Energjetika, infrastruktura dhe industria e metaleve janė fushat mė me interes pėr grupin e biznesmenėve gjerman tė cilėt shoqėrojnė presidentin Horst Keler.
Zv/kryeministri Zoran Stavreski pas takimit me afaristët gjerman deklaroi se ndërtimi i hidrocentraleve dhe projekti për ndërtimin e objekteve tregtare dhe atyre të banimit në kazermën Ilinden në Shkup, kanë zgjuar interesim të lartë te kompanitë gjermane. Stavreski para biznesmenëve gjerman nuk ka dalë me detaje rreth tenderit për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte, për të cilët janë të interesuara kompani gjermane.
"Në pjesën e tenderit të gjitha rregullat e tij, janë të njohura për palën gjermane, dhe në këtë fazë sensitive ne nuk mund të komentojmë më tepër. Sa i përket tenderit për lokacionin te kazerma Ilinden presim që përgatitjet të përfundojnë deri në fund të vitit", tha zv/kryeministri Zoran Stavreski.
Sekretari i përgjithshëm parlamentar gjerman, Hartmut Shauerte beson në transparencën e Qeverisë në zgjedhjen e kompanisë për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte.
"Me ne të pranishëm janë edhe përfaqësues të kompanisë RVE, dua të them se në këtë fushë ne aspak nuk dyshojmë se zgjedhje e kompanisë më të mirë do të bëhet në mënyrë transparente. Pala maqedonase në kompaninë RVE e cila ka traditë 100 vjeçare mund të gjejë partner strategjik", deklaroi sekretari i përgjithshëm parlamentar i Gjermanisë, Hartmut Shauerte.
Stavreski dhe Shauerte besojnë se kompanitë gjermane do të paraqiten në tenderin për ndërtimin e objekteve tregtare dhe të banimit në kazermën Ilinden në Shkup, i cili do te shpallet në fund të vitit. Shkëmbimi tregtar midis Gjermanisë dhe Maqedonisë vitin e kaluar ka arritur shifrën prej 1 miliardë dollarë, prej të cilave 484 i takojnë eksportit, ndërsa 525 importit.