Konsulta gjuhėsore e Prishtinės nuk ishte thjesht vetėm njė ngjarje me peshė pėr gjuhėsinė shqiptare, ajo ishte mė shumė se kaq, ngase u bė njė referencė pėr ta kėrkuar afrimin gjithnjė e mė tė madh tė njė kombi, padrejtėsisht tė ndarė, thanė pjesėmarrėsit nė sesionin shkencor, kushtuar 40 vjetorit tė konsultės gjuhėsore dje nė Prishtinė, organizuar nga Instituti Albanologjik dhe Shoqata e gjuhės shqipe nė Prishtinė.
Në referencën e tij për konsultën gjuhësore, akademiku Rexhep Qosja tha se rëndësia historike për njësimin e gjuhës letrare kombëtare është bërë njëkohësisht rëndësi për funksionimin e ardhshëm të popullit shqiptar si një komb.
Konsulta Gjuhësore e Prishtinës është bërë në një kohë kur në jetën e shqiptarëve në Kosovë ndodhën ndryshime të rëndësishme. Ishte kjo kohë kur ne do të shënojmë një zhvillim të shpejtuar, sidomos arsimor, kulturor dhe institucional. Ishte kjo kohë kur ne në arsim dhe kërkime shkencore do ta rikthejmë traditën kulturore gjithëkombëtare - zhvillimet e shpejta arsimore kulturore dhe filologjike në Kosovë, ka thënë akademiku Rexhep Qosja.
Shefkije Islami, këshilltare shkencore e Institutit Albanologjik, në punimin e saj tha se Konsulta Gjuhësore e Prishtinës ishte një ngjarje shumë e rëndësishme në historinë tonë kulturore e gjuhësore.
Punimet e sesionit në 40 vjetorin e Konsultës Gjuhësore në Prishtinë, i përshëndeti edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Rexhep Ismaili.
Në këtë sesion punimet e tyre i paraqitën shumë akademikë dhe studiues shkencorë nga Kosova dhe Shqipëria.