E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ekonomi > Kosovė-Ushqimi shtrenjtohet pėr 13 pėrqind
Kosovė-Ushqimi shtrenjtohet pėr 13 pėrqind
Kosovė-Ushqimi shtrenjtohet pėr 13 pėrqind
Mbi 13 pėr qind janė ngritur ēmimet e konsumit nė Kosovė, nė krahasim me vitin e kaluar. Gjatė kėtij viti, vetėm mielli dhe vaji janė shtrenjtuar mė shumė se 100 pėr qind. Ēmimi i njė buke nga 25 cent, sa ka qenė vitin e kaluar, ėshtė ngritur nė 45 cent, ndėrkaq vaji, nga 80 cent, ėshtė ngritur nė 1.80 cent. Kėto janė tė dhėnat e fundit tė Indeksit tė Ēmimeve tė Entit tė Statistikave tė Kosovės pėr periudhėn mars 2007 - mars 2008.

Asllan Ibishi, nga departamenti i statistikave ekonomike në këtë ent, thotë se ngritja e çmimeve të produkteve tjera ushqimore, është shkak i rritjes së çmimit të bukës dhe drithërave.

“Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën nga një mesatare për 13.2 për qind në mes të muajit mars 2008 dhe mars 2007. Kjo kryesisht shpjegohet për shkak të rritjes së çmimit të bukës dhe drithërave për 57.2 për qind; vajrat dhe yndyrat 65 për qind, pemët 42 për qind, qumështi, djathi dhe vezët për 19 për qind dhe përdorimi i pajisjeve për transport personal 23.3 për qind”, thotë Asllani.

Ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore në masë të madhe ka goditur buxhetin familjar. Qytetarë të ndryshëm të Kosovës pohojnë se me pagat që marrin, nuk arrijnë të furnizohen me të gjithë artikujt e nevojshëm. Njëra prej tyre është Safete Rogova, aktore në Teatrin Kombëtar të Prishtinës.

“Më këtë standard që kemi, me këto paga që marrim, unë punoj në teatër dhe marr 150 euro rrogë, unë nuk arrij të ushqehem, por as të vishem. Por, unë nuk kam gajle për vete, mendoj për të gjithë masën, për ata që nuk punojnë fare apo ata që jetojnë me asistencë sociale, apo pensione - ata e kanë vështirë. Vërtet e kanë shumë vështirë“, shprehet Rogova.

Agron Kuqi, drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Deçan, thotë se rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë të përditshëm, ka rënduar tej mase jetën e qytetarëve. Kjo situatë, thotë ai, do të rrisë edhe më tepër shkallën e varfërisë.

“Kjo rrjedhojë do të përkeqësojë edhe më shumë gjendjen ashtu të rënduar të qytetarëve të Kosovës”, thotë Kuqi.

Safete Rogova thotë se institucionet e Kosovës duhet t’i kontrollojnë çmimet në tregun kosovar, sidomos çmimin e bukës.

“Parësore është që t’u sigurohet ekzistenca njerëzve. Pastaj, këto punët tjera. Ne dimë se duhet të zhvillohet Kosova, duhet të ndërtohet, rindërtohet, mirëpo së pari duhet të ushqehet trupi, të mbahet trupi e më pas këto gjërat tjera”, shprehet Rogova.

Por, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës pohojnë se Qeveria e Kosovës nuk ka kompetenca që të ndërhyjë në çmimet e tregut kosovar. Izet Arifi, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, pohon se ngritja e çmimeve të disa produkteve ushqimore ka ndodhur për shkak të ndryshimeve globale në tregun botëror.

“Tash nuk është duke u përballur vetëm Kosova me një ngritje të çmimeve, që është shqetësuese, por me ngritje të çmimeve është duke u përballur i tërë tregu botëror dhe Kosova në këtë rast nuk është përjashtim”, pohon Arifi.

Ndryshe, edhe zyrtarë të Bankës Botërore tashmë kanë deklaruar se dyfishimi i çmimit të ushqimeve gjatë tre vjetëve të fundit mund të shkaktojë krizë globale të ushqimit.




Publikuar: 22.04.2008 02:10:26
Lexuar: 109 herė
Fjalėt kyēe: Kosov, ushqimi, shtrenjtohet,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
VIP sjellė oferta tė reja VIP sjellė oferta tė reja
Delegacion i Bankės Botėrore pėr vizitė nė Maqedoni Delegacion i Bankės Botėrore pėr vizitė nė Maqedoni
Shtohet fluksi i udhtarėve nė aeroportin e Ohrit Shtohet fluksi i udhtarėve nė aeroportin e Ohrit
SHBA: Arrihet marrėveshje pėr ndihmėn financiare SHBA: Arrihet marrėveshje pėr ndihmėn financiare
Zvicėr, rritje e fortė ekonomike dhe rėnie e inflacionit Zvicėr, rritje e fortė ekonomike dhe rėnie e inflacionit
Shėnohet defiēit rekord tregėtar Shėnohet defiēit rekord tregėtar
Shqipėria nė Korporatėn Islamike pėr Zhvillim Shqipėria nė Korporatėn Islamike pėr Zhvillim
Exxon, fitime rekord nga prodhimi dhe shitja e naftės Exxon, fitime rekord nga prodhimi dhe shitja e naftės
Ndėrtuesit e Maqedonisė me gjithnjė e mė pak punė nė botėn e jashtme Ndėrtuesit e Maqedonisė me gjithnjė e mė pak punė nė botėn e jashtme
Kush ėshtė gati pėr Euron? Kush ėshtė gati pėr Euron?
Google Yahoo MSN