E premte, 9.1.2009
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo "Nė Emėr tė Popullit je Dėnuar me Vdekje?!"
Nė Emėr tė Popullit je Zgjedhur President!, apo
Nga Robert Papa - As Edvin Rama, e as Bamir Topi nuk kanė qenė anėtarė tė partisė Komuniste tė Hoxhės( mė vonė PPSH, dhe pastaj PSSH), por shkėlqesia e Tij, Berisha ka qenė 22 vjet komunist, madje i krahut tė ashpėr(pėr kėtė duhen pyetur studentėt e tij).

Ajo parti e nisi rrugën e krimit me parrullat: Në emër të Popullit , Je dënuar me vdekje!" Tash, pas presioneve të NATO-s, na kërkohet që parulla e komunistëve tanë me kostume Armani e me vjedhje të lakmueshme edhe nga Al Kapone, të jetë : Në emër të Popullit, je zgjedhur President." Pra përsëri më urdhra, me vrasje e me mentalitet enverist.Berisha, nuk di ç'të bëjë. Ka shkelur ligjin e vet, kur pat lejuar që spiunë të sigurimit të bëheshin deputetë e ministra, dhe një ditë do japë llogari për këtë krim ndaj demokratëve. Tash ka nisur një betejë me Amerikën, mes Nju Jork Times dhe dihet se fitues nuk do jetë kryeministri ynë i hutuar dhe i shfytyruar.

Disa thonë se ka ndryshuar shumë e po behet i majtë, por disa thonë se nuk ka ndryshuar fare dhe është ai i para 12 dhjetorit të vitit 1990. Nuk ka shumë rëndësi: Ai tash ka rënë në pozicionimin e diktatorit Hoxha: Hoxha zgjodhi Ramiz Alinë se ai mund t'ia siguronte familjen e Hoxhës. Alia zgjodhi Berishën se ai, sipas Alisë siguronte familjen e Alisë dhe familjet e bllokut, e tash Berisha po zgjedh Ramën se ai ia siguron familjen e tij... por të gjithë duket se gabojnë. Berisha është në hall: Të kthehet edhe një herë si "pseudo i djathtë" apo të ikë nga politika si stalinist me dorë të hekurt e me gjëmime gërdeco-popullore. Pra a ka ardhur koha për parullat e komunistëve :Në emër të Popullit je dënuar me Vdekje?! Apo në emër të "vdekjes" je zgjedhur kryetar partie, kryeministër apo president? E, sa e koklavitur është kjo Shqipëria e Vockël. Sa shumë komunistë e ish-komuniste kërkojnë të na mbajnë peng. Por qesh mirë kush qesh i fundit. Të mos harrojnë ata që i "dashuron" populli se në duart e këtij populli të urtë , si padashje, kanë mbetur nja 200 mijë armë. Dhe në Emër të Popullit, mos na "shkrehen" pa dashur se nuk do ketë anije e helikopterë si në drejtim të Italisë edhe të Maqedonisë. Se fundi fundit ka edhe Zot!


Publikuar: 24.04.2008 04:23:09
Lexuar: 73 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Femra hani sa mė pak! Femra hani sa mė pak!
Drenusha: Dashuria vjen me kohė Drenusha: Dashuria vjen me kohė
Deco dėshiron t’i japё fund karrierės nё Brazil Deco dėshiron t’i japё fund karrierės nё Brazil



Lajmet te ngajshme
Plani shkatėrrues i shtetndėrtimit Plani shkatėrrues i shtetndėrtimit
Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Kush do ta drejtojė botėn mbas 30 vjetesh ? Kush do ta drejtojė botėn mbas 30 vjetesh ?
Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė Ndėrsa Kosova vėshtron pėr ushtrinė e ardhėshme, NATO ende brenda saj pėr njė kohė tė gjatė
Shqiptarėt mes unitetit dhe pėrēarjes gjatė dy pavarėsive Shqiptarėt mes unitetit dhe pėrēarjes gjatė dy pavarėsive
Doktrinė e re ogurzezė e Rusisė? Doktrinė e re ogurzezė e Rusisė?
Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės
Rusia, si duhet trajtuar? Rusia, si duhet trajtuar?
Patriot nuk tė bėjnė fjalėt, por veprat! Patriot nuk tė bėjnė fjalėt, por veprat!
Jo Shqiperi e Madhe, por Natyrale Jo Shqiperi e Madhe, por Natyrale
Google Yahoo MSN