Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi ka tallur kampionin anglez, Manchester United, duke thėnė se Barcelona mund ta tejkalojė ekipin anglez edhe pa yllin e lodhur, Ronaldinho.
Braziliani do të mungojë në ndeshjen e sotme në Camp Nou, për shkak të problemeve në ijë, por Messi mendon se Barcelona mund të fitojë edhe pa Ronaldinhon.
"United është një ekip i shkëlqyeshëm, por ne do të fitojmë nëse e luajmë lojën tonë. Nëse e kemi topin, kemi lojtarë të mirë dhe do të dominojmë. Do ti lëndojmë në këtë mënyrë", ka thënë Messi.
Është e vërtetë se do të na mungojnë lojtarët e mëdhenj si Ronnie, por ne jemi të gatshëm dhe mund të fitojmë. Ne luajmë për sezonin tonë. Nëse jemi në formë të mirë dhe të bindur se nuk mund të humbasim, ka shtuar argjentinasi.
I gatshëm për ndeshjen e sotme është edhe ish-ylli i Arsenalit, 30-vjeçari Thierry Henry, i cili është rikuperuar nga ethet dhe do të mund të përballet me ish-kundërshtarin e Premierligës.