|
Edhe njė herė Pamje nga ura
Shfaqja e suksesshme "Pamje nga ura" do tė rikthehet kėtė fundjavė nė skenėn e Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Vepra e dramaturgut tė njohur Artur Miler, e cila njohu premierėn fundvitin e kaluar, qė nė shfaqjet e para konfirmoi suksesin tė cilin me sa duket do ta vazhdojė edhe nė kėtė fundjavė.
Me regji të Albert Mingës dhe nga një kast aktorësh të njohur si Timo Flloko, Yllka Mujo, Bujar Asqeriu, Fatos Sela, Indrit Çobani, kjo dramë e Milerit e konsideruar si një vepër e vështirë, brenda 2 muajve është prezantuar për publikun të paktën 25 herë duke shënuar një numër rekord shikuesish. "Pamje nga ura", e shkruar nga dramaturgu amerikan në vitin 1950, në kohën e Luftës së Ftohtë me idenë e një skenari filmi, por që nuk u realizua, është historia e emigrantit Edi Karbones në Nju Jork, i cili duke patur një jetë të pasigurtë rrezikon familjen, miqësinë apo edhe fqinjësinë. Duke patur si kryefjalë trajtimin e temës së emigracionit dhe të integrimit të njerëzve në kultura dhe vende shumë larg origjinës së tyre, duke pasur në sfond New Yorkun, në këtë situatë shpërthen dhe pasioni shkatërrues dhe i papajtueshëm me çdo parim moral i Edi Karbones. Realizues i dramës është regjisori i njohur i skenës dhe i ekranit, Albert Minga. Personazhin kryesor të dramës, atë të Edi Karbones, e interpreton Timo Flloko, shoqëruar nga aktorë Yllka Mujo, Fatos Sela, Bujar Asqeriu, Holta Gixhari dhe Indrit Çobani. Kjo dramë u vu 44 vjet të shkuara, nga regjisori Pirro Mani në skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi" të Korçës, kur sapo ishte kthyer nga studimet në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, ku dhe kishte interpretuar Edi Karbonen, personazh me një ndërgjegje të ndërlikuar. Me këtë antihero të Nju Jorkut, në epokën e pasluftës së Dytë Botërore, Mani ishte njëherësh aktor dhe regjisor i kësaj pjese. Por, pasi u vu në skenën e Korçës dhe pas një turi në Shqipëri, ajo u ndalua nga instancat më të larta të shtetit komunist duke u konsideruar "një dramë frojdiste".

Publikuar: 25.04.2008 01:45:32
Lexuar: 98 herė
Fjalėt kyēe: Edhe, pamje, ura, |
 |
|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|