E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Diplomacia e energjisė
Diplomacia e energjisė
Diplomacia e energjisė
Nga Dr.Alibeman Eghbali Zarch-Vendet e Evropės Qėndrore dhe Juglindore pas rrėzimit tė kampit ish-komunist dhe kapėrcimit tė njė periudhe pritjeje, aktualisht e kanė rikuperuar veten, dhe nėpėrmjet procesit tė integrimit nė strukturat

Vendet e Evropës Qëndrore dhe Juglindore pas rrëzimit të kampit ish-komunist dhe kapërcimit të një periudhe pritjeje, aktualisht e kanë rikuperuar veten, dhe nëpërmjet procesit të integrimit në strukturat evropiane dhe atlantike synojnë lulëzimin ekonomik dhe shoqëror. Këto vende, gjatë viteve të fundit, kanë tërhequr vëmendjen e investitorëvetë Evropës Perëndimore dhe çdo vit në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Juglindore investohen dhjetëra miliardë dollarë në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, në veçanti në sektorët e energjisë dhe shërbimeve. Zhvillimi ekonomik, i shoqëruar me rritjen e llojshmërisë së mallrave të konsumit nga përdoruesit privatë, ka çuar në rritjen e konsumit të naftës dhe gazit në këtë rajon.

Duhet theksuar se gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm nevoja e vendeve tërajonit të Evropës Qëndrore dhe Juglindore për naftë dhe gaz. Për këtë arsye, objektivi dhe përparësia e vendeve të këtij rajoni është sigurimi i energjisë dhe llojshmërisë së burimeve të saj me qëllim daljen nga monopoli rus. Në të vërtetë, zgjerimi i konsultimeve dhe diskutimeve për sektorët e prodhimit, të transportit, të shpërndarjes dhe tregtimit të energjisë ka krijuar një fushë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar në kuadrin e masave diplomatike, gjë që është marrë në veçanti në konsideratë nga vendet e rajonit të Evropës Qëndrore dhe Juglindore.

Udhëheqësit e vendeve të këtij rajoni i kanë dhënë përparësi të veçantë sigurimit tëenergjisë nga nafta dhe gazi dhe secili përpiqet që në kuadrin e projekteve rajonale, duke ulur varësinë e tyre nga monopoli i gazit rus, të marrë përsipër një rol më të madhnë projektet e transportit të energjisë nga zona e detit Kaspik dhe Gjirit Persik, në drejtim të Evropës. Në konferencën që u zhvillua së fundi me temë "Energjia në Detin e Zi" me bashkëpunimin e ministrive të punëve të jashtme dhe të ekonomisë e tregtisë së Rumanisë, zoti Zhanus Bukaski, kryetar i Qendrës së Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare të Amerikës, duke folur për çështjen e lartpërmendur theksoi; "Shqetësimi kryesor është rritja e varësisë së Evropës ndaj energjisë ruse gjatë viteve të ardhshme".

Aktualisht 50% e energjisë në Evropë sigurohet nga Evropa Juglindore, 30% nga Evropa Perëndimore dhe 40% e gazit që konsumohet në Bashkimin Evropian sigurohet nga Rusiadhe parashikohet që kjo përqindje në vitin 2020 të arrijë në 80%. Sigurisht procesi i rritjes së konsumit të gazit në botë, në veçanti në vendet e Azisë Juglindore dhe të Bashkimit Evropian, do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Në përgjithësi kërkesa botërore për gaz në periudhën 2002-2005 është rritur më shumë se 70% dhe nga 92 trilion fut kub arriti në 152 trilion fut kub. Ky proces ka përfshirë pjesën më të madhe të vendeve të botës, ndër të tjera dhe Republikën Islamike të Iranit dhe për vendin tonë gjithashtu parashikohet që konsumi i gazit në vitin 2021 në krahasim me vitin 2006-të të trefishohet.

