E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Aristokrati shqiptar i mjekesise
Aristokrati shqiptar i mjekesise
Aristokrati shqiptar i mjekesise
Pakkush e dinte se origjina e parizienit Jean Ghata, ndryshe Nuri Gjata, ishte shqiptare. Shkencetari i mjekesise vdiq me nje enderr te paplotesuar, ate te nje vizite ne atdheun e vet.

Kohe me kohe personazhe te diaspores shqiptare, te mbetur ne hije dhe ne harrese per gati nje gjysem shekulli, kane filluar te shfaqen dhjetevjecarin e fundit ne publikun shqiptar. Dhe sa here qe ata shfaqen, ne zbulojme nje dhimbje te madhe te tyre, nje nostalgji te trishte, te hirte, nje pezm dhe mungese te gjate qe ata i ka brere gjate gjithe jetes, gjer ne vdekje. Shume prej tyre nuk arriten ta piketakojne atdheun e tyre, token e te pareve, ate toke mitike qe u shfaqej ne nje bote imagjinare, me shprese se nje dite, me se fundi, do ta shihnin. Dhe ata qe shkuan nga kjo bote, moren me vete dhe shpresen e humbur dhe flamurin e tyre te thyer, ne zi.

Une nuk arrita ta takoj shkencetarin e njohur me origjine shqiptare Nuri Gjata apo Jean Ghata, sic quhej ai ne rrethet shkencore dhe ne jeten e perditshme. Kur zbarkova ne Paris me 1991-shin, ai kishte kohe qe kishte vdekur. Por takimi me gruan e tij, shkrimtaren Venus Ghata, me shpalosi figuren e nje shkencetari dhe intelektuali te vertete. Madje vdekjen e tij, ajo e kishte pershkruar ne menyre letrare ne romanin e saj “Mortmaison” (“Shtepivdekura”). Fillimi i librit eshte fillimi i kalvarit te saj, fill pas vdekjes se njeriut qe dashuroi per aq pak vite, per aq pak kohe...thua se kishte perjetuar vecse nje stine dashurie. Mbi gjashtedhjetevjecare, ajo eshte ende e bukur, si nje aktore filmi, me nje profil si te Zhaklin Kenedi.

Venus Khoury-Ghata (Gjata) eshte nje letrare mjaft e njohur ne Paris dhe autore e shume romaneve dhe vellimeve poetike te shtepive botuese "Flamarion", "Actes Sud", "Belfond", "Seghers", "Lattés", etj, te vleresuar nga kritika franceze dhe ajo e huaj, permes disa cmimeve letrare si "Prix Apollinaire", "Prix Mallarmé", "Grand Prix de la SGDL" ("Société des Gens des Lettres") etj. Ne shtepine e saj buze pyllit, ne «Avenue Raphael», prane "Porte Maillot", kjo poeteshe ka deshire te flase per shqiptaret dhe Shqiperine, sepse burri i saj, per te cilin ruan kujtimet me te bukura te jetes se vet, ishte shqiptar. Nje shkencetar shqiptar i panjohur ende nga publiku dhe shkenca e vendit te cilit i perket.

Atehere isha ne Bejrut te Libanit, e martuar me nje nga njerezit me te pasur te vendit dhe kisha kater femije. Sapo kisha botuar librin tim te dyte poetik kur Jean Ghata (Zhan Gjata, ne fakt Nuri Gjata, nga Tirana) erdhi ne Bejrut per nje konference shkencore ne Fakultetin e Mjekesise. Ate kohe isha gazetare dhe s'di pse m'u kerkua nga gazeta te intervistoja shkencetarin francez, i cili ishte mjaft i bukur dhe shume i sjellshem. Kur e takova per here te pare, ne nje darke qe u shtrua per nder te tij, ndjeva se dicka po ndodhte me mua. I dhashe dy librat e mi poetike dhe shpejt nisi nje korrespondence e madhe qe perfundoi me fjale dashurie.

Kaq shpejt u dashuruat?

- Po, gjithcka ndodhi shume shpejt. Ai erdhi disa here per te me takuar. U dashuruam si te cmendur. Pastaj une shkova ne Paris. Ai ishte shume i mire, nje njeri intelektual dhe teper i ditur, nje shkencetar... "Dua te kem nje femije me ty", me tha nje dite.

Duhej te ishte shume e veshtire per ju, ne gjendjen qe ndodheshit? Kater femije...

- E veshtire, por jo e pamundur...Atehere ai punonte ne nje laborator te quajtur "GAMA", ne "Rue Solferino", prane "Notre-Dame". Ishte bashke me disa biologe te tjere. Aty dhe flinte. Me pas ata vendosen te ngrinin nje klinike te tyre, e cila u vendos ne Thiais, dhe u quajt "La Clinique du Sud". Ate kohe, kur u ktheva ne Bejrut, kerkova te divorcohem dhe te marr femijet ne Paris, por im shoq qe ishte nje njeri me influence dhe shume i pasur, nuk m’i la. S'kishte dhimbje me te madhe te lija femijet, por une isha e dashuruar. Ika me shprese se shpejt do t’i merrja dhe ata.

