E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Reforma pa reformatorėt
Reforma pa reformatorėt
Reforma pa reformatorėt
Nga Mero Baze-Shqipėria arriti tė transformojė tėrėsisht sistemin e saj elektoral, nga njė mazhoritar i pastėr nė zgjedhjet e para pluraliste tė vitit 1991 nė njė proporcional tė pastėr pėr zgjedhjet e pritshme tė vitit 2009. I mbijetuari i vetėm i kėtij eksperimenti tė gjatė 19-vjeēar, kryeministri Sali Berisha, ia doli t’i japė shans jetėgjatėsisė sė tij politike me njė sistem tėrėsisht tė ndryshuar nga ai me tė cilin hyri dhe mbijetoi pėr 19 vite nė pluralizėm.

Reforma e bërë në Kuvend është më e thella në historinë e politikës shqiptare, pasi ajo prek vetë klasën politike dhe ka efekte direkt mbi të ardhmen e politikës shqiptare. Edhe paketa kushtetuese e vitit 1992, edhe Kushtetuta aktuale e vitit 1998 nuk kanë qenë ndryshime thelbësore në sistemin elektoral. Ato kanë modifikuar versione të sistemit të përzjerë mes mazhoritarit dhe proporcionalit, por kurrë nuk kanë ndërmarrë një hap kaq radikal. Për këtë arsye votimi i 21 prillit në Kuvendin e Shqipërisë mbetet reforma më e thellë politike e pluralizmit në Shqipëri. Përmbledhtazi kjo reformë i vë kufij spekulimit të partive të vogla, rrit karakterin politik të konkurrimit, forcon besnikërinë politike në partitë e mëdha dhe i jep kuptim përfaqësimit politik të individëve. Pas një periudhe ku pluralizmi kishte humbur kuptimin, demokracia po identifikohej me spekulimin në përfaqësim, kjo është një reformë e madhe reale, historike dhe e pazëvendësueshme për historinë e politikës shqiptare. Ajo do të prodhojë një realitet të ri politik, i cili do të jetësohet pas vitit 2009 në skenën politike shqiptare. Natyrisht, dhe ky sistem nuk do të jetë i përjetshëm, por atij i duhet dhënë kohë dhe mundësi të prodhojë një realitet më përfaqësues në politikën shqiptare.

Por, kjo reformë e madhe është ndoshta reforma e vetme që nuk ka reformatorë. Dy prodhuesit e saj të mëdhenj, Sali Berisha dhe Edi Rama, nuk u bashkuan për të sakrifikuar diçka nga pushteti i tyre apo për t’i dhënë fund një historie që punonte kundër shoqërisë shqiptare. Ata u bashkuan për të kundërtën e saj. Të futur të dy në krizë, secili për llogari të vet, ata kuptuan nevojat e njëri-tjetrit dhe u bashkuan. Reforma do të ishte historike, sikur të ishte vetëm elektorale dhe Sali Berisha dhe Edi Rama do të mbeteshin dy reformatorët. Por, në të vërtetë, reforma elektorale u përdor si dhuratë për Edi Ramën, kurse pjesa e dytë, reforma institucionale, si dhuratë për Sali Berishën. Pra, Berisha dhe Rama nuk u bashkuan për një qëllim, por për dy qëllime ose më mirë të themi secili për të vetin. Edi Rama e kishte të nevojshme këtë reformë elektorale dhe bashkë me të dhe Shqipëria. Ai nuk mund të mbante dot nën kontroll një parti të stërmadhe me shumë figura si Partia Socialiste, nëse nuk kishte në dorë një mekanizëm presioni, siç është ky që i dhuron me të drejtë ky sistem elektoral. Fati bëri që këtë nder të madh t’ia jepte armiku i tij më i madh, ai me të cilin ai ka 18 vite që identifikohet si kundërshtar në skenën politike. Sali Berisha i dha mundësinë Edi Ramës të ketë kontrollin mbi Partinë Socialiste dhe të lërë jashtë dyerve të saj përfundimisht çdo kundërshtar të tij. Në shkëmbim të kësaj Edi Rama i ka dhënë Sali Berishës dy garanci të mëdha. Së pari, i ka dhënë garancinë që ai nuk rrëzohet nga pushteti deri në vitin 2009, pasi, kushdo që rrëzon, çon vendin në zgjedhje dhe, së dyti, i ka dhënë qetësinë në raport me rivalin e tij real, presidentin Bamir Topi. Mbështetësit e këtij të fundit u bënë qesharakë dhe dëshmuan mungesë integriteti politik, pasi më shumë sesa luftë me Sali Berishën deshën një arsye që të mos turpëroheshin publikisht dhe Berisha ua dha atë. I lejoi ata të mblidhnin firma pro mbrojtjes së opsionit të tyre për zgjedhjen e presidentit dhe, pasi i mblodhën, iu tha se nuk mund të shkonin më tej, pasi gjërat i kishte në dorë vota e PS. Të njëjtën gjë iu bëri dy ditë më parë dhe aleatëve të tij rebelë në koalicion. I mblodhi disa minuta para votimit, iu premtoi se do t’iua bëj nderin te Kodi Elektoral dhe pastaj do t’iu thotë se votat e Kodit i ka në dorë Partia Socialiste. Kjo është epërsia normale që atij i jep reforma, që ata sapo kanë miratuar.

Duke qenë një reformë pa reformatorë, kjo është një reformë pragmatiste e dy drejtuesve më të mbështetur politikë në vend. Gjithkush që mendon se kjo reformë do të çimentojë në krye të PS dhe PD dy autorët e reformës, e tepron në parashikimin e tij. Reforma elektorale natyrisht iu jep fuqi të momentit dy liderëve kryesorë, por jo pushtet të përjetshëm atyre. Njëri prej tyre do të humbasë në zgjedhjet e vitit 2009 dhe do të marrë përgjegjësi duke u larguar. Tjetri natyrisht do t’i gëzojë frytet e reformës, qoftë ato që shtoi Berisha, qoftë ato që deshi Edi Rama. Demokracia është një realitet i gjallë, pasi të ndëshkon, edhe kur tenton të bësh lojë. Çdo sistem i kalbur, kur përsoset, ndëshkon ata që tentojnë ta përsosin. Kjo reformë është jetike për Shqipërinë, pasi do të ndëshkojë së paku një nga dy autorët. Dhe për kaq ia vlen ta mbështesësh. Është e vetmja reformë në botë me dy autorë dhe pa asnjë reformator.



Publikuar: 23.04.2008 04:30:36
Lexuar: 51 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
“Hearing”- demokratizim apo kontroll?! “Hearing”- demokratizim apo kontroll?!
Mes tradicionalizmit dhe modernitetit Mes tradicionalizmit dhe modernitetit
Tymi i bardhė mbi Beograd Tymi i bardhė mbi Beograd
Kur vetė “klienti” tė le pak nė baltė Kur vetė “klienti” tė le pak nė baltė
Barazi apo drejtėsi gjinore? Barazi apo drejtėsi gjinore?
Retorika dhe politika Retorika dhe politika
Si mund tė kemi njė Obama te ne? Si mund tė kemi njė Obama te ne?
Krim-industria! Krim-industria!
Rusia, debati i munguar Rusia, debati i munguar
Shkenca duhet t’i paraprijė ekonomisė dhe zhvillimit Shkenca duhet t’i paraprijė ekonomisė dhe zhvillimit
Google Yahoo MSN