Amerika pas suksesit që korri në uljen e influencës ruse në fushat politike dhe të sigurimit në Evropë, e sidomos në rajonet qëndrore dhe juglindore të kontinentit të vjetër, aktualisht gjithnjë e më shumë është e shqetësuar nga përpjekjet e Rusisë për të vendosur dominimin e saj në strukturat e transportit dhe shpërndarjes së naftës e gazit në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Juglindore. Ky shqetësim është bërë më i qartë së fundi në deklarimet me tone të fortakritike të Dik Çenej zv.presidentit amerikan. Ai në deklaratat që bëri në Kroaci kritikoi politikën ruse në lidhje me shfrytëzimin e gazit si mjet politik. Sigurisht, kjo kritikë nuk qe ndonjë gjë e jashtëzakonshme, pasi edhe 24 vjet më parë, në kulmin e luftës së ftohtë, e kemi përjetuar një fakt të tillë. Në atë kohë, Amerika ndaloi shitjen e pajisjeve moderne për ndërtimin e një gazsjellësi të rëndësishëm ish-Bashkimit Sovjetik dhe madje organizata e CIA-s kishte përgatitur një plan për shkatërrimin e njëprej tubacioneve për transportin e gazit nga Rusia në drejtim të Evropës dhe në fakt ky plan u bë kaq serioz në një moment, saqë ish-Bashkimi Sovjetik filloi të ndërtojënjë gazsjellës 4650 kilometra, me vlerë 22 miliardë dollarë, i cili do të transportonte gazin nga veriperëndimi i Siberisë në drejtim të Ukrainës. Përgjithësisht, studimet e organizatës së CIA-s mbi energjinë, konfirmojnë se kur varësia e Evropës ndaj gazit rus do të kalojënivelin 50%, ekziston mundësia e risqeve të reja politike.

E vërteta është se në kohën kur vendet në zhvillim janë gjithmonë e më tepër të shqetësuara për mënyrën e sigurimit të energjisë, fuqitë botërore përpiqen të luajnë një rolmë të madh në rrjetet e reja të transportit dhe shpërndarjes së energjisë. Aktualisht, sfida më e rëndësishme e sigurisë botërore është rritja e kërkesës për energji; aq sa problemi i sigurimit të energjisë u bë çështja më e rëndësishme e rendit të punës të takimit G7, që u zhvillua në verën e këtij viti në Shën Petërburg të Rusisë. Në lidhje me këtë, lordi Xhon Bervan, presidenti i firmës BP, në muajin mars të vitit 2005 ka thënë: "Megjithë përpjekjet që bëhen për të përdorur energjitë e riciklueshme dhe energjitë e tjera, nafta dhe gazi do të mbeten burimet kryesore të energjisë". Një tjetër problem i rëndësishëm në fushën e transportit dhe shpërndarjes sëenergjisë, është çështja e makroinvestimeve në këtë fushë dhe të gjitha vendet e rëndësishme që kanë burime energjitike, si vendet anëtare të OPEK-ut dhe vendet e tjera si Rusia, kanë më tepër se kurrë nevojë për investime të mëdha në fushën e energjisë. Drejtori i Luk Oil në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Rezervat e naftës së Rusisë që nga viti 68 janë katërfishuar, megjithatë Rusia është e detyruar të importojë naftë në vitin 2009, sepse investimet e këtij vendi, për zhvillimin e sektorit të energjisë në vit, arrijnë në rreth 15 miliardë dollarë, ndërsa nevoja për investimeve të domosdoshme është më tepër se 40 miliardë dollarë".

Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në takimin e tyre në muajin prill të këtij viti në Selanik të Greqisë, duke vënë theksin në vazhdimin e përpjekjeve të përbashkëta në procesin e integrimit në strukturatEuro-Atlantike, kërkuan zgjerimin e bashkëpunimit disapalësh, në veçanti në sektorët e shërbimeve dhe infrastrukturës, të transportit dhe shpërndarjes së energjisë. Organizata e SEECP, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Rumania, Serbia, Mali i Zi, Turqia dhe Moldavia është themeluar në vitin 1996 në Sofie, me synimin e zgjerimit të bashkëpunimit rajonal në Evropën Juglindore. Udhëheqësit e SEECP në takimin e Selanikut kanë vënë theksin në vazhdimin e negociatave përzgjerimin e paktit rajonal të tregtisë së lirë dhe kërkuan bashkëpunimin evendeve anëtare në fushën e transportit hekurudhor dhe sigurimit të energjisë nga nafta dhe gazi.

