Stadiumi kombėtar nė Pekin qė u hap para dy ditėve tė premtėn ishte mikrpitės i garės nė ecje tė shpejtė nė 20 kilometra e cila shėnoi edhe fillimin e garave zyrtare nė kėtė stadium.
I pari që mori fitoren në stadiumin Olimpik në të cilën do të bëhet edhe hapja e Lojërave Olimpike Pekin 2008 është australiani Jared Tallent. Ai këtë distancë e përshkoi për 1 orë 20 minuta dhe 11 sekonda. Jared gjat tërë ecjes nuk ka pasur kurfar probleme me ajrin e ndotur në Pekin.
"Jo. 4 vitet e fundit kam ardhur në Kinë për të garuar, në Shangaj, tani në Pekin dhe asnjëherë nuk ka ndikuar në mua. Mendoj se njerëzit shikojnë probleme atje ku nuk ekzistojnë", tha atleti Jared Tallet.
Në vend të dytë ishte mongoliani Wang Hao, i cili për 14 sekonda ishte më ngadalshëm se fituesi, ndërsa në vend të tretë ishte meksikani Eder Sançez.
Gara e ecjes së shpjetë në 20 kilometra ishte edhe gara e parë zyrtare që u zhvillua nëpër rrugën e Pekinit, njëkohësisht kjo shënoi edhe hapjen e stadiumit për mijëra tifozë.Në stadiumin kombëtar të njohur si "Foleja e zogjve" do të bëhet hapja dhe mbyllja solemne e Lojrave Olimpike, si dhe do të zhvillohen garat në atletikë dhe finalja e turneut në futboll.