E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Mes tradicionalizmit dhe modernitetit
Mes tradicionalizmit dhe modernitetit
Mes tradicionalizmit dhe modernitetit
Nga Gėzim TUSHI- Nėse do tė vėshtrojmė me kujdes disa nga shfaqjet sociale shqetėsuese nė jetėn e shoqėrisė shqiptare, nėse do tė pėrpiqemi tė gjejmė shkaqet e shumė shqetėsimeve qė pėrjetojmė pėrditė, me intensitet tė veēantė, nė mėnyrė-sjelljen sociale dhe individuale tė njerėzve tanė, pėrveē shumė arsyeve tė tjera tė natyrės materiale apo historike, sipas mendimit tim, ėshtė qėndrimi ambiguid, qė shfaqet nė vlerėsimin me shumė lehtėsi, me shumė mė pak pėrgjegjėsi ndaj vlerave morale dhe sociale tė trashėguara, tradicionale, si dhe vlerave tė reja tė shoqėrisė moderne.

Duke e parë me vëmendje këtë realitet social të shoqërisë në ditët tona, shumë shqetësime e anomali sociale, shoqërisë shqiptare i vijnë nga qëndrimi i njëanshëm, antinomik, metafizik, kundërvënës, midis "shoqërisë tradicionale" dhe "shoqërisë moderne", pa bërë dallime dhe diferencime të vlerave dhe antivlerave që ato injektojnë nëpërmjet mekanizmit të tradicionalitetit apo të modernitetit në sjelljen e njerëzve tanë.

Asnjë shoqëri nuk është e përkryer brenda vetes. Çdo model social, çdo tipologji sociale, ka gjithnjë vlerat dhe negacionet e veta. Shpesh, tek njerëzit tanë shfaqet një qëndrim nihilist, për modë dhe ekzibicion, sipas të cilit shoqëria jonë e së kaluarës ka qenë e tëra një "antivlerë sociale", në të cilën nuk ka asgjë pozitive që duhet ruajtur si vlerë. Duket se janë ekzagjeruar ca si tepër tonet mediatike, gjykimet mendjelehta, nihiliste, që në emër të modernitetit mohohet çdo gjë nga e shoqëria e kaluar "jo-perëndimore" shqiptare.

Sipas mendimit tim, shoqëria shqiptare duket se është në një rreth vicioz, që vjen nga qëndrimi dhe vlerësimi i njëanshëm i cilësive pozitive dhe negacioneve të secilës shoqëri. Ne nuk mund të jemi kaq të lire dhe të njëanshëm ne, që pasi dolëm nga "kafazi i hekurt" i shoqërisë kolektiviste, tradicionaliste, biem pa kushte në "kafazin e hekurt" të shoqërisë moderne, individualiste. Shoqëria nuk ndërtohet, as funksionon normalisht nëse mban qëndrime nihiliste apo idolatrizuese ndaj shoqërisë tradicionale, apo pranim pa kushte të çdo qëndrimi dhe sjelljeje sociale, në emër të modernitetit. Shoqërinë tonë po e dëmtojnë qëndrimet refraktare, të pranimit dhe mbivlerësimit si vlera, të disa moduleve të sjelljes morale, sociale dhe individuale të shoqërisë të së kaluarës, shumica e të cilave, padyshim janë penguese, pa vlerë. Shoqëria shqiptare sot, nuk ka nevojë për parime të shoqërisë konservatore, qoftë edhe të servirura me "pjatën e argjendtë" të vlerësimit të traditës kombëtare. Por ajo, nga ana tjetër, nuk mund të pranojë me kompleksin e modernitetit, të së resë, çdo sjellje, qëndrim social dhe individual, mjafton që të jetë i kundërt me atë që shoqëria jonë tradicionale e së kaluarës e ka konsideruar vlerë të qëndrueshme.

Në këtë pikëpamje duhet të jemi të kujdesshëm, selektivë në përzgjedhjen e çdo gjëje të mirë të trashëguar të traditës sonë, e cila nuk është e tëra negative, konservatore, pengesë e modernitetit social, ashtu siç nuk mund të jemi naivë, me komplekse inferioriteti, ndaj çdo gjëje të re që serviret si moderne, vetëm pse është e "re", e modës, që duhet pranuar pa kushte, pa analizë, kundërshtim. Shqetësimet sociale të shoqërisë tonë do të kapërcehen kur në jetën sociale, në institucionet e edukimit, në familje, shkollë, komunitet e kudo, do të dimë të mbajmë qëndrim realist, të matur, të kujdesshëm, selektiv ndaj vlerave dhe antivlerave, që vijnë qoftë nga "shoqëria tradicionale", apo nga "shoqëria moderne".



Publikuar: 22.04.2008 03:25:35
Lexuar: 78 herė
Fjalėt kyēe: Mes, tradicionalizmit, dhe, modernitetit,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit? Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit?
Fundi i turizmit masiv! Fundi i turizmit masiv!
Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės? Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės?
Rishkrimi i Historisė? Rishkrimi i Historisė?
OBT dhe kompleksi i superioritetit OBT dhe kompleksi i superioritetit
A ėshtė moderne shoqėria pa moral? A ėshtė moderne shoqėria pa moral?
Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė
Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror
Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show
Google Yahoo MSN