E shtunė, 6.9.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Veton Surroi- Nuk do tė mund tė paramendoja vend mė tė pamundur pėr tė biseduar pėr fatin e shqiptarėve dhe Shqipėrisė, por ndodhi qė me Ferdinando Salleon u njoftuam nė tualetin e njėrės prej ndėrtesave zyrtare tė kohės sė Perandorisė Austro-Hungareze. Duke larė duart nė lavaman, mora vesh se ai ėshtė autor i "Shqipėria: Gjashtė muaj mbretėri", njė pėrshkrim i tij i aventurės sė princit Wied dhe se librin kishte filluar ta shkruante kur dha dorėheqje nga karriera e tij e gjatė diplomatike, duke protestuar politikėn pėrkrahėse tė qeverisė sė tij, italiane, ndaj luftės nė Irak.

Ndërsa i thanim duart, më tha:

"Shikoni, edhe atëherë, në kohën kur u instalua princi Wied, atë e emërtoi një lloj i Grupit të Kontaktit. Dhe princi Wied nuk ishte ndryshe prej atyre që keni ju sot në Kosovë, përfaqësuesve specialë, të mandatuar për të administruar vendin".

Në të përfunduar vizitën tualetit, kishim përmbyllur pothuaj një shekull historie, me një konstatim të thjeshtë: lindjet e shtetësisë shqiptare po bëheshin nën përkujdesjen, për të mos thënë, administrimin e fuqive perëndimore. Shqipëria përpiqej të kuptohej si shtet i pavarur nga fuqitë perëndimore, vetëm në sajë të pranisë së një princi perëndimor në të (gjë që u kishte ndodhur edhe popujve tjerë ballkanikë); Kosova përpiqet të kuptohet si e pavarur vetëm në sajë të pranisë shumëvjeçare perëndimore në të.

Kur Drejtorati i Fuqive të Mëdha, i mbledhur në Konferencën e Ambasadorëve në Londër vendosi që Shqipërinë ta ngrinte në këmbë si shtet (autonom) të pavarur, princi Wied ishte një vendim ‘ad hoc‘, nga një grup të formuar ‘ad hoc‘. E njëjta gjë ndodhte me Grupin e Kontaktit më 1999-ën, kur përcaktoi se në Kosovë do të vendosej një administrator i OKB-së, si Përfaqësues special i Sekretarit të Përgjithshëm. Dhe e njëjta gjë ndodhi gjatë kësaj jave, kur ISG, Grupi Drejtues Ndërkombëtar vendosi përfaqësuesin e vet në Kosovë, për mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.


A janë, me të vërtetë, administratorët ndërkombëtarë të sotëm, princ Wied-a?

Pyetja është e tepërt, sepse konteksti ndërkombëtar ka ndryshuar, Evropa e fuqisë së atëhershme ushtarake është Evropa e "soft power" të Bashkimit të sotëm Evropian.

Ashtu siç ka ndryshuar edhe njëra prej arsyeve bazike për dërgimin e princit gjerman: vetëdija kombëtare. Të zgjuar vonë nga gjumi otoman, shqiptarët i kanë kaluar njëqind vitet e kaluara, duke ndërtuar qoftë shtetin, qoftë nevojën a vetëdijen për ta pasur atë.

Fuqitë e Mëdha më nuk dërgojnë, siç ishte rasti me Wied-in, njeriun që, si simbol, ka për detyrë të ngjizë identitetin kombëtar-shtetëror. Dhe, tash, kur vijnë pas njëqind vitesh, takohen me njerëz, identiteti kombëtar i të cilëve nuk është i rrezikuar.

Por, shumëçka tjetër ka mbetur thelbësisht e njëjtë.

Së pari, vet fakti i përcjelljes së përhershme të zhvillimit të shtetësisë (shtetësive, tash) shqiptare me administratorë a garantues ndërkombëtarë flet për një marrëdhënie të ndërlikuar mes Perëndimit dhe shqiptarëve. Në njërën anë, është pjesë e vlerësimit të Perëndimit për mospjekurinë shtetformuese shqiptare. Në anën tjetër, është pjesë e pranimit të heshtur të shqiptarëve se u nevojitet ndihmë e përhershme, qoftë për ta mbrojtur shtetin apo ndërtuar atë, a në Shqipërinë e vitit 1913 e 1997, o në Kosovën e vitit 1999 dhe 2008.

Së dyti, misioni i princit Wied më 1913 është po kaq i njëjtë sa edhe Misioni i tanishëm evropian në Kosovë. Brenda një konteksti të gjerë historik, kanë një emërtues të përbashkët, e ai është përpjekja për kthimin e Shqipërisë dhe Kosovës aty ku e kanë vendin, në Perëndim.


Nuk e kam pyetur Bernard Kouchner-in a e ka lexuar këtë libër, por ndërsa kaloja pjesët e përshkrimeve të grindjeve të prijësve shqiptarë para se të mbërrinte Wied-i, e edhe më pas, më kalonin para syve imazhet e pretendentëve kosovarë për prijës, të cilët shprehnin pse ata e përfaqësojnë popullin shqiptar e jo pala tjetër.

