Ekrem A. Kryeziu
Nė tė folurit e pėrditshėm, nė rrugė, shtėpi, institucione, kafene, e gjithkund ku flitet e nuk flitet gjuha shqipe, hasim shprehjet nga mė tė ndryshmet, qė nė mesin e tyre shpesh pėrmendet edhe fjala "shqip".
Çka do të thotë kjo? Bëhet fjalë për gjuhën standarde shqipe, apo për gjuhën e folur shqipe?! Në këtë rast fjala "shqip" nuk e ka kuptimin as të njërës, e as të tjetrës... Para më shumë se 3 shekuj nuk ekzistonte gjuha shqipe e as populli shqiptar.
Atëherë ishim arbër/arbën dhe gjuha jonë ishte arbërishtja. Shqiptarët (arbëreshët) e Italisë dhe (arbëneshët) e Zarës nuk dinë për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar. Ata u shpërngulën si arbëreshë/arbëneshë dhe me vete morën po atë gjuhë (gjuhën arbërore/ arbënore). Është fakt se shqiptarët janë një komb (pasardhës) me arbëreshët/arbëneshët, mirëpo ndërrimi nga arbëresh në shqiptar ndodhi në periudhë më të vonshme, në kohën kur arbëreshët e Italisë, Greqisë dhe arbëneshët e Zarës, tashmë ishin shpërngulur nga atdheu Arbëria...
Fjala "shqip" për herë të parë është përmendur në Mesharin e Gjon Buzukut 1555, "për me thanun shqip" që kishte kuptimin për të folur qartë, troç gjuhën me të cilën mund të merreshin vesh.Nga kjo rrjedh se shprehjet e sotme të përditshme: fol shqip, shqip po të flas, shqip i fola, a merr vesh ti shqip etj., nuk e kanë kuptimin e të folurit në gjuhën shqipe. Fol shqip nuk do të thotë fol në gjuhën shqipe por fol qartë, fol troç, dhe togfjalëshi "shkurt e shqip" ka kuptimin"shkurt (shpejt) e qartë".