E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Stomaku dhe ezofagu
Stomaku dhe ezofagu
Stomaku dhe ezofagu
Refluksi gastroezofageal, gastriti kronik dhe ulēerat gastrike

1. Refluksi gastroezofageal

a. 1 mekanizma: dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.

b. Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit.

c. Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare përparojnë në kancer.

d. Trajtimi:
1. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.)
2. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit.
3. Herniet hiatale mund të riparohen kirurgjikisht (fundoplikimi Nissen).

2. Gastriti kronik

a. Është 2 llojesh: fundal dhe antral (ose tipi A dhe tipi B).

b. Tipi A (fundal) është autoimun dhe shoqërohet me procese të tjera autoimune si anemia pernicioze, tiroiditi, etj.

c. Tipi B (antral) shkaktohet nga Helicobacter pylori, nga antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs), nnga CMV, HSV, etj.
d. Antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs) janë shkaku numër 1 i gastritit kronik (antral).

e. Shenjat dhe simptomat: zakonisht s'ka simptoma; mund të ketë dhimbje, pështjellim e të vjella, anoreksi, hemoragji, hematemezë.

f. Diagnoza: vihet me endoskopi.

g. Infeksioni nga Helicobacter pylori diagnostikohet me serologji, me "testin e frymës", dhe me biopsi:

1. Serologjia ka sensitivitet të ulët; gjithashtu, gjetja e antitrupave ndaj Helicobacterit nuk do të thotë që infeksioni është aktiv.

2. "Prova e frymës": pacienti gëlltit preparat ureje, dhe pastaj matet sasia e amoniakut që prodhohet (Helicobacter pylori është ureazë pozitiv).

i. Trajtimi:
1. Gastriti i shkaktuar nga Helicobacter pylori trajtohet me bllokues të pompës protonike, me 2 antibiotikë (p.sh., tetraciklinë, klaritromicinë, metronidazol), dhe me bismut.
2. Nëse gastriti shkaktohet nga ilaçet, ilaçi shkaktar duhet ndërprerë.
3. Anemia pernicioze trajtohet me vitaminë B12.
4. Ulcerat e stresit (tek pacientët nën kujdes intensiv - reanimacion) trajtohen me bllokues të H2 ose me sukralfat.

3. Ulçerat gastrike

a. Helicobacter pylori gjendet në 70% të ulçerave gastrike.

b. 10% e ulçerave gastrike janë malinje (d.m.th. tumor që ka pësuar ulçer).

c. Ndryshe nga ulçerat duodenale, ulçerat gastrike shkaktohen jo nga sekretimi i tepërt i acidit, por nga pakësimi i mjeteve mbrojtëse të mukozës gastrike; sekretimi i acidit në ulçerat gastrike është normal ose i ulur.

d. Shenjat/simptomat: Dhimbje rënduese ose djegëse në epigastër; dhimbja keqësohet nga ushqimi; nqs ulçera arrin ndonjë arterie mund të shihet hemoragji/hematemezë dhe shenja të peritonitit.

e. Diagnoza: endoskopi me biopsi.

f. Trajtimi:
1. Mbrojtës të mukozës: bismut, sukralfat, misoprostol.
2. Bllokues të pompës protonike ose bllokues të H2.
3. Trajtim i helikobakterit.


Publikuar: 21.04.2008 02:29:39
Lexuar: 135 herė
Fjalėt kyēe: Stomaku, ezofagu, barnat, shenjat,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Ngrėnia e mėngjesit e domosdoshme Ngrėnia e mėngjesit e domosdoshme
Ēaji i gjelbėr  mund ta pengojė rritjen e peshės Ēaji i gjelbėr mund ta pengojė rritjen e peshės
Vitamina C mbron nga sulmi nė tru!!! Vitamina C mbron nga sulmi nė tru!!!
Ushqimi pėr artritin Ushqimi pėr artritin
Mos e filloni ditėn me kafe Mos e filloni ditėn me kafe
Vėshtirėsitė psikike dhe diabeti Vėshtirėsitė psikike dhe diabeti
Preferohet doza mujore e vitaminės D Preferohet doza mujore e vitaminės D
Ndikimi i alkoolit varet nga gjinia Ndikimi i alkoolit varet nga gjinia
Me Omega-3 kundėr njollave tė verdha Me Omega-3 kundėr njollave tė verdha
Rrepa zvogėlon kolesterolin dhe ul shtypjen e gjakut Rrepa zvogėlon kolesterolin dhe ul shtypjen e gjakut
Google Yahoo MSN