E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Manēini: Do tė kualifikohemi nė "Olimpiko"
Manēini: Do tė kualifikohemi nė "Olimpiko"
Manēini: Do tė kualifikohemi nė
Me shumė rezerva nė fushė, por megjithatė ende nė lojė pėr finalen e Kupės sė Italisė, Manēini mund tė flasė qetėsisht pėr pėrmbushjen e misionit. "Po, jam i kėnaqur, - tha trajneri, pas ndeshjes. - Lamė pushim shumė lojtarė dhe ata qė kishin nevojė tė luanin mė dhanė pėrgjigjet qė prisja.

Lacio është një skuadër e shkëlqyer. E dija këtë, por pas disa vështirësive në fillim i kapërcyem problemet mirë. Hyrja e Bolxonit na dha ekuilibër. Tani do të bëjmë çmos për të fituar pas tri javësh, si dhe kemi shumë mundësi për të shkuar në finale." Por më parë duhet menduar për luftën për titull, duke nisur nga transferta në Torino. "Me të kuqërremtët do të ishte e vështirë, gjithsesi, - vijoi ai, - e jo më tani që kanë ndryshuar edhe trajnerin dhe do të jenë shumë më tepër të motivuar. Të dielën do të duhet Interi më i mirë, por për ne ka vetëm një rrugë: të fitojmë gjithnjë!" Do të ishte kjo receta më e mirë për ta mbajtur Romën larg. Meqë ra fjala për verdhekuqtë, Mançini ka pasur diçka për t'i thënë Bruno Kontit, pas polemikave që mbërritën nga mosndëshkimi i Totit me karton të kuq. Në fakt, drejtori teknik i Romës i kishte thënë Mançinit që "të mendojë për të sharat që i bëjnë lojtarët e tij". Ja cila ka qenë përgjigjja e drejtpërdrejtë dhe origjinale e trajnerit zikaltër: "Konti është i paedukuar dhe do t'ia them këtë edhe personalisht. Për Totin përsërita atë që i kishin thënë gjithë të tjerët, pa dashur të fyej askënd. Duhej të merrte karton të kuq, pasi nuk besoj se kjo është diçka kaq e rëndë. E përsëris: Konti është i paedukuar dhe, mbi të gjitha, mendoj se Toti nuk ka nevojë për kujdestarë".

DELIO ROSI - Pjesërisht i kënaqur, Delio Rosi e ka duartrokitur paraqitjen e Lacios së tij, por njëkohësisht i ka shkulur edhe paksa veshët për faktin që nuk arriti të shënojë, pavarësisht nga rastet e shumta që ndërtoi. Pra barazimi 0-0 nuk është edhe aq i keq, por mbetet njëfarë hidhërimi, pasi mund të ishte arritur edhe një rezultat më i mirë. "Sidomos në pjesën e parë, - tha trajneri i bardhekaltërve, - krijuam raste të pastra për shënim. Duhej t'i kishim shfrytëzuar, edhe sepse goli në transfertë do të kishte qenë tepër i çmuar, në kuadër të kualifikimit. Nuk kemi çfarë të bëjmë, do të thotë se golat që nuk i shënuam kësaj here do t'i shënojmë në ndeshjen e kthimit."



Publikuar: 18.04.2008 06:41:42
Lexuar: 72 herė
Fjalėt kyēe: Manēini, kualifikohemi, Olimpiko,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Riise largohet nga Liverpooli Riise largohet nga Liverpooli
Cruz i ngazėllyer me golin e tij tė 100-tė Cruz i ngazėllyer me golin e tij tė 100-tė
Ronaldinho e refuzon Cityn Ronaldinho e refuzon Cityn
Scolari: Unė jam mė modest se Mourinho Scolari: Unė jam mė modest se Mourinho
NBA: San Antonio eliminon Phoenixin NBA: San Antonio eliminon Phoenixin
Gati stadiumi olimpik nė Pekin Gati stadiumi olimpik nė Pekin
Davis Cup Fiton Holanda Davis Cup Fiton Holanda
Bischoff kalon nė radhėt e Arsenalit Bischoff kalon nė radhėt e Arsenalit
Terry ende vuan nga humbja e penaltisė Terry ende vuan nga humbja e penaltisė
Giggs: City nuk ka histori Giggs: City nuk ka histori
Google Yahoo MSN