Programi i OKB-se per ushqimin tha se ēmimet e larta te ushqimit po krijojne sfiden me madhore qe kjo agjenci ka ndeshur ne historine e saj 45 vjeēare, duke e cilesuar ate si nje cunam te heshtur qe kercenon te zhys ne uri me shume se 100 milion njerez ne ēdo kontinent.
Drejtoresha Ekzekutive e kesaj organizate, Josette Sheeran, eshte ne Londer per nje takim mbi procedurat e ushqimit, shitjet dhe konsumatoret, organizuar nga kryeministri britanik Gordon Brown. Ajo thote se dhuna kohet e fundit ne Haiti dhe 33 vende te tjera tregon se pasiguria e ushqimit kercenon jo vetem te uriturit por edhe paqen dhe sigurine.
Rritjet e çmimeve, thote ajo, kane detyruar Organizaten Boterore te Ushqimit te shkurtoje shperndarjen e ushqimit per te varfrit.
"Ata qe jetojne me me pak se nje dollare ne dite ose 50 cent ne dite nuk kane ku te shkojne me keto çmime qe jane rritur dhe jane dyfishuar gjate gjashte muajve te fundit. Programi Boteror per Ushqimin shperndan tani shume me pak ushqim sesa ishte ne gjendje te bente qershorin e kaluar me te njejtat kontribute".
Ngritja e çmimeve, shtoi zonja Sheeran po nxjerr ne siperfaqe ate qe ajo e quajti nje fytyre te re te urise ata qe konkurrenca i ka nxjerre nga tregu ushqimor. Ne kete grup perfshihen fshataret pa toke, barinjte dhe fermeret e vegjel. Por agjencia e OKBse thote se ndikimi eshte me i madh ne shtresen e varfer urbane.
Programi Boteror i Ushqimit po kerkon me shume para nga qeverite donatore, por zonja Sheeran thote se thirrjet e organizates nuk kane qene te mjaftushme per per te perballuar rritjen e çmimeve.
"Me 25 shkurt ne njoftuam se hendeku ne buxhetin tone ishte 500 milione dollare per shkak te rritjes se çmimeve nga buxheti baze prej 2 presje 9 miliarde dollaresh. Qe nga ajo kohe ky hendek eshte rritur ne 755 milione dollare. Keshtu qe ne po bejme thirrje urgjente per ndihme per te plotesuar jo vetem buxhetin tone baze per nevojat e njerezve nga Darfuri ne Uganda, Haiti e me tej por edhe per te mbyllur kete hendek".
Shtetet e Bashkuara, qe sipas Programit Boteror te Ushqimit japin rreth 50 perqind te ndihmave ushqimore ne mbare boten, jane pergjigjur duke njoftuar 200 milione dollare shtese ne ndihma per te lehtesuar krizen. Qeveria britanike, spanjolle dhe ajo gjermane kane njoftuar gjithashtu per ndihma shtese.
Zonja Sheeran thote se bota duhet ta shikoje rritjen e çmimeve si nje alarm zgjimi per investime afatgjata, te cilat do te zgjidhnin problemin e furnizimit me ushqime. Ajo thote se fermeret e vegjel qe shpesh perpiqen te prodhojne ushqim te mjaftueshem per familjet e tyre kane nevoje per materiale per te rritur prodhimet.
Ajo dha shembullin e fermereve ne Luginen Rift ne Kenia, te cilet po mbjellin me pak pasi çmimi i pleherave e ka kaluar dyfishin qe nga dhjetori i kaluar.