Pastaj erdhi lufta civile...

- Me 1974 perfitova nga gjendja e luftes dhe munda t’i marr femijet e mi ne Paris. Me pas lindi Jasmina, vajza jone e perbashket, per te cilen ai pergjerohej.

Mbi tavoline ajo me tregon fotografi te panumurta ku shquhen imazhet e nje fotografi me shije. Ai gjithnje fotografonte, ne te gjitha udhetimet e tyre te perbashketa, ne Evrope, Afrike, Azi, brigjeve te Bosforit, ne Amerike dhe Meksike.

Ju e dinit qe ishte shqiptar?

- Sigurisht. Ai kishte nje mall te madh, nje deshire te cmendur per te pare Shqiperine. Ndiqte me vemendje cdo lajm qe mund te depertonte nga Shqiperia e izoluar ne menyre hermetike. Shqiperia ishte dhimbja e tij e madhe. I jati i tij ishte Faro Gjata. Edhe ai e kishte te ndaluar nga regjimi i Hoxhes qe te kthehej... edhe pse Faro dikur diplomat, shef misioni ne Athine, njihej personalisht me Hoxhen, pasi dhjete vjet rrjesht ai kishte qene dhe profesor i historise e i gjeografise ne Liceun francez te Korces. Njehere, miku jone i afert Alain Bosquet do te ftonte per darke nje shkrimtar shqiptar qe sapo kishte mberritur ne Paris. Ky ishte Ismail Kadare dhe ate nate ne u njohem me te ne shtepine e Bosquet. Im shoq u cmend nga gezimi qe takoi nje intelektual shqiptar.

Nderkohe Venusi kerkon neper raftet e bibliotekes se saj, ku ne krahe qendrojne piktura te piktoreve te medhenj si Miro, Derain, Mata, etj. “Shumicen e dokumenteve dhe te fotografive m'i ka marre Jasmina, ime bije. Ajo kerkon tashme te gjeje rrenjet e saj, te mesoje prejardhjen dhe origjinen e familjes se saj. Cuditerisht edhe ajo ka te njejtat shije si te Nurit: I pelqen shume muzika, piktura, tradita arkitektonike e popujve primitive, etnografia. Tani studjon ne "Ecole du Louvre", pelqen kaligrafine».

Cudi me nje trashegimi te tille. Madje dhe ne librin e saj "Mortemaison", te botuar ne "Flammarion" pese vjet pas vdekjes se Nuriut, me 6 tetor 1981, ne moshen 53 vjecare, ajo shkruan gjithashtu dhe per kete lidhje te forte at-bije dhe mbi historine e tij familjare. Ne ate liber jane kujtimet qe pushtojne jeten e nje gruaje pas vdekjes se nje burri aq shume te dashuruar.

- Histori e cuditshme, - i them Venusit, e cila tregohet aq shume e perkushtuar per te folur per burrin e saj, shqiptarin Gjata....Babai i tij qe le Shqiperine dhe iken bashke me femijet drejt Orientit. Ikja e Faro Gjates ne Siri tek dy motrat e tij, pastaj Libani dhe gjithe keto udhetime te ngarkuara me vetmi dhe brerje.

- Dy motrat e Faro Gjates ishin martuar ne Damask, njera me nje gjeneral dhe tjetra me vete kryeministrin. Por shpejt atij nuk i pelqeu ai vend dhe u nis per ne Bejrut, ku njihte nje mik te tij, me te cilin kishin studjuar bashke shkencat politike ne Perendim, nje prift jezuit i quajtur Père Paul (At Poli). Keshtu Nuriu i vogel u fut ne nje kolezh jezuitesh per te mesuar. Shpejt ai do te konvertohet ne katolik, bashke me te jatin, i cili endej ne Orient edhe nga frika mos njerezit e gruas i rrembenin djalin e vetem te tij. Pra Faro u quajt Pier dhe Nuriu, Jean (Zhan). Edhe kur erdhi ne Paris, kontaktet e para Nuriu i mori me misionin katolik te "Saint-Paul de Vence", te cilet ate kohe benin shume vepra humanitare prane njerezve te varfer e te lene ne meshiren e fatit. Atje ai u njoh me "maget", te cilet merreshin me magji. Njehere me ka treguar se si ne laboratorin e tij vinin shume gra qe i dergonin prifterinjte, qe t’i ndihmonte per te lindur. Ishte periudhe kur u njoh dhe lidhi miqesi te madhe me piktoret Miro, Bran van Velde e piktore te tjere. Ai e pelqente shume pikturen moderne.

