E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Nga Bill Thompson, BBC- Sapo kam pėrfunduar vlerėsimin me nota tė eseve qė studentėt e mi nė City University kanė bėrė si pjesė e njė kursi pėr gazetarinė online, qė unė e jap si lėndė. Kanė bėrė punė tė mirė, sidomos nė detyrėn ku unė u kėrkoj tė argumentojnė qė BBC duhet tė detyrohet tė mbyllė shėrbimin e vet nė internet, pėr arsye se tarifa e pagesės sė licencės ėshtė pėr tė paguar vetėm pėr televizionin.Ata duket se kanė kuptuar gjithashtu qė, ēdokush qė dėshiron tė hyjė nė gazetarinė profesioniste duhet tė ketė njė farė pranie nė internet, pėrtej njė profili tė Facebook, pasi kjo ėshtė gjėja e parė qė njė redaktor do tė shohė kur ata tė aplikojnė pėr njė vend pune. Prandaj, nė internet ka disa blog-e dhe publikime online, tė cilat nė tė kundėrt nuk do tė ishin fare aty.

Ndërkohë që City University, ashtu si çdo departament tjetër i gazetarisë britanike, ka kuptuar se duhet t'u mësosh njerëzve se si të ndërtojnë faqe interneti, të shkruash gjëra që funksionojnë online dhe të përdorësh burime të rrjetit për studimet dhe kërkimet e tua, mua më takoi të bëj atë pjesën interesante, ku tregoj se si interneti po ndryshon botën në të cilën vepron gazetaria.

Kështu, ne flasim për “gazetarinë qytetare”, mënyrën se si lexuesit janë shndërruar në “ishaudiencë”, se si modeli tregtar që i bëri të mundura gazetat po sfidohet prej Google dhe Craiglist, si dhe nevojën për çdo gazetar profesionist që të ketë aftësi multimediale.

Ka qenë një lëndë goxha stimuluese, qoftë edhe për shkak se këndvështrimet e ndryshme që sjellin Ahmeti nga Turqia, Mahmudi nga Arabia Saudite dhe Liani nga Kina, sfidojnë këndvështrimin perëndimor që unë pashmangshmërisht sjell në këto diskutime dhe pjesërisht për arsye se Anouk, Hazel dhe Lisa janë gjithmonë të gatshëm të zhyten në diskutim dhe të kundërshtojnë me zë të lartë çdo gjë që unë sapo kam thënë. U bën dhjetë vjet që jap mësim në këtë lloj kursi, por nuk kam qenë kurrë në gjendje të japë mësim për të njëjtën lëndë dy herë, për arsye se gjërat ndryshojnë me kaq shumë shpejtësi, saqë ato pikëpamje revolucionare që unë sjell në njërën klasë, shndërrohen në praktika standarde me kalimin e vitit akademik.

Kemi parë blogging-un të shndërrohet nga një zakon kurioz i të vetëobsesionuarve, në një përdorim përcaktues të internetit për të gjitha llojet e komunikimit, kemi parë gazetarinë qytetare të rritet dhe të përthithet pjesërisht në rrymën kryesore të gazetarisë dhe kemi parë burime, bashkime dhe rekomandime të tjera personale në faqet e rrjeteve sociale që zëvendësojnë faqet e para të kompanive kryesore të lajmeve, teksa njerëzit përpiqen të depërtojnë më shumë te lajmet e sapoardhura.

“The Guardian”, është shndërruar nga një gazetë me një faqe interneti të këndshme, në një burim informacioni online që ka edhe një edicion special në internet, ndërkohë që “Royal Charter” i BBC e vendos tashmë degën e vet të internetit në të njëjtin nivel me TV-n dhe radion, cilido qoftë argumenti që studentët e mi mund të kenë për këtë çështje. Radio po pëson edhe ajo transformimin e vet, teksa shkarkimet online dhe podcast-et i kapërcejnë kufizimet e vjetra gjeografike, për të lejuar çdonjërin prej një miliardë përdoruesve të internetit që të shohë çdo lloj emisioni, nga çdo lloj stacioni, kudo dhe kurdo që duan.

