Pjesa e parė tė shtunėn, e dyta dje. Milani dhe Barcelona janė takuar pėr tė folur pėr Ronaldinjon dhe bisedimat e tyre do tė vazhdojnė edhe sot.
PËRZEMËRSIA - Takime ende informale, shumë përzemërsi, një bisedë paraprake shumë e rëndësishme, por jo përcaktuese. Dje ka qenë ndryshe. Takimi i parë mes Barcelonës dhe Milanit është kryer në mënyrë private dhe të fshehtë, duke zgjatur dy orë. Nga njëra anë e tryezës qëndronin dy zëvendëspresidentë të katalanëve, Ferran Soriano dhe Mark Ingla, ndërsa në anën tjetër ishin Ernesto Bronxeti dhe bashkëpunëtori i tij Xhiampiero Poçeta. Nuk ishte i pranishëm presidenti i Barçës, Joan Laporta, i cili kishte angazhime të tjera në Tarragona, si dhe mungonte gjithashtu drejtori i përgjithshëm Çiki Begirishtein. Por dje delegacioni i Barçës ishte ndryshe. Mungoi me arsye edhe Roberto de Assis: vëllai-agjent i Dinjos, i cili ka folur tashmë me të dyja palët, duke arritur një marrëveshje me Milanin, si dhe duke i shpjeguar shkaqet e të përfaqësuarit të tij Barcelonës, ndaj prania e tij nuk ishte e domosdoshme.
RIVALËT E MILANIT - Milani është klubi i tretë që takohet me Barcelonën për të folur për numrin 10 brazilian. Dy ditë më parë Mançester Siti konfirmoi interesimin e tij, duke pohuar se konsideron ende se i ka të gjitha letrat në rregull për blerjen e Ronaldinjos. Edhe Interi tashmë e ka dërguar në Barcelonë djalin e Moratit. Barça i pret të gjithë me mirësi dhe i dëgjon ofertat me interes.
OFERTAT - Ato të Sitit dhe të Interit janë më të mira, në krahasim me propozimin e Milanit, por kuqezinjtë shtrojnë mbi tryezëm disa asa: vullnetin e lojtarit, i cili duket se ka në mendje vetëm kuqezinjtë, ndaj mund të lirohet me Nenin 17 për 16 milionë euro, dhe një paketë që përfshin edhe blerjen e Xhianluka Zambrotës. Dje Milani dhe Barcelona kanë folur për parà: një shumë rreth 30 milionë euro pritet të jetë oferta e parë e kuqezinjve për dy lojtarët e Barçës. Gjatë pushimit të derbit foli Begirishtain: "Po, jemi takuar me Milanin! Ne i dëgjojmë të gjitha propozimet, por shpresojmë që Roni të qëndroje me ne". Fjalë të detyrueshme. Bronxeti e pa ndeshjen nga tribuna dhe më pas darkoi me Roberto de Asis, ashtu sikurse edhe të premten. Interi dhe Mançester Siti, për sa u takon marrëdhënieve, duket se nuk mund të konkurrojnë me Milanin. Ronaldinjo, si gjithnjë, nuk u shfaq në Kamp Nou, por ishte në tribunë në "Palau Blaugrana" të premten në mbrëmje, për të përkrahur "PC", mikun e tij të ngushtë brazilian, që luan te Barça e minifutbollit. Barcelona fitoi dhe njerëzit e pritën atë me dashamirësi dhe ngrohtësi. Tifozëve të katalanëve Roni do t'u mungojë shumë. Propozimet e Sitit dhe të Interit janë më të forta, por kuqezinjtë mund të mbështeten te vendosmëria e yllit brazilian.