E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Shoqėri moderne pa marrėdhėnie sociale
Shoqėri moderne pa marrėdhėnie sociale
Shoqėri moderne pa marrėdhėnie sociale
Gėzim Tushi-Shoqėria shqiptare nuk mund tė jetė jashtė tendencės dominuese tė qytetėrimit bashkėkohor, nė tė cilėn tashmė ėshtė fare e qartė tendenca, prirja individualizuese nė jetėn e individit. Nė shoqėrinė tonė po ndihen tė fuqishme situatat qė favorizojnė tek shumė njerėz qėndrime tė mbyllura, veprimtari asociale tė njeriut qė synon tė jetojė nė botėn e tij, duke qenė njė qenie e vetėmjaftueshme nė vetvete, me sa mė pak lidhje me mjedisin social nė tėrėsi dhe grupet sociale apo komunitare. Kjo tendencė ka krijuar problemet e veta dhe me sa duket prirja e fortė e individualizimit social, edhe nė shoqėrinė tonė dikur tė hiperkolektivizuar, po bėhet patologji sunduese, shprehja mė elokuente e modernitetit. Kėto probleme kanė tė bėjnė me raportet e reja individ-shoqėri, njeri-grup social nė tė cilat bėjnė pjesė familja, shoqėria, kolektivi i punės, komuniteti i fqinjėve, etj.

Këto probleme sociale janë për shoqërinë shqiptare objekt debati dhe diskutimi, jo vetëm me natyrë filozofike dhe akademike, por dhe praktike, sepse tani ka raporte të reja midis njeriut dhe shoqërisë, midis individit si qenie e pavarur dhe grupit social, në të cilin ai bën pjesë. Këtë sëmundje të modernitetit po e ndjejmë në familje, në rrethin shoqëror, në komunitet, të cilat kanë filluar të kenë probleme strukturore, ekzistenciale dhe funksionale me pjesëtarët e tyre.Ka shumë probleme ekzistenciale të njohura me të cilat po ndeshet njeriu dhe shoqëria jonë, si pesimizmi social, pasiguria, ankthi, frika, dëshpërimi, depresioni, vetëvrasjet, agresiviteti apo mbyllja në vetvete, që ndeshen përditë e më shumë. Ato janë të lidhura në radhë të parë me faktin se si i ndërtojnë njerëzit tanë marrëdhëniet me "veten dhe shoqërinë".

Sipas mendimit tim, sa më shumë të vazhdojë e të thellohet prirja individualiste e shoqërisë deri në kufijtë absurdë të anormalitetit, sa më shumë të mohohet apo nëpërkëmbet vlera sociale e shoqërisë, aq më shumë kanë për t’u shtuar sëmundjet sociale dhe patologjitë individuale. Sado i fuqishëm, i plotë, i vetëmjaftueshëm të jetë njeriu i përveçëm, ai nuk mund të jetojë normalisht pa qenë në çdo kohë i integruar në strukturat sociale, pa të cilat jetesa është gati e pamundur. Nuk mund të mos jemi të shqetësuar si shoqëri, për faktin që po shtohet përditë numri i njerëzve që tentojnë të jetojnë jashtë strukturave sociale, që duan të jenë të shkëputur, të izoluar nga ambienti familjar, komuniteti, ambienti social, etj. Tani ka një tendencë që duket qartë, e cila shfaqet në prirjen evidente të reduktimit të humanitetit social në sjelljen njerëzore, ftohje të marrëdhënieve shpirtërore, lidhje gjaku të dobësuara, zbehje të farefisnisë dhe kapitalit social. Nuk e di pse jemi kaq të njëanshëm, ekscentrikë në bindjen e përhapur se "sa më individualiste të jetë shoqëria jonë, aq më moderne është".

Natyrisht, individualiteti, individualizmi i njeriut janë shenja të sigurta të epokës moderne, në të cilën ka hyrë shoqëria jonë. Por megjithatë, kjo e vërtetë nuk duhet çuar deri në ekstremin e vet. Çdo gjë e mirë ka masën e saj, përtej të cilës jep kundërefekt negativ. Kështu po ndodh me disa individë që kanë tendenca të individualizmit në përmasa asociale. Po shtohen njerëzit që jetojnë të mbyllur, të izoluar, të ndarë nga bota sociale, pa të cilën nuk mund të jetojë normalisht, në mënyrë humane.

Në sociologjinë e sotme moderne ka një vëmendje më të madhe në studimin jo vetëm të individit dhe të shoqërisë si entitete më vete, por sidomos të dukurive sociale në "zonën ku ato interferojnë" me njëra-tjetrën. Shoqëria, duke qenë një realitet i pashmangshëm, konsiderohet nga autorë të tillë si Dahrendorf, si "fakt i pakëndshëm" për njeriun. Natyrisht, në sociologjinë moderne shikimet e këtij raporti, të pikëprerjes së "individit të lirë" dhe të "shoqërisë së pakëndshme", janë zhvilluar ide dhe koncepte të ndryshme. Ka sociologë që janë të mendimit se shoqëria është një strukturë që formohet nga individët e veçantë, por ka të tjerë që mendojnë se ajo është e formuar nga grupet. Kjo çështje ka të bëjë me faktin se si duhet parë njeriu, si qenie e shkëputur nga formacionet sociale apo brenda tij. Shumë sociologë i japin rëndësi prioritare "grupit social", sepse sipas tyre, aty gjenden në formën më harmonike individi dhe shoqëria.