Dhe shërbimet e reja si Twitter kanë nisur të ofrojnë mënyra alternative për të marrë lajmet, në formën e përditësimeve të shkurtra, sa i përket lajmeve të ditës, apo lidhjeve me copëza më të mëdha.

Por ne nuk ndodhemi aspak në fundin e procesit. Ajo që ka ndodhur deri tani mund të krahasohet me lëkundjet e lehta që ndihen përpara një tërmeti. Shumica e lajmeve që ne lexojmë, shohim dhe dëgjojmë prodhohen ende nga njerëz që janë të punësuar pikërisht për të bërë këtë gjë; shumica e lajmeve online vijnë nga kompani që kanë prani në botën offline të mediave; dhe ndërkohë që vërtet kemi kontribute apo komente të përdoruesve, ato janë gjithsesi plotësuese të materialeve që ofrojnë profesionistët.

Shkalla e ndryshimeve në praktikën e gazetarisë dhe modeleve ekonomike të kompanive që mbështesin dhe mbajnë në këmbë gazetarinë po fillon të bëhet e dukshme në parashikimet që bëjnë disa prej vëzhguesve më kompetentë, dhe disa prej tyre më habisin edhe mua vetë.

Për shembull, te Media Republic, një konferencë e madhe mbi të ardhmen e asaj që e quajnë “media me pjesëmarrje”, në Los Angeles, e organizuar nga qendra për internet dhe shoqëri e Harvardit, Solana Larsen, habiti audiencën kur parashikoi se një rezultat i revolucionit të internetit është se pas pesë vitesh, nuk do të ketë korrespondentë të huaj. Solana është një prej redaktoreve të Global Voices, është faqe interneti që ofron hyrje në disa prej blogger-ve më të njohur në botë dhe përpiqet të “grumbullojë, përpunojë dhe amplifikojë bashkëbisedimin global në internet”. Dhe ka të drejtë. Ideja e “korrespondentit të huaj”, i dërguar në një vend të çuditshëm për të raportuar mbi veprimtarinë e vendasve, për hir të atyre që kërkojnë që zakonet e tyre të çuditshme të interpretohen, është një relikte e një epoke para internetit.

Teksa interneti vazhdon të përhapet, ka gjithnjë e më shumë vende ku ne thjesht mund të pyesim ata që po i përjetojnë ngjarjet, se çfarë mendojnë për to si dhe të kërkojmë thellime dhe analiza nga ata që i njohin vendet dhe popujt e përfshirë.

Është një argument që Sameer Padania e nxjerr te “Reflektimi mbi botën reale 2.0”, një raport i porositur nga “One World Trust”, dhe që synon të hedhë dritë mbi mënyrën se si media paraqet botën në zhvillim, por sigurisht që gjen zbatim për të gjithë botën dhe jo vetëm shtetet që nuk janë në Perëndim. Ky ndryshim do të ndihet në të gjitha departamentet faktmbledhës të çdo kompanie madhore dhe ai mund të mos mirëpritet kudo, por është një prej atyre ndryshimeve të mëdha, i cili bëhet i dukshëm, pasi ta tregojnë. Dhe shumë ndryshime të tjera mund të kemi në vitet e ardhshme, teksa rrjeti përdor magjinë e tij në biznesin e gazetarisë.



Publikuar: 24.04.2008 04:15:44
Lexuar: 62 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit? Politika e jashtme kosovare- realitet apo mit?
Fundi i turizmit masiv! Fundi i turizmit masiv!
Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės? Pse shumė shtete arabe hezitojnė ta njohin Republikėn e Kosovės?
Rishkrimi i Historisė? Rishkrimi i Historisė?
OBT dhe kompleksi i superioritetit OBT dhe kompleksi i superioritetit
A ėshtė moderne shoqėria pa moral? A ėshtė moderne shoqėria pa moral?
Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė Kosova ka instaluar stabilitet institucional dhe qeverisje tė mirė
Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror Unioni i Mesdheut, oportuniteti i nje cikli te ri boteror
Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show Arrestimi i Karaxhiqit nuk ėshtė show
Google Yahoo MSN