Rritja e inflacionit e ka bėrė tė vėshtirė shlyerjen e kredive nga klientėt e bankave, vecanrėisht pėr ata qė kanė marrė hua pėr shtėpi. Pėrballė rritjes sė ndjeshme tė kostos sė jetesės nė vend, kėta qytetarėt shqiptar duhet tė kursejnė pėr tė paguar kėstet mujore tė kredive
Rritja e nivelit të inflacionit po e vështirëson shlyerjen e kredive nga klientët e bankave. Shtrenjtësimi i mallrave të konsumit ka tkurrur buxhetet familjare. Në këto kushte, qytetarët që kanë marrë kredi, kryesisht për shtëpi duhet të kursejnë për të paguar këstet mujore. Por ekspertët e bankave deklarojnë se kjo dukuri ende nuk është shqetësuese, pasi kreditë iu janë dhënë klientëve që kanë mundësi financiare për të përballuar interesat. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Bankave, Elvin Meka shpjegon se presionet janë rritur për shkak të inflacionit, por ende nuk bëhet fjalë për alarm. Sipas tij, bankat i kanë përzgjedhur klientët e tyre, të cilët janë kryesisht nga shtresa e mesme dhe kanë aftësi paguese, pavarësisht rritjes së inflacionit.
Sipas Mekës, një tjetër element që luan në favor të bankave është edhe efekti psikologjik. Pasi për shkak të problemit të strehimit, qytetarët që kanë marrë kredi për shtëpi, kanë pagesën e kësteve më parësore edhe se ushqimi.
Pavarësisht përzgjdhjes që bankat u bëjnë klientëve, këtë vit është vërejtur një rritje e kredive që nuk janë kthyer. Sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave, në fund të vitit 2007, huatë e pakthyera zinin 3.4 përqind të totalit të kredive që u dhanë nga sistemi bankar, ndërkohë që në shkurt të këtij viti, kjo sasi arriti në 3.8 përqind.