Nuk ėshtė ēudi ti hipi avionit dhe tė shkoj nė Milano, pėr njė veshje qė mė fiksohet.Sa herė qė ngjitet nė skenė apo lanēon njė klip tė ri shfaqet interesante dhe shumė e sofistikuar nė look kėngėtarja Altuna Sejdiu. Veshja pėr tė ka rėndėsi tė veēantė, pasi shpreh spirtualitetin e njė personi. Shpesh ėshtė shfaqur ndryshe, duke guxuar dhe eksperimentuar forma nga mė tė ndryshme.
"Tashmë ka kaluar ajo fazë, por gjithsesi njeriu me kalimin e viteve gjen vetveten, nxjerr në pah gjëra, për të cilat nuk ka qenë i vetëdijshëm," shton Tuna. Madje, ajo thotë se klipi i fundit "Bileta" zgjoi një pjesë të anës time femërore, që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit. Në këtë intervistë ju mund të mësoni gjithçka rreth look-ut, tendencave, stileve, ngjyrave dhe aksesorëve që fshihen në gardërobën e këngëtares së talentuar.
Çfarë përfaqëson veshja për ju?
Veshjen e kisha definuar si pamje që shpreh brendësinë dhe spiritualitetin e një personi.
Një veshje për ju është e kombinuar mirë, nëse
Eshtë e kombinuar me shije dhe pa shumë ngarkime.
Gjatë karrierës tuaj televizive, kujt ia keni besuar veshjen?
Së fundmi, kam bashkëpunuar edhe me disa stilistë të njohur nga Maqedonia, por shumë shpesh i mendoj edhe vetë.
Kur e shikon veten në TV, në ndonjë spektakël të disa viteve më parë, çfarë mendon?
Varet për çfarë xhirimi bëhet fjalë; mund të mendoj diçka, lidhur me veshjen, me prezantimin tim, me flokët, me grimin
bëj analiza të ndryshme, kryesisht.
Sa të rëndësishme e konsideroni veshjen në fushën tuaj?
Sigurisht që ka rëndësi, pasi skena duhet respektuar.
E keni të vështirë të bëni ndonjë ndryshim total në look apo ambientoheni shpejt?
Më parë e kisha të lehtë të adaptohem me cilindo ndryshim të look-ut, qoftë me flokët, me grimin dhe me veshjen. Tani ekam më të vështirë.Shpesh luani edhe me ngjyrën e flokëve.Meqenëse i kam kaluar fazate eksperimenteve të ndryshme,mendoj se nuk ka look që se kam provuar. Kohët e fundit po tentoj të kem flokun e shëndoshë dhe natyral.
Sa ndryshon një veshje skenike me atë që ju krijoni për klipe?
Janë si dy anët e kundërta të njëmedaljeje.
Sa ju kushton realisht një dalje në skenë dhe sa kohë më parë përgatiteni?
Gjithnjë varet se për çfarë prezantimi bëhet fjalë;ndonjëherë me muaj të tërë, sepse veshja duhet koordinuar me këngën, lëvizjet në skenë dhe shumë momente të tjera që i përcjell ajo.
Konsultoheni shpesh me revistat e modës, për një dalje skenike?
Po, shumë shpesh, pasi ato zakonisht shërbejnë si inspirim për mua. E keqja tek unë vjen kur shfletoj revistat e modës,sepse më ndodh të fiksohem pas një veshje shumë, sa të nesërmen i hipi avionit dhe shkojnë Milano për ta blerë.
Në shpenzimet tuaja,a hyjnë edhe blerja e revistave të modës?
Patjetër që po, pasi rregullisht i blej revistat e modës. Shpesh vizitoj web, faqet e njohuratë modës. Më tërheqin dhe i shikoj me shumë vëmendje javët e modës që bëhen nëpër metropolet botërore dhe do të doja shumë të isha një ditë prezent në ndonjë prej tyre.
Sa shpenzoni për veshje?
Jam megalomane e vërtetë, pasi shpenzoj shumë, por gjithçka është e arsyeshme, kur është karriera në pyetje.
Cila është veshja më e shtrenjtë në gardërobën tuaj, e cilës firme është dhe sa ka kushtuar?