Po nga muzikantet?

- Pelqente vecanerisht klasiket: Schubert, Vivald, Mozart. Madje kur kishte ndonje koncert te madh ne Nju Jork, shkonte atje vetem per hir te koncertit, p.sh. per te degjuar violinistin e famshem dhe dirigjentin e njohur Menuhin apo Zubi Meten. Pelqente gjithashtu artin tradicional. Ishte nje koleksionist i fiksuar qilimash, te cilat sa here shkonte ne Bosfor i kerkonte neper dyqanet turke. Vleresonte gjithashtu artin e Islamit, artin oriental ne pergjithesi, madje dhe kur bente ndonje konference shkencore, nuk mungonte te fliste gjate dhe per kulturen orientale, te cilen e njihte mjaft mire. Ne Paris, kishte miqesi dhe me piktorin e shquar me origjine shqiptare Abedin Dinon, dhe shume prej pikturave te tij i kishte ne shtepi.

Nderkohe Venusi i telefonon Jasmines per te verifikuar nje date apo ndonje dokument qe kerkon te ma tregoje. Nga ana tjeter e telefonit, Jasmina nuk mungon te shprehe lumturine e saj qe me se fundi nje shqiptar interesohet per te jatin e saj.

- Jasmina ka gjithcka te te jatit dhe i ruan me nje fanatizem te rralle, - me thote Venusi. Ajo vazhdon te me tregoje fotografite e tyre familjare, fotografine e dasmes se tyre, me Jasminen, fotografi te tij ne vende te ndryshme te botes. Portreti i tij sepse me ngjason me ate te Ejzenshteinit: fytyre e gjere, ball i hapet, sy te embel dhe nje veshtrim teper te thelle e paqesor. Nje figure e mencur dhe plot miresi. Ne rinine e tij, per vite me rradhe ai luante violine dhe me vone i u fut studimeve te ethshme per mjekesine dhe biologjine, gjersa u be doktor i Shkencave Mjekesore te Fakultetit te Mjekesise te Parisit. Ne diplomen e tij eshte shkruar emri i gjate: Jean Bey Faro Ghata, lindur ne Bejrut me 1927. ( Ne fakt, ne dokumente te ndryshme jane tri vendlindje te tij: Tirana, Stambolli (Belerbej) dhe Bejruti, dhe kjo per faktin se i jati gjithnje kishte friken e rrembimit te te birit nga njerezit e gruas, te cilet ishin mjaft te fuqishem ne Shqiperi dhe ne Turqi.

- Me kujtohet qe ne ate kohe ai njohu dhe nje iranian, per te cilin kujdesej per shendetin e tij te dobet. Quhej Sadek Gothbzade. Nje dite, ky i fundit solli nje mik te ngushte te tij ne laboratorin e Nuriut. Quhej Khomeini dhe askush nuk e njihte ne ate kohe se c'perfaqesonte. Kur Khomeini erdhi ne pushtet, Sadek u be ministri i tij i Jashtem. Sadek e thirri Nuriun ne Teheran qe te ngrinte nje laborator modern te biologjise, por kjo aventure do te mbaronte shpejt. Duke qene se Sadek ishte shume liberal dhe kerkonte modernizimin e ketij vendi, pas disa debatesh te ashpra mes ajatollahun, Khomeini e vrau ate.

Nje kujtim i hidhet padyshim per shkencetarin Gjata. Nderkohe ai punon me nje pasion te jashtezakonshem jo vetem ne fushen e biologjise por edhe ne fusha te tjera, si diabeti, fizika, e vecanerisht me proceset qe ndodhin ne trupin e njeriut, pikerisht ne prishjen e ritmeve biologjike, ne kohe e hapesire, studime mbi proceset metabolike, termo-dinamika e brendshme e njeriut, lidhjet mes fiziologjise, biokimise, biofizikes e biokimise molekulare, mbi funksionet harmonale, bioperiodicitetin, etj. Ne shume nga botimet e tij ne revistat me ne ze shkencore evropiane apo dhe amerikane, flitet p.sh. per sinkronizimet socio-ekologjike, per ritmet "circadiens", "ultradiens" apo "infradiens", per raportet e gjumit dhe te qenit zgjuar tek te sapolindurit, per ndryshimet qe peson njeriu ne gjendje "koma", etj. Ne vitet 70-te, Jean Ghata njihet si nje personalitet ne ze ne fushen e kronobiologjise "Doctor en Medecine" ai ishte profesor ne katedren e mjekesise ne Universitetin e Gjeneves, ku shkonte per konferencat e tij cdo te shtune.

