Maqedonia fiton laboratorėt e parė pėr kontrollin dhe analizėn e produkteve ushqimore dhe qumėshtit nė bazė tė standardeve evropiane.
Ministri i Bujqësisë Aco Spasenovski theksoi se laboratorët kanë filluar me punë në fillim të këtij viti. Dekani i Fakultetit të Veterinarisë në Shkup, Misho Hristovski deklaroi se hapja e laboratorëve të këtillë do të ndikojë në rritjen e cilësisë së qumështit në Maqedoni.
"Në Maqedoni tanimë ekzistojnë 4 laboratorë, të cilët përgatiten për akreditim. Bëhet fjalë për laboratorë të cilët i plotësojnë të gjitha kriteret evropiane për analiza dhe kontroll me qëllim që prodhimet tona të eksportohen në shtetet e BE-së", tha ministri Spasenovski.
"Është investuar rreth 450 mijë euro. Janë trajnuar kuadrot dhe tani jemi ta gatshëm të fillojmë punën", u shpreh dekani i Fakultetit të Veterinarisë në Shkup Misho Hristovski.
Drejtori i Institutit për Ushqim Pavle Sekullovski shprehet se pas hapjes së laboratorëve interesi i blegtorëve për analiza të qumështit ka shënuar rritje.
"Deri sa nuk ishte e gatshme Rregullorja, interesimi për kontrollin e qumështit ishte i ulët, ndërsa tani interesi i blegtorëve për analiza është në rritje. Për analizat dhe kontrollet e qumështit blegtorët duhet të paguajnë 300 denarë në muaj", vlerësoi Pavle Sekullovski, Drejtori i Institutit për Ushqim.
Federata e Fermerëve të Maqedonisë ka konstatuar se me 800.000 mikro-organizma në përbërjen e qumështit të papërpunuar, Maqedonia radhitet ndër vendet me qumësht jocilësor në Evropë. Ndërsa ministri i Bujqësisë Spasenovski tha se qumështi i papërpunuar me cilësi të dobët mund të vërehet vetëm në disa rajone të vendit