|
Shqipėri: 18 prill promovim i trashėgimisė kulturore
Instituti i Monumenteve tė Kulturės e mbėshtetur nga Ministria e Kulturės, do tė organizojė nė kuadėr tė Ditės Ndėrkombėtare tė Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike njė seri aktivitetesh, qė duket se do tė kulmojnė nė Tiranė dhe Berat.
Ndër aktivitetet përmenden, tryeza me temë Berati në UNESCO dhe ku është folur mbi dosjen e qytetit muze të Beratit, një takim mbi shkollën e restaurimit apo edhe çelja e një ekspozite fotografike, Monumentet më tërheqëse të Shqipërisë, e cila do të çelet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.Data 18 prill e njohur botërisht si Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Siteve Arkeologjike, pas miratimit në vitin 1983 në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, është jo vetëm një mundësi që vendet e planetit të promovojnë trashëgiminë e tyre kulturore, por edhe të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin ndaj vlerave të saj. Kjo ditë cilësohet si një mundësi më shumë edhe për trashëgiminë kulturore shqiptare, e cila tashmë është pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore si në rastin e Gjirokastrës, Butrintit, Isopolifonisë dhe qytetit muze të Beratit (në pritje të shpalljes). Zyra për Administrimin dhe Koordinimin e Parkut Arkeologjik të Antigonesë, do të përurojë godinën e re shumë funksionale që do të shërbejë si zyra dhe qendër historike, edukative ,si dhe përfundimin e projektit për ruajte të mozaikut të kishës paleokristiane ndërkohë që do të promovohet edhe paketa e parë me produkte udhërrëfyese për qytezën e Antigonesë që i takon shekullit të III- II Para Krishtit. Por po ashtu në këto ditë janë organizuar veprimtari në Berat, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Lezhë, Krujë, Dibër, Apoloni, Butrint, Elbasan, etj, kur këto qytete do të vizitohen si dëshmi autentike. Viti 2008, cilësohet si viti që ka pasur një mbështetje jo të vogël për monumentet, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga donatorë vendas dhe të huaj, për të realizuar projekte dhe ndërhyrje në disa dhjetëra monumente. Këto aktivitete, synojnë gjithashtu të ofrojnë më shumë publikun me trashëgiminë kulturore, duke e bërë këtë të fundit një element të jetës së përditshme dhe një pikë lidhjeje të gjithë aktorëve që lidhen direkt apo tërthorazi me këtë fushë. Ndonëse gjatë këtyre ditëve nga IMK janë organizuar shumë aktivitete, nga ky institucion nuk është prezantuar një informacion i detajuar për gjendjen në të cilën ndodhen sot pjesa e rëndësishme e trashëgimisë sonë kulturore. Shpeshherë shumë monumente dhe parqe arkeologjike janë bërë objekt shkatërrimesh dhe sot gjendja e tyre lë shumë për të dëshiruar.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|