Njëkohësisht,kryetarët eshtatë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Presidenti i Shqipërisë, organizuan në fund të prillit të vitit 2006-të një takim informues në qytetin bregdetar të Durrësit, në Shqipëri. Tema kryesore e këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal midis Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë dhe Shqipërisë kryesisht në fushën e infrastrukturës së transportit dhe energjisë. Zoti A.Moisiu, President i Shqipërisë, në fund të takimit deklaroi: "Pjesëmarrësit në takimin e Durrësit theksuan përpjekjet për të tërhequr më shumë investime të huaja, veçanërisht për Korridorin 8 evropian dhe krijimin e strukturave rajonale të energjisë". Aktualisht shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë hasur vështirësi serioze në fushën e sigurimit të energjisë për nevojat e vendeve të tyre dhe kanë nevojë për ndërtimin e centraleve të reja për prodhimin e energjisë, veçanërisht të termocentraleve me gaz. Këto vende kanë ndeshur vështirësi të mëdha, sidomos gjatë stinës së dimrit, për sigurimin dhe shpërndarjen e energjisë për konsum industrial dhe familjar. Kështu p.sh., gjatë dimrit të kaluar, në Shqipëri ndërprerjet e energjisë elektrike shkonin deri në 12 orë në ditë .

Vendet e Evropës Juglindore, krahas zgjerimit të planeve rajonale për sigurimin e energjisë për nevojat e tyre, kanë vazhduar bisedimet dypalëshe me Rusinë, për lidhjen e kontratave afatgjata dhe bëjnë përpjekje për të arritur marrëveshje me rusët për sigurimin e gazit për nevojat e tyre. Këto vende, pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1990,për arsye të ndarjeve politike dhe ekonomike kanë pasur monopolin e gazit të ish-Bashkimit Sovjetik dhe aktualisht kanë monopolin e gazit rus dhe po bëjnë përpjekje për të diversifikuar burimet e furnizimit me gaz, por kurorëzimi i këtyre përpjekjeve ka nevojë për kohë dhe investime të mëdha, veçanërisht për realizimin e projektit të madh Noboccu. Një numër vendesh të Europës Juglindore kanë kurorëzuar negociatat e tyre me Rusinë për të lidhur kontrata afatgjata. Kështu, në maj të vitit 2006, kompania ruse "Gazprom" lidhi me Rumaninë një kontratë 25-vjeçare për të eksportuar 50 miliardë m3 gaz. Z. Aleksander Medvev, zëvendëspresident i Gazprom-it, lidhur më këtë deklaroi:"Ne lidhëmkontrata afatgjata me tre kompani Rumune:Trasgat, Conef, dhe Romgat,

Për furnizimin e Rumanisë me gaz". Gjithashtu, ministri rumun i Ekonomisë dhe Tregtisëdeklaroi: "Kompanitë "Gazprom" dhe "Rugaz" ranë dakord për të krijuar një shoqëri të përbashkët, me synimin për të eksportuar 2 miliardë m3 gaz në vit në Rumani".

Gazsjellësit dhe naftësjellësit e rinj

Nga viti 1990 deri tani fuqitërajonale zotëruese të burimeve të naftës dhe gazit, veçanërisht Rusia dhe vendet anëtare të OPEK-ut nga njëra anë dhe vendet konsumatore të energjisë, veçanërisht ato të Azisë Juglindore, Bashkimit Europian dhe Europës Juglindore nga ana tjetër, kanë paraqitur projekte të rëndësishme. Në vijim do të shqyrtojmë disa nga projektet më të rëndësishme që i përkasin rajonit të Europës Qendrore dhe Juglindore.

Gazsjellësi i njohur me emrin Nabucco do të ndërtohet me bashkëpunimin e vendeve si Turqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, dhe Austria për të furnizuar Europën me gazin e detit Kaspik. Ky tubacion, me gjatësi 3300 km dhe me një investim prej 5.7 miliardë $ dhe me kapacitet përcjellës prej 30 miliardë m3 gaz në vit, do të ndërtohet deri në vitin 2010. Konsorsiumi kryesor i këtij projekti DMV, i Austrisë, mendon gjithnjë e më tepërqë të shfrytëzojë gazin iranian për këtë gazsjellës, ndërsa disa vende të tjera anëtarekëmbëngulin në furnizimin e gazsjellësit nga burime të tjera, si Rusia, Katari etj.Madje disa vende theksojnë shfrytëzimin e gazit natyror rus për të furnizuar këtë gazsjellës. Ky gazsjellës ka shumë aspekte të ngjashme me gazsjellësin Iran-Indi me gjatësi 2600 km dhe investim prej 7 miliardë $, i cili do të çojë gazin iranian në Indi.

