E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Kultura > Tiranė-Sot, Dita Botėrore e Librit
Tiranė-Sot, Dita Botėrore e Librit
Tiranė-Sot, Dita Botėrore e Librit
Nė Bibliotekėn Kombėtare nė Tiranė do tė festohet sot Dita Botėrore e Librit. Ky institucion nė bashkėpunim me Ministrinė e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve do tė organizojnė njė ceremoni tė veēantė, ku do tė marrin pjesė shkrimtarė, botues, studiues, njerėz tė letrave, etj.

Mësohet se në këtë ceremoni, ministri i Kulturës Ylli Pango do të dorëzojë trofeun e Çmimit Kombëtar të Bibliofilisë "Lumo Skëndo", për botimin më të mirë të vitit. Data 23 prilli, dita e cila kujtohet në të pesë kontinentet, si Dita Botërore e Librit, është caktuar nga UNESCO në nderim të shkrimtarit të shquar anglez, Shekspir, pasi me 23 prill ai ka ditën e lindjes. Në këtë ditë ka vdekur Miguel Servantes dhe Inca Garcialaso de la Viega. Po në këtë datë kanë lindur edhe mjaft shkrimtarë të shquar, si Maurice Druon, K. Laxnes, Vladimir Nabukov, Josep Pla dhe Manuel Mejia Vallejo. Që nga viti 2002, edhe Shqipëria fillimisht me nismën e Bibliotekës sonë Kombëtare dhe e pasuar nga institucionet e tjera kulturore e arsimore të vendit, etj, i është bashkëngjitur dhjetëra vendeve të tjera të botës për festimin e kësaj dite të shënuar të dijes, e cila është pjesë e kalendarit kulturor botëror. Në vende të ndryshme, në këtë ditë feste të librit, që përfshin natyrshëm të gjithë moshat e nivelet e shoqërisë, dashamirës e adhurues të librit, kanë gjetur mënyra origjinale për ta festuar. Kështu, në Spanjë, të frymëzuar nga tradita e bukur katalane, është jetësuar nisma speciale me sloganin "Dhuro një libër, dhuro një trëndafil", Në Norvegji, "Duke lexuar në librari", në Francë, "Duke lexuar nëpër rrugë", në Afrikë, "Për leximin publik", ku vullnetarët e rinj u lexojnë libra të sëmurëve, të moshuarve, të verbërve në shtëpitë e tyre, etj.


Publikuar: 23.04.2008 04:51:42
Lexuar: 74 herė
Fjalėt kyēe: Sot, dita, boterore, librit,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
"Tregime nga Ballkani" nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės
Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve Paskaljeviē, pėrgjigje nacionalistėve
Paskaljeviē gjurmon tė martuarit Paskaljeviē gjurmon tė martuarit
Helmimi i fesė Helmimi i fesė
Ekspozohen veprat Ekspozohen veprat "patriotike" tė piktorėve shqiptarė
Shtėpia e lindjes sė Enver Hoxhės Shtėpia e lindjes sė Enver Hoxhės
Instituti i Historisė po realizon projektin “Historia e Kosovės” Instituti i Historisė po realizon projektin “Historia e Kosovės”
Kryeveprat qė dalin nga pylli Kryeveprat qė dalin nga pylli
Nė emėr tė popullit Nė emėr tė popullit
Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional” Nė panairin e sivjetmė tė librit u promovua vepra publicistike “Rugova, vizioni nacional”
Google Yahoo MSN