Tė martėn, nė stadiumin "Enfilld Roud", Liverpulli nė foramė tė mirė do tė pėrballet me Ēellsin. Te vendasit nė dyshim ėshtė paraqitja e kapitenit Stiven Zherard.
Ai përveç që mungoi në përballjen e fundit ndaj Fulhamit, u ankua në dhimbje të gjurit gjatë ditës së hënë. Situata më e vështirë është te Çellsi, ku për shkak të lëndimit do të mungojnë Mihael Ballak, Mishel Esien, Frenk Lampard dhe Didier Drogba. Kjo është përballja e tretë në katër vitet e fundit, kur dy skuadra përballen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Të mërkurën, në stadiumin "Nou Kamp" Barcelona përballet me "Djajt e Kuq" nga Mançesteri. Lajmi i mirë për Barcelonën është kthimi i Lionel Mesit nga lëndimi dhe paraqitja e Tierri Anris në foramcionin e parë, përveç mungeës në përballjen e fundit ndaj Espanjollit. Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson paralajmëroi se përveç lëndimit të lehtë, në formacionin e parë do të jetë Vejn Runi, por edhe Oven Hargrejvs, portieri Edvin Van der Sar dhe braziliani Anderson, të cilët munguan në përballjen e fundit ndaj Blekburnit. Dy përballjet e gjysmëfinales, fillojnë në ora 20.45.