NaftësjellësiKostancë-Trieste. Ky naftësjellës me gjatësi 1500 km do të ndërtohet ngapesë vende: Rumania, Serbia, Kroacia, Sllovenia dhe Italia me një investim prej 2.5 miliardë $. Z. Henri Aun nga fillimi i marsit të vitit 2005 u shpreh në lidhje me këtë projekt: "Ky naftësjellës nëpërmjet Rumanisë përcjell naftën e Detit Kaspik në Europë dhe në të njëjtën kohë do të plotësojë nevojat erafinerive të naftës në Itali, Austri madje edhe në jug të Gjermanisë". Ky naftësjellës pakëson varësinëe Europës nga nafta eLindjes së Mesme dhe më e rëndësishme se kaq është jashtë kontrollit të Rusisë. Megjithatë, ekzistojnë dy konkurrentë seriozë për këtë projekt. Njëri, naftësjellësi Burgas ( Bullgari) – Aleksandri ( Greqi ) dhe tjetri Burgas-Vlorë ( Shqipëri ). Trajan Masko thotë lidhur me këtë projekt:" Ndërtimi i këtij naftësjellësi është hapi i parë në rrugën e rishikimit të politikës energjitike të vendeve të rajonit dhe veçanërisht Rumanisë me synimin e diversifikimit të burimeve të furnizimit me energji".

Projekti, i njohur me emrin Baku- Xhihan. Në bazë të këtij projekti nafta do tëtransportohet nga Azerbajxhani në Turqi dhe që andej do të transportohet në perëndim me anije. Ky projekt gëzon mbështetjen e firmave Amerikane dhe ruse.

NaftësjellësiBurgas- Aleksandri. Në detin Egje ky projekt është mbështetur nga Luk Oil i Rusisë dhe nafta nga Azerbajxhani me anë të tubacioneve ruse do të vijë në ujërat bullgare dhe që andej do të transportohet në perëndim. Një pjesë e mirë e naftës sëtransportuar në këtë mënyrë do të përpunohet në rafinerinë e Burgasit që ështëpronë e Luk Oil-it.

Naftësjellësi Burgas-Vlorë, me gjatësi 600 kilometra pas Burgasit, naftën e detit Kaspik do ta çojë në Maqedoni dhe Shqipëri. Edhe ky Naftësjellës gëzon mbështetjen e Rusisë.

Gazsjellësi Trieste (Itali) –Kostancë(Rumani). Ky gazsjellës ndryshe nga ai Kostancë – Trieste do të çojë gazin nga Italia në Rumani. Ministri i Energjitikës së Italisë nëmuajin shkurt të vitit 2006 deklaroi në lidhje me këtë: "Naftësjellësi Kostancë- Trieste do të dublohet me një tubacion gazsjellësi në drejtim të kundërt që deri në një farë mase do të pakësojë varësinë e Rumanisë nga gazi rus". Megjithëse ministri italian nuk foli për detajet e këtij projekti, burime të mirëinformuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjitikës së Rumanisë, deklaruan se në lidhje me këtë gazsjellës kanë rënë dakord 5 vende. Por përcaktimi i mënyrës së investimit në këtë projekt dhe çështjet lidhur me sasinë e përfitimit të çdo vendi nga ky gazsjellës do të përcaktohen në takimin e nivelit të lartë të këtyre vendeve lidhur me këtë projekt. Në përgjithësi rusët nuk kanë qenë dakord me këtë projekt, ashtu sikurse edhe me naftësjellësin Kostancë – Trieste dhe do të ndërmarrin masa kundërshtuese, më e rëndësishmja prej të cilave është ajo lidhur me kufizimin eeksportit të gazit drejt Italisë. Gjithsesi, Rumania do të ketë përfitim nga ky gazsjellës, i cili mund të ulë deri në një farë mase varësinë e këtij vendi nga gazi rus.

