E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Vetja dhe kultura
Vetja dhe kultura
Vetja dhe kultura
Nuk duhet harruar gjithashtu se organizimi i vetes formohet pjesėrish nga kultura e mjedisit ku jetojmė. Nė tė vėrtetė tė shikuarit e vetes si njė tėrėsi e unifikuar dhe e inegruar mund tė jetė i vecantė pėr civilizimet perendimore. Nė kėto kultura, identiteti ėshtė tepėr i lidhur me pėrmbajtjen e vetes. Pėr shembull nė kėto vende Adoleshenca ėshtė njė periudhe e shkėputjes nga prindėrit dhe e pėrcaktimit sė vetes personale tė pavarur.

Në qoftë se do të shkonte në një vend tjetër një qytetar perendimor, identiteti i tij si indivit unik me tipare, aftësi, vlera dhe ëndërra të vecanta do të ruhej i paprekur. Kulturat Perendimore ushqejnë idenë se jeta e individit pasurohet duke pasur veten e mundshme dhe duke besuar në pushtetin dhe kontrollin personal. Mos u konformo me atë që presin të tjerët nga ty, ji më i mirë i vërtetë me veten tënde. Bëj atë që është jotja. Për të dashur të tjerët në radhë të parë duhet dashur veten Këto janë disa nga maksizmat bazë të shoqërive perendimore që rrjedhin nga kushtet sociale.

Kulturat tjera autoktone, si ato aziatike(Japonija), apo amerikanojugore, afrikane, etj., theksojnë unitetin e të gjithë popullit më shumë se sa individualitetin e cdo individi. Si rrjedhim, antarët e shoqërive të tilla nuk e konsiderojnë veten unik, njerëz të pavarur që egzistojnë vec nga të tjerët. Koncepti i vetes së pavarur krejtësisht nga mjedisi, është i huaj për japonezër. Kemi të bëjmë më shumë me një vete të ndërvarur.

Identiteti përcaktohet përcaktohet më fortë në marrëdhënie me të tjerët. Një vete e tillë ka një sens shumë më të gjerë përkatësie. Nëse një japonez, i shkëput nga familja, kolegët dhe miqtë e ngushtë ai mund të humbas lidhjen sociale që përcakton se kush është.

Një individ i tillë nuk ka nje vete të vetme por shumë të tilla, si vetja me prindërit, vetja në punë, vetja me miqtë, etj. Kjo vete është e ngulitur dhe përcaktuar nga antarësia sociale. Vetëvlerësimi lidhet ngushtë me atë cka të tjerët mendojnë per mua dhe për grupin tim.

Pak a shum një gje e tillë ndodh edhe me shqiptarët që jetojnë për një kohë relativisht të gjatë në vendet perendimore. Nuk është e rastit që një pjesë e mirë e shqiptarëve të ndodhur në perendim ndjehen për një kohë të gjatë të depersonalizuar dhe kërkojnë vazhdimisht të gjejnë edhe atje njëri-tjetrin, për të kompensuar jo vetëm mallin për atdheun, por edhe humbjen e një vete të ndërvarur.

Kjo mënyrë e ndryshme e vlerësimit të vetes ka hapur fusha interesante studimi.Në një test të njohur si test i 20-të pohimeve, subjekteve u kërkohet tu përgjigjen 20 herë me radhë pyetjes ”kush jam unë” duke dhënë gjithnjë përgjigje të ndryshme.

Rezultatet tregojnë se subjektet që u takojnë kulturave jo perendimore priren më shumë të kategorizojnë veten sipas grupeve sociale ku bëjnë pjesë, fesë, kombësisë, etj. Kurse perendimorët priren më shumë ndaj vecorive individuale, specifike e subjektive si inteligjent, specialit i fushës së caktuar.


Publikuar: 22.04.2008 06:19:38
Lexuar: 134 herė
Fjalėt kyēe: Nuk, organizimi, gjithashtu, harruar, duhet,
  


Lajmet e fundit
Femra hani sa mė pak! Femra hani sa mė pak!
Drenusha: Dashuria vjen me kohė Drenusha: Dashuria vjen me kohė
Deco dėshiron t’i japё fund karrierės nё Brazil Deco dėshiron t’i japё fund karrierės nё Brazil



Lajmet te ngajshme
Divorci dhe pasojat e tij Divorci dhe pasojat e tij
C'eshte emocioni? C'eshte emocioni?
Pėr tė qenė njė familje e lumtur! Pėr tė qenė njė familje e lumtur!
Tė flesh me dikė qė gėrhet,dėmton shėndetin Tė flesh me dikė qė gėrhet,dėmton shėndetin
Disiplinimi i fėmijėve Disiplinimi i fėmijėve
Fakulteti dhe trashja Fakulteti dhe trashja
Harresa Harresa
Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė? Femrat: Nuk tradhtojmė kurrė. Pse e kundėrshtojnė?
Nėna, babai, foshnja Nėna, babai, foshnja
Surfimi nė internet i nevojshėm pėr trurin Surfimi nė internet i nevojshėm pėr trurin
Google Yahoo MSN