 10.1 pėr qind
Investim i ri slloven nė Maqedoni me vlerė prej 3 milion euro Investim i ri slloven nė Maqedoni me vlerė prej 3 milion euro
Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės Bursat, rėnie nė katėr anėt e botės
Google Yahoo MSN