E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare
Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare
Ofertat dhe miresjelljet e partive politike shqiptare
Nga Izet Fejzullai- Njė arsye pse votuesit shqiptar i shohin partitė politike me njė skepticizėm tė tillė ėshtė sepse ata perceptohen si “parajsa tė sigurta” pėr interesat e ngushta tė pak tė zgjedhurve.

Nëse partitë politike duan të kenë organizime të suksesshme për t’i bërë thirrje votuesve, ata duhet të forcojnë perceptimin se ata nuk janë për grindjet personale të pak të zgjedhurve. Dhe këtë mund ta bëjnë krejt thjesht duke u lejuar anëtarëve të kandidojnë për pozicionet e udhëheqjes apo të urdhërojnë të drejtën për zgjedhjen e udhëheqësve të tyre.

Në përgjithësi, asnjë parti politike nuk deklaron se është jodemokratike. Demokracia është bërë një ide aq tërheqëse sa edhe vetë sunduesit ushtarakë dhe diktatorët civilë janë të gatshëm të deklarojnë përkushtimin e tyre për parimet demokratike. Megjithatë, në një parti politike, demokracia nuk mund të lulëzojë pasi është e ndaluar. Në fakt, demokracia e brendshme në parti mund të kompromentohet nga faktorë të tillë si manaxhimi dhe strukturat e ngushta të komunikimit; mungesa e ndryshimit të udhëheqësisë; dhe margjinalizimi i anëtarëve të partisë. Shpesh këto faktorë krijojnë një situatë në të cilën pak individë mbizotërojnë në çështjet e partisë pa marrë parasysh anëtarësinë e gjerë. Një situatë e tillë pengon përfshirjen dhe mundësinë e anëtarëve për të dhënë mendim për politikat e partisë.

Angazhimi i partisë në parimet e demokracisë duhet të pasqyrohet jo vetëm në statutin e saj të shkruar, por edhe këndërveprimin e përditshëm midis drejtuesve dhe anëtarëve. Kështu një parti mund të angazhohet në praktikimin e sjelljes demokratike. Një parti do të:

• Lejojë anëtarët të shprehin këndvështrimet e tyre lirisht,
• Përkrahë anëtarësimin e femrave,
• Nxisë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve,
• Jetë tolerante ndaj ideve të ndryshme,
• Bindet rregullave dhe procedurave të vendim-marrjes.

Mënyra kryesore për të siguruar mbështetjen e njerëzve për partinë tuaj është duke i bindur ata që partia juaj interesohet për problemet që ata kanë dhe ndan me ta të njëjtat shqetësime për vendin dhe për të ardhmen e tij duke i’u shpjeguar që partia juaj ka një plan për të përmirësuar jetët e tyre dhe për të ndrequr problemet e vendit e jo duke share dhe duke ofenduar njeri-tjetrin.

Partit politike shqiptare, në vend se që dergojnë mesazhe respekti dhe progresi me të cilin do të informonin anëtarësinë e tyre dhe shoqërinë në përgjithësi, ata nxisin probleme edhe aty ku nuk ekzistojne, vetem e vetem qe të kenë me se të merren në mungesë të projekteve konkrete të cilat do të duhej t`ua ofrojnë zgjedhësve të tyre.

Pra, le të presim në ditët në vijim ofertat konkrete të partive politike shqiptare për zgjidhjen reale të problemeve në trevat tona, se me zënka dhe ofendime jemi ngopur më aq shumë sa që edhe vetë barcaletat dhe anekdotat kur dalin nga goja e politikanëve na duken si filma horor.

Të mbetemi me shpresë se do të mbisundojë mirësia dhe respekti i ndërsjellë, se dashuria ndërvëllazërore në politikë na duket e pamundur në ditët tona!

Le të shkojë në theqafje faraonizmi së bashku me servilët dhe pakurizorët e këtyre viseve, se besa e paguam shumë shtrenjtë!


Publikuar: 21.04.2008 01:37:50
Lexuar: 100 herė
Fjalėt kyēe: Ofertat, miresjelljet, partive, politike, shqiptare,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Kėrcėnimet ndaj Iranit Kėrcėnimet ndaj Iranit
Duke pritur Kodin Zgjedhor… Duke pritur Kodin Zgjedhor…
Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė Historia nė Ballkan, asnjėherė e thjeshtė
(Keq)kuptimi pėr Besėlidhjen e malėsorėve (Keq)kuptimi pėr Besėlidhjen e malėsorėve
Falimentimi i lojtarit tė bixhozit Falimentimi i lojtarit tė bixhozit
Koha ėshtė tani! Koha ėshtė tani!
UNMIK-u me rol tė ri UNMIK-u me rol tė ri
Bulqizė e tatėpjetė... Bulqizė e tatėpjetė...
Guxim pėr tė shpresuar Guxim pėr tė shpresuar
Sa tė kapur jemi ne?! Sa tė kapur jemi ne?!
Google Yahoo MSN