Për dallim prej Wied-it, Kouchner-i, si kryeadministrator i Kosovës më 1999 kishte kredibilitetin e NATO-s më vete, dhe me aftësi personale arriti të pengojë konfliktin e armatosur mes grupeve shqiptare. Në Shqipërinë e Vitit të Mbrapshtë, ndonëse u dha besa mes fiseve për të ruajtur paqen në vend, së shpejti degjeneroi lufta qytetare, në të cilën, thekson Salleo, më të spikaturit për ruajtjen e shtetit do të ishin ushtarakët holandezë (paqeruajtësit, në versionin 1999-2008), shumë më pak në numër e me mandat tejet të kufizuar, krahasuar me NATO-n në Kosovë.

Dhe, ndërsa kaloja nëpër pasazhet e arrestimit dhe dëbimit të Esat Pashës prej Shqipërisë, mendoja se edhe këtu, Kouchner-i dhe pasardhësit e tij kishin krijuar një politikë ndryshe, të moskonfrontimit me krerët shqiptarë, posaçërisht të atyre që kishin nën komandë njerëz të armatosur. Natyrisht, edhe e kishin më lehtë: asnjëri prej këtyre krerëve ishte agjent i Serbisë a ndonjë shteti tjetër, që synonte shkatërrimin e vendit. Shumë-shumë, mund të ishin marrë me krijimin e rrjetit të kontrabandës së naftës, cigareve, ndonjë uzurpim aty-këtu dhe vendosjen e gjobave afaristëve që kishin krijuar sadopak nam.

Do t‘ia propozoja mikut të vjetër Peter Feith, shefit të ri të pranisë ndërkombëtare që ta lexojë këtë libër. Wied-i hyri në Shqipëri me përkrahjen e plotë të shteteve më të fuqishme perëndimore dhe fjala e tij duhej të ishte fjala e tyre. U ballafaqua me reagimin e forcave të "anciene regime" (regjimit të vjetër) dhe, në veçanti idenë për një Shqipëri si Lindje (qoftë Turqi nëpërmjet Esat Pashës dhe islamikëve politikë, apo qoftë Rusi, prapë qoftë nëpërmjet Esat Pashës e Pashiqit). Ndërsa ai përpiqej të organizohej, në Shqipëri vendoseshin brenda javësh realitete të reja. Në fund, nuk arriti ta kontrollojë tërë territorin. Shkoi.

Në Kosovë, gjatë kësaj jave, Peter Feith mori mandatin nga Fuqitë e Perëndimit dhe fjala e tij duhet të jetë fjala e Fuqive të Mëdha. Që në ditët e para, po ballafaqohet me "anciene regime", maskuar në insistimin që UNMIK-u është ende në administrim këtu, së paku në territoret e banuara me serbë. Ky insistim është pjesë e përpjekjes që Kosova të mbetet në Lindje (Serbi-Rusi). Ndërsa po vendoset forma e re e shtetit të pavarur, me 120 ditë tranzicion prej UNMIK-ut në institucionet e Republikës së Kosovës, në terren po krijohen realitete të reja: forcimi i institucioneve paralele serbe. Kjo përzierje administrative kosovaro-evropiane-unmikiane ende nuk e kontrollon tërë territorin e Kosovës, ende nuk ka doganierë në kufijtë tanë veriorë. Kufijtë i ruan NATO-ja, por brenda kufijve po zhvillohen forma të ndryshme administrimesh.


Qëllimi i Ferdinando Salleo-s për të shkruar këtë libër ishte që njerëzit e mençur të Perëndimit, të cilët merren në Ballkanin Perëndimor, të mësojnë. Libri edhe fillon me thënien e George Santayan-ës në "The Life of Reason", më 1905, se "Ata që nuk mund ta mbajnë mend të kaluarën janë të dënuar ta përsërisin".

Sa do të kisha dashur që ata, që me aq shpejtësi diktuan, propozuan dhe miratuan flamurin e ri të Kosovës, të ishin kthyer jo aq larg, por ndonjë gjysmë shekulli më herët. Do të kishin parë se për herë të parë, në flamurin e një shteti vendosej harta e tij. Dhe pas një kohe, ajo hartë më nuk përfaqësonte realitetin. Është fjala për Qipron.

Pas Qipros, Kosova është vendi i dytë në Evropë (a ndoshta edhe në botë) që e ka vënë hartën e vet në flamur.


Publikuar: 18.04.2008 02:12:33
Lexuar: 57 herė
Fjalėt kyēe: Njeqind, vjet, ciceroni, Perendim,
  


Lajmet e fundit
Mendes kėrkon psikolog fame Mendes kėrkon psikolog fame
Capello: Presioni ėshtė gjė normale Capello: Presioni ėshtė gjė normale
Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike Rritje e varėsisė - BE-ja duhet tė shtojė larminė e burimeve energjitike



Lajmet te ngajshme
Vendet demokratike zakonisht nuk luftojnė kundėr njėra tjetrės Vendet demokratike zakonisht nuk luftojnė kundėr njėra tjetrės
Kryeministėr apo kapo i Camorras shqiptare Kryeministėr apo kapo i Camorras shqiptare
Jo, skizmave tė panevojshėm Jo, skizmave tė panevojshėm
Marksi nuk vjen mė…. Marksi nuk vjen mė….
"Pse rritet korrupsioni? Sepse korbi, korbit nuk ia nxjerr sytė...!"
Tre revolucionet Tre revolucionet
Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja Radovan Karaxhic - njė kujtim nga Bosnja
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė Atė qė tė qėllon me gur, mos e qėllo me bukė
Nė gjah pėr zotėri Europėn Nė gjah pėr zotėri Europėn
Google Yahoo MSN