Europianët tashmë nuk mendojnë vetëm për të blerë gaz nga Rusia. Ky është një realitet i cili tashmë po evidentohet qartë. Kërkesa eautoriteteve të Gjenevës u pranua nga zyrtarët iranianë dhe Zvicra iu bashkua grupit të vendeve blerëse të gazit iranian. Ky është një lajm i rëndësishëm dhe një shpërthim në tregun e gazit. Marrëveshja midis Iranit dhe Zvicrës, e cila u nënshkrua në Lozanë, do të kthehet në një kontratë të madhe. Drejtuesit e Kompanisë EGL ftuan në Zvicër zyrtarin e lartë të Ministrisë së Naftës së Iranit për turrin më të rëndësishëm të negociatave ndërmjet dy vendeve. Vizita e tij ishte një vizitë e frytshme.

Sipas analistëve të problemeve të energjisë, ky projekt përbën një ndër më të mirët për shitjen e gazit iranian, çmimi i shitjes së të cilit natyrisht akoma nuk është deklaruar. Gholamhossein Nozeri u shpreh: "Zvicra prej vitesh ka kërkuar të blejë gaz nga Irani dhe pas takimit të fundit Ministria e Naftës e Iranit ra dakord që eksporti vjetor i gazit iranian drejt kompanisë zvicerane të jetë 5.4 miliardë m3. Ai theksoi që në bisedimet e zhvilluara në Lozanë u diskutuan gjerësisht përmasat e marrëveshjes midis dy vendeve. Sipas Nozeri-t, dy vendet ranë dakord për të përgatitur kontratën përfundimtare të shitjes së gazit dhe për të bërë koordinimet e nevojshme për nënshkrimin e saj. Ministri i Naftës së Iranit u shpreh: "Me realizimin e kësaj kontrate, çdo ditë kompania zvicerane EGL do të furnizohet me 10 milionë m3 gaz iranian në kufirin turk". Eshtë përcaktuar gjithashtu mënyra e furnizimit. Në rastin e realizimit të Gazsjellësit Nabucco, kjo sasi gazi do të transportohet drejt Zvicrës nëpërmjet kësaj linje. Zoti Nozeri tha gjithashtu se në rast të një mosrealizimi të mundshëm të këtij tubacioni, gazi iranian do të eksportohet nëpërmjet kapaciteteve të lira të tubacioneve turke. Irani është vendi i dytë në botë për nga rezervat e gazit dhe Europa e di se tek cili vend po mbështetet. Të ardhurat e Iranitnga shitja e 5.4 miliardë m3 gaz kompanisë EGL do të arrijnë shifra tëkonsiderueshme; 4.1 miliardë $ në vit. Natyrisht, kjo shifër del nga përllogaritja e çmimit të gazit në kufirin 5.8$( për çdo milionë BTU).

KompaniaEGL është një kompani privateeuropiane me kredibilitet. Kjo firmë gëzon edhe mbështetjen e gjerë të autoriteteve të Gjenevës. Kjo kompani disa vjeçare aktualisht është duke realizuar projektet e 6 hidrocentraleve në Itali. Kapaciteti i projekteve të sajnë Itali arrin në mbi 3500 megavat. Përveç kësaj, kompania në fjalë ka projekte të shumta në fushën e energjisë, në vende të tjera si Greqi dhe Shqipëri. Një ekspert ndërkombëtar i çështjeve të energjisë e konsideroi marrëveshjen Iran – Zvicër si një ndër marrëveshjetaktuale më të mira në fushën e eksportit të gazit. Sharif Alanbi tha: "Kompania zviceraneme kredibilitetin e saj të madh në Europë mund të jetë një nga partnerët e përshtatshëm të blerjes së gazit iranian". Sipas tij, kompania EGL do ta marrë gazin në kufi, në qytetin Bazargan të Iranit dhe pasi ta kalojë atë në territorin turk, grek dhe detin Adriatik, do taçojë deri në Shqipëri.Sipas tij, ky projekt ndërkombëtar, i quajtur TAP do të fillojë të realizohet në vitin 2010.

