Vendosja e rimelit nė sasi tė mėdha e rėndon shumė pamjen. Para se tė vendosni rimelin mbi qerpikė, kujdesuni qė furēa tė mos jetė shumė e ngarkuar.Nėse gjatė lyerjes bėheni pis me rimel, eliminoni njollėn me njė tampon pambuku tė njomur me locion pastrues pėr sytė.
Për të dendësuar qerpikët, dizenjoni në vizë të hollë rrëzë qerpikëve përpara se të aplikoni rimelin. Nëse viza me laps nuk del perfekte, sfumojeni me një penel të butë.
Nëse keni sy të lodhur dhe të skuqur, përdorni tone me bazë të ngjyrës rozë, që i jep fytyrës pamje të çlodhur. Kur lapsi i syve ju duket shumë i fortë, ngrojeni për disa sekonda, për të pasur rezultat më të mirë. Për të rregulluar formën e vetullave përdorni vetëm laps vetullash dhe jo të njëjtin laps që përdorni për sytë.

Qerpike te dendesuar
Përdorni dy ngjyra hijëzuese për kapakët e syve. Një të qartë për zonën poshtë vetullave dhe një tjetër më të errët për zonën e kapakëve të lëvizshëm, për ti dhënë më shumë ndriçim shikimit. Lapsin vijëzues përdoreni para toneve, për të mos lënë viza të çrregullta. Nëse mbani syze, përdorni një laps ngjyrë kanelle.

Lyerja e qerpikeve