Nuk preferoj të flas për çmime;mendoj se në koleksionin e çantave dhe këpucëve që kam mund të fshihet copa dhe lëkura më e shtrenjtë në gardërobën time.
Aktualisht, a ka ndonjë person që fshihet pas vezullimit të pamjes suaj?
Gjithmonë po, njerëz me shije, të cilëve u besoj.
Me kalimin e viteve, a ka ndodhur ndonjë ndryshim shijesh? Nëse po, ku konkretisht?
Njeriu me kalimin e viteve gjen vetën, mundohet të nxjerrë në pah gjërat për të cilat edhe nuk ka qenë i vetëdijshëm. Mendoj se tek unë kënga "Bileta" zgjoi një pjesë të anës time femërore që gjithmonë është fshehur si hije e rebelizmit.
Kur ndiheni më mirë, kurveshjen tuaj ia besoni një stilisti apo kur e ideoni atë vetë?
Kur gjejmë kompromisin dhe zgjidhjen e vërtetë, së bashku me stilistin.
Është i vërtetë fakti që ju shpesh e ideoni vetë veshjen tuaj?
Kur punoj me stilist, mund të sugjeroj diçka, por zakonishtua lë punën profesionistëve dhe nuk dua të ndërhyj. Shumicën e veshjeve i blej të gatshme dhe i kombinoj vetë.
Ju ka ndodhur ndonjëherë që të ndërroni mendim përveshjen tuaj, në momentin e fundit të daljes në skenë?
Po, nëse nuk jam ndjerë mirë.
Jeni e fiksuar pas etiketave,dhe cilat firma ju pëlqejnë?
Po, kur është kualiteti në pyetje.Më pëlqejnë Dsquared, D&G,Guçi.
Ngjyra juaj e preferuar dhe dominonte në gardërobë?
Ngjyra ime e preferuar është ajo e momentit të disponimit që kam. Mund të jetë blu, kafe, e gjelbër.
Sa ndryshon në veshjete përditshme nga ato skeniket?
Skena kërkon ekstravagancën e saj, e cila shpeshherë te ne e merr formën e shundit edhe kichit. Në përditshmëri është tjetër pune, pasi i dua veshjet sa me komfore dhe make upminimal.
Pëlqeni më shumë veshjet sportive apo klasike?
Sportive, pa dyshim, pasi klasikja do të vijë me kohë.
Ju jeni dakord me thënien që veshja, në një farë mënyre tregon edhe personalitetin e një personi?
Nuk e di sa mund të jem dakord,por është e vërtetë që ndonjëherë veshja është reflektim i gjendjes sonë shpirtërore, por, nga ana tjetër, mund edhe të mos jetë ashtu. Gjithçka varet nga personi dhe perceptimi i tij për veshjen.
Sa vend zënë aksesorët në gardërobën tuaj dhe cilëtjanë më të preferuarit?
Në koleksionin tim janë aktualë aksesorët me gurë Swarovski.Gjithashtu, edhe syzat e diellit i konsideroj si pjesë e imazhit ditor.Gardëroba juaj nuk do tëkishte kuptim pa
Çantën e kombinuar dhe xhaketën e duhur.
Parfumi juaj ipreferuar?
Nuk jam e fiksuar pas njëparfumi; herë pas herei ndryshoj, sepse çdo parfum më kujton ndonjëperiudhë të caktuar kohore. Për momentin,përdor Diamonds nga Armani, në kombinim me qumështin për trup.
Produktet kozmetike?
Biologique Recherche janë të preferuarat emia. Produktet janë të bazuara në ekstraktet më të pastërta me origjinë botanike dhe bioteknologjike.
Shpenzimi më i fundit që keni bërë për rroba dhe çfarë ka qenë konkretisht?
Syzat e diellit Armani dhe një fustani nga stilisti i njohur grek Divas.
A e harroni ndonjë aksesor,që e keni planifikuar për ta vënë përpara se të dilni në skenë, ose kur keni xhirim për klipe?
Mund të ndodhë. Kjomë ndodh më shpeshme vathët po, nëse kombinimi është kalues edhe pa atë aksesor, as nuk e vras mendjen shumë.