Ishte mik i afert i profesor Jacques Ruffie i "College de France". Kerkimet e tij shkencore e bene ate te degjuar edhe jashte Frances. Shoqeria amerikane e avioneve UTA e angazhoi ne studimet rreth fluturimeve te aviatoreve dhe fenomenet biologjike qe ndodhnin tek ta gjate fluturimeve dhe se per sa kohe ishin te afte te udhetonin. Po keshtu ai u angazhua per studime shkencore nga "Aerospace Medical Association" dhe fluturimet e njeriut ne hapesire, ndryshimet qe peson njeriu ne kozmos, etj. Jane te njohura gjithashtu studimet e tij per diabetin, mestruacionet e femrave atlete, mbi endokrinologjine ( studime keto te kryera ne Danimarke), mbi kancerin (per kete ai shkoi gjer ne Macao, koloni e vjeter e portugezeve, ku studioi per influencen e nje lloj peshku ne zhvillimin e kancerit te banoreve te kesaj zone). Qe me 1963 Jean Ghata ishte anetar i "The Nee York Academy of Sciences". Por fatkeqesisht jeta e tij do te ishte teper e shkurter per nje shkencetar si ai. Ai vdiq nga zemra ne moshen 53 vjecare.

-Askujt nuk i kishte thene se vuante nga zemra. Nuk donte te nderpriste punen e ethshme shkencore, - thote Venusi. - Ne ate kohe ne "College de France" po pergatitej hapja e katedres se kronobiologjise dhe per kete mendohej te vihej pikerisht ai. Ai vit ishte nje vit teper i sforcuar e i lodhshem per te:Udhetime te parreshtura, konferenca, pune e lodhshme laboratorike. Madje shkoi dhe ne Abrucia te Italise se jugut ku do vazhdonte kerkimet nder shqiptaret arbereshe mbi gjenetiken e tyre dhe fenomenet qe rridhnin nga martesat brenda te njejtit komunitet. Ishte ne Piana degli Albanesi, kur e zuri debora. Si duket u ftoh rende aq sa nje avion i posacem e mori atje dhe e solli urgjent ne Paris. Mua me tha se kishte pasur nje krize azme. Madje dhe doktorin e kishte porositur te mos na tregonin gje. Nuk donte te na shqetesonte. Pak jave me vone u nis per ne Macao...Pastaj erdhi kriza e tij, spitali, dhe vdekja e tij e papritur...

Biseda rreth burrit te saj, dhe historise se tij te deshifruar ne romanin e saj “Mortemaison”, megjithese e gjate, eshte teper pasionante per poeteshen dhe romancieren e njohur pariziane Venus Khoury-Ghata, anetare e Akademise Mallarmé dhe autore e rreth tridhjete veprave letrare. Mikeshe e afert e Alain Bosquet dhe e mjafte poeteve te medhenj franceze ajo eshte anetare e mjaft jurive per poezine dhe romanin dhe nje personalitet i shquar ne fushen e frankofonise. Libri i saj "Mortemaison" eshte padyshim pershkrimi i nje dhimbjeje te madhe per shqiptarin e humbur.

Pese vjet me vone do me binte ne dore libri i vajzes se Nurit, Jasmin Ghata, «La nuit des calligraphes» («Nata e kaligrafeve», i pritur mjaft mire nga kritika franceze dhe i perkthyer tashme ne trembedhjete gjuhe te botes.

Valle a e kishte imagjinuar Nuriu- i thashe Vanusit, - se vajza e tij do te behej nje dite shkrimtare e njohur?

Ate pasdite te permbytur me diell, Venusi vetem buzeqeshi. Syte e saj ishin te lagesht dhe te lumtur. Eshte Jasmina tashme ne kerkim te origjines se saj…


Publikuar: 22.04.2008 01:26:28
Lexuar: 100 herė
Fjalėt kyēe: Aristokrati, shqiptar, mjekesise,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Luma- pėrballė ushtrisė pushtuese sėrbe , nė nėntor 1912 Luma- pėrballė ushtrisė pushtuese sėrbe , nė nėntor 1912
Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Plani i CIA-s dhe MI-6-s: Plani i CIA-s dhe MI-6-s: "Sulmi ndaj Shqiperise, ne vjeshten e vitit 1949"
Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim Arjan Puro: Si mė ndanė rojet nga trupi i babait tim
"The New York Times": "Politika qė ndoqi Ramiz Alia president"
Si e analizoi Si e analizoi "The New York Times"-i fjalimin e Gorbaēovit: "Ja krimet e komunizmit"
Monarku Simeon: Monarku Simeon: "Njė ditė mund tė mbretėroj sėrish nė Bullgari"
Masakra nė Reēak…: Masakra nė Reēak…:
Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931 Ajnshtajni nė Shqipėri, nė pranverėn e vitit 1931
Religjionet ne Ballkan Religjionet ne Ballkan
Google Yahoo MSN