Në shoqërinë shqiptare, sidomos në dy dekadat e fundit, ka një tendencë të mbivlerësimit të së drejtës së njeriut për të qenë një personalitet i përveçëm, i papërsëritshëm. Në mendimin e sotëm sociologjik shqiptar ndihet debati për të përcaktuar drejt dhe normalisht raportet e individit me shoqërinë, të "personalitetit të njeriut" me "grupin social". Ndeshim dy mendime ekstreme, sidomos në shumë artikuj gazete me natyrë sociale, që përpiqen të bëjnë interpretime të këtij raporti ekzistencial.

Disa mbivlerësojnë "grupin" në raport me "individin". Nga ana tjetër, ka të tjerë që nisen nga principi se njeriu është një "personalitet social", i pavarur nga shoqëria. Kjo ide është tashmë më e përhapur, është në ekspansion dhe ka ndikuar në situatën sociale në vendin tonë, në të cilën ka filluar një mbivlerësim i individit dhe neglizhimi i rëndësisë së grupeve sociale.

Natyrisht, duke dashur të shmangen keqkuptimet apo interpretimet e sforcuara të marrëdhënieve midis këtyre dy entiteteve siç janë "individi" dhe "grupi", si për të larguar çdo përfytyrim të vjetër metafizik të relacioneve midis tyre, janë vënë në qarkullim dy koncepte që sigurojnë "urat e lidhjes" midis grupit dhe individit, të cilat janë pasqyruar me nocionin e "marrëdhënies sociale" apo
"veprimit social". Këto koncepte konsiderohen si kategori "me anë të të cilave mund të përshkruhen marrëdhëniet midis njerëzve në shoqëri, apo veprimi me karakter shoqëror i njerëzve".

Asnjëherë nuk është mbyllur definitivisht problemi i raportit të njeriut të veçantë me shoqërinë në tërësi, apo ai i individit konkret me grupin social. Në teorinë moderne të autorëve bashkëkohorë janë në përdorim terma, koncepte dhe konceptime teorike që mundësojnë dhe sigurojnë vendosjen e një ekuilibri të qartë midis shoqërisë dhe njeriut, grupit social dhe individit, si "objekt social" apo "sistem social", të cilat konsiderohen si "njësi strukturore" të shoqërisë. Nga ana tjetër, duke dashur të theksojnë me tendencë një rol të ri të zgjeruar të individit në raport me determinimet e vjetra sociale, në sociologji flitet për "role" dhe "poste" që tregojnë rritjen e personalitetit pjesëmarrës, forcën gjithnjë e më ndikuese të njeriut modern ndaj shoqërisë si të tillë. "Në pikëprerjen (pikëtakimin) e individit me shoqërinë, gjendet njeriu bartës i roleve të paraformuara sociale".

Me fjalë të tjera, askush nuk mund të mohojë se individi, sado i pavarur që të jetë nga grupi social apo shoqëria, është e pamundur të ekzistojë pa luajtur këto "role të pakëndshme" që shoqëria i imponon atij, ngaqë ai është i "dënuar" të jetojë në të. Një njëri që mendon se mund të jetë i mjaftueshëm dhe të jetojë i pavarur nga shoqëria, nuk mund të jetë veçse një qenie e izoluar, anormale, asociale që nuk mund të ketë sukses në jetën personale. Shoqërisë shqiptare nuk i duhen eksperimente false apo imitime të deformimeve që vijnë nga ekstremet e modernitetit. Ne na duhet një raport normal dhe një kohezion midis njeriut të përveçëm, me synime e ambicie personale të natyrshme me shoqërinë që duhet ta ridimensionojë nga pikëpamja sociale.

Në këtë relacion të deformuar të një pjese të njerëzve tanë me grupet sociale, në relacionet midis tyre qëndron problemi i madh i shoqërisë shqiptare, tepër me rëndësi për të ardhmen e saj. Shoqëria nuk ka nevojë për "njeriun artificial" të mbyllur në guaskën e materialitetit të tij të kufizuar, por për njeriun e vërtetë të jetës që jeton humanisht në shoqërinë tonë.




Publikuar: 18.04.2008 03:44:29
Lexuar: 110 herė
Fjalėt kyēe: Shoqėri, moderne, marrėdhėnie, sociale,
  


Lajmet e fundit
Paraqitet ekrani OLED i lakueshėm Paraqitet ekrani OLED i lakueshėm
Femra hani sa mė pak! Femra hani sa mė pak!
Drenusha: Dashuria vjen me kohė Drenusha: Dashuria vjen me kohė



Lajmet te ngajshme
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Tė votosh nė shtetrrethim.. Tė votosh nė shtetrrethim..
Limitet ndaj femrave dhe Limitet ndaj femrave dhe "Zonja e celikte" e Italise
Maqedonia bėri detyrėn Maqedonia bėri detyrėn
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Shansi i dytė Shansi i dytė
Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės? Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės?
Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė BE-sė dhe NATO-s Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė BE-sė dhe NATO-s
Tivari, si Monako Tivari, si Monako
Google Yahoo MSN