Me njė vonesė prej disa muajsh, nė Shkup filloi me punė Qendra pėr pėrpunimin e tė dhėnave nga pagesa e taksave tatimore, e cila i zėvendėson 6 qendrat tjera rajonale.
Ministri i Financave Trajko Sllaveski theksoi se funksionimi i kësaj qendre eliminon shanset për manipulime, zvogëlon pritjet para sporteleve dhe e rritë efikasitetin e Drejtorisë për të ardhura publike. Sllaveski shprehet se teprica nga grumbullimi i tatimeve do të përdoret për realizimin e projekteve dhe ndërtimin e objekteve arsimore.
"Fondet nga rritja e pagesës së tatimeve do të përdoren për financimin e projekteve në arsim, shëndetësi, kulturë dhe fusha tjera nga të cilat fitim do të ndjejnë të gjithë qytetarët e sidomos paguesit e tatimeve", tha ministri i Financave Trajko Sllavevski.
Drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike Goran Trajkovski theksoi se hapja solemne e kësaj qendre nuk është në funksion të marketingut politik.
"Unë e di se kjo është punë që shihet. Këtë që sot e shihni këtu nuk është bërë me porosi për zgjedhjet. Do të thotë ky është proces pas të cilit qëndron punë 26 mujore", deklaroi
Goran Trajkovski, drejtor i Drejtorisë për të ardhura publike.
Sipas drejtuesve të kësaj drejtorie për momentin procesuohen 250 raste të manipulimeve me pagesën e tatimeve, ndërsa për 6 muajt e parë të vitit pret rritja e grumbullimit të taksave për 50 %. Funksionimi i kësaj qendre është ndihmuar nga Fondi monetar ndërkombëtar.