Kėnaqėsia e shfrytėzuesve, investimi nė zhvillim, kreativiteti janė vetėm disa nga parametrat sipas tė cilave revista e njohur BusinessWeek e pėrpilon listėn e saj tė kompanive mė inovative nė botė. Sikurse edhe vitin e kaluar nė maje tė listės ėshtė gjendur Apple, e nė mesin e dhjetė tė parave janė pėrfshirė edhe gjashtė kompani tė sektorit tė teknologjisė komunikuese e informuese (TKI) qė janė interesante pėr ne.
Lista The World 50 Most Innovative Companies e BusinessWeek përpilohet në bazë të dhënave të grumbulluara nga tre mijë udhëheqës të kompanive udhëheqëse botërore. Secili nga personat e përfshirë në anketën e kryer është përgjigjur në 17 pyetje, e gjatë përpunimit të listës BusinessWeek ka marrë parasysh parametrat si qarkullimin trevjeçar të kompanisë, rritjen e vlerës së kompanisë, vlerën e aksioneve dhe shumë aspekte tjera.
Sikurse edhe vitin e kaluar, listës i prinë gjiganti elektronik Apple, në vendin e dytë është gjendur Google, derisa përcillet nga Toyota Motor. Vendin katërt e ka zënë General Electric derisa në vendin e pestë është pozicionuar Microsoft.
Nga kompanitë tjera në këtë listë të kompanive më inovative në botë të cilat për ne janë interesante nga TKI-ja janë gjetur edhe: Nintendo në vendin e shtatë, Sony në të nëntin, Nokia në të dhjetin, IBM në 12, HP në 15, Facebook në 25. dhe Samsung në vendin e 26-të.