Rritja e defiēitit buxhetor ėshtė pasojė e rritjes sė huamarrjes sė huaj pėr financimin e segmentit rrugor Rrėshėn-Kalimash.
Mbetet të shihet në të ardhmen se sa e studiuar ka qenë marrja e një kredie të tillë me terma tregtare, pasi mbetet të shihen kapacitetet absorbuese. Ndërkohë, investimet e huaja direkte nuk realizohen më shumë se 50% për vite të tëra. Po kështu, sistemi i taksës së sheshtë për tatimin mbi të ardhurat personale në mes të vitit 2007 ishte një politikë e shpejtuar dhe jo e studjuar mirë. Kanë qenë këto disa nga konkluzionet e ekspertëve të financave publike të Fondacionit Soros, të cilët kanë raportuar dje në Hotel Tirana lidhur me rezultatet e monitorimit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2008, projekt i filluar që më 1 janar të këtij viti. Ky projekt përfshin edhe një analizë të gjerë e kritike të politikave, praktikave dhe perspektivave që lidhen me hartimin e projektbuxheteve më të fundit nga Ekzekutivi shqiptar.
Selim Belortaja, drejtor i qendrës ACIT, tha se vendi kërcënohet nga disa rreziqe të karakterit fiskal. Këto kanë të bëjnë me vonesat në realizimin e projekteve të infrastrukturës, tashmë të filluara e të financuara nga ana e Buxhetit të Shtetit, me rritjen e konsiderueshme të defiçitit fiskal, i cili, për vitin në vazhdim. kërcen nga niveli 5,2 për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 8 për qind të PBB. Dhe kjo, kryesisht për të realizuar vetëm një segment të vetëm rrugor, siç është ai Kalimash-Morinë, ku janë përqendruar bateritë e investimeve kapitale të qeverisë.
Kurse, sipas ish-drejtorit shumëvjeçar të Buxhetit në Ministrinë e Financave, të larguar nga reforma berishiane, Gjergj Teneqexhi, problem mbetet shpërndarja jo e njëtrajtshme e fondeve buxhetore nga pikëpamja kohore, çka nuk krijon mundësinë as për Bankën e Shqipërisë dhe as për vetë qeverinë që të bëjnë një menaxhim të mirë të burimeve financiare, duke ndikuar negativisht në krijimin e inflacionit të lartë. Ndërsa merren masat në kohën e duhur për të kaluar ligjin për Buxhetin në parlament, aktet e domosdoshmë shoqëruese nënligjore, për shembull, këtë vit, janë bërë efektive vetëm më 13 shkurt të 2008-ës. Ndërkohë, ende nuk rezultojnë të detajuara fonde të tilla, si ato të përfshira në kategorinë e shpenzimeve grant ekualizues, në favor të pushtetit vendor. Teneqexhi theksoi se nuk është me vend përdorimi i vazhdueshëm i rialokimit të fondeve të pashfrytëzuara buxhetore, gjë, të cilën Kushtetuta e parashikon vetëm në raste emergjencash, por qeveria e përdor dy-tri herë në vit. Gjatë viteve 2006 dhe 2007 janë hasur shpesh probleme të tilla në realizimin e Buxhetit të Shtetit, si vonesa në kryerjen e procedurave ligjore, programim jo i saktë i projekteve dhe rialokim i shpeshtë investimesh, që shkaktojnë mosrealizime në investimet publike dhe veçanërisht në shpenzimet kapitale.
Sipas ekspertëve të Soros-it, rritja e defiçitit buxhetor është pasojë e rritjes së huamarrjes së huaj për financimin e segmentit rrugor Rrëshën-Kalimash. Mbetet të shihet në të ardhmen se sa e studiuar ka qenë marrja e një kredie të tillë me terma tregtare, thanë ata, pasi mbetet të shihen kapacitetet absorbuese. Ndërkohë, investimet e huaja direkte nuk realizohen më shumë se 50% për vite të tëra. Qëllimi i Ministrisë së Financave për të shpërndarë barrën e taksave në mënyrë më të barabartë dhe më pak deformuese nuk u shoqërua me politika për të lehtësuar efektin e kësaj takse në nivelet e ulëta të të ardhurave.