Konkluzion

Ashtu sikurse u theksua nevojat e vendeve të rajonit të Europës Qendrore dhe Juglindorejanë rritur në mënyrë progresive. Çështja e sigurimit të energjisë dhe diversifikimit tëburimeve të saj me synimin e daljes nga monopoli i Rusisë ,ka qenë një nga qëllimetmë të rëndësishme dhe prioritare të këtyre vendeve.Kjo gjë ka bërë që shtimi i konsultimeve dhe bisedimeve në lidhje me prodhimin, transportin, shpërndarjen dhe tregtinë e energjisë të krijojë një fushë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar me anë tëdiplomacisë (diplomacia e energjisë), e cila është në vëmendjen e shumicës së vendeve të botës.

Në përgjithësi fuqitë botërore dhe rajonale e kanë kuptuar rëndësinë e strukturave të transportimit dhe shpërndarjes së energjisë në të ardhmen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Për këtë arsye përpjekjet e Amerikës janë fokusuar në uljen e vartësisë së EuropësQendrore dhe Juglindore nga Rusia, si edhe në mospraninë e Republikës Islamike të Iranit në projektet e rëndësishme të transportit të energjisë në Europë. Amerikanët në konsultimet e tyre me këto vende përdorin kërcënimin dhe inkurajimin diplomatik për mosbashkëpunim me Republikën Islamike të Iranit. Por Irani, duke qenë vendi i dytë në botë për nga burimet e gazit, si dhe vendi i dytë në botë eksportues i naftës në OPEK, duke përdorur një strategji aktive dhe racionale, mund të gjejë vendin e tij të merituar, veçanërisht në furnizimin e vendeve të Europës Qendrore dhe Juglindore me gaz. Në këtë kuadër, është i domosdoshëm përcaktimi i synimeve të bashkëpunimit të vendit tonë me projektin Nabucco, si edhe një diplomaci aktive në fushën e energjisë, veçanërisht përsa i përket ndërveprimit dhe bashkëpunimit me vendet e rajonit të Detit të Zi, Rusisë dhe Europës.

Gjithsesi edhe vendet zotëruese të burimeve të rëndësishme të energjisë, naftës dhe gazit, edhe vendetkonsumatore në plan afatgjatë janë për të pasur partnerë të sigurt dhe projekte të sigurta dhe fitimprurëse të furnizimit, dhe shpërndarjes së energjisë e në këtë mes vendet që zotërojnë burimet e energjisë, duke zënë vend në krye të rrjeteve të transportit të energjisë do të mund të thithin me sukses investimet e huaja dhe teknologjinë moderne të prodhimit, nxjerrjes dhe

Transportimit, duke e përdorur më pas këtë mjet në ndërveprimin diplomatik ndërkombëtar, për të ulur presionin politik të fuqive të mëdha të botës dhe veçanërishttë Amerikës. Me një fjalë, do apo nuk do Amerika, Irani dhe Rusia si vende zotëruese të mbi 44 % të rezervave të gazit natyror në botë, do të luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e nevojave të vendeve të ndryshme dhe veçanërisht vendeve në zhvillim.

Autori është ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri



Publikuar: 18.04.2008 05:46:57
Lexuar: 88 herė
Fjalėt kyēe: Vendet, Evropės, Qėndrore, Juglindore,
  


Lajmet e fundit
Paraqitet ekrani OLED i lakueshėm Paraqitet ekrani OLED i lakueshėm
Femra hani sa mė pak! Femra hani sa mė pak!
Drenusha: Dashuria vjen me kohė Drenusha: Dashuria vjen me kohė



Lajmet te ngajshme
Kosova nė mėshirė tė fatit Kosova nė mėshirė tė fatit
Tė votosh nė shtetrrethim.. Tė votosh nė shtetrrethim..
Limitet ndaj femrave dhe Limitet ndaj femrave dhe "Zonja e celikte" e Italise
Maqedonia bėri detyrėn Maqedonia bėri detyrėn
Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen Kremlini fitoi luftėn, por investitorėt nxitojnė tė largohen
Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė Eurot e marres pėr “heronjtė” e pavarėsisė
Shansi i dytė Shansi i dytė
Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės? Ēfarė po bėjmė ne pėr shtetin e Kosovės?
Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė BE-sė dhe NATO-s Kosova ėshtė e gatshme tė lėvizė fuqishėm nė drejtim tė BE-sė dhe NATO-s
Tivari, si Monako Tivari, si Monako
Google Yahoo MSN