Goshev: Nevojitet plan pėr ballafaqimin me shokun e listės sė ēmimeve, sepse ushqimi edhe mėtej do tė shtrenjtohet edhe nė botė edhe nė Maqedoni
Ka më shumë gjasa që të pritet se çmimet e ushqimit në botë, por edhe tek ne nuk do të ulen dhe se duhet të jemi të përgatitur për një gjende të tillë, deklaroi guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Petar Goshev. Ai në seminarin me temë "Çmimet e ushqimit dhe inflacioni", të organizuar nga BPRM-ja, tha se inflacioni në muajin mars në vitin 2008 ka qenë 10,2 për qind dhe se rritja e shpenzimeve për ushqim janë 20,6 për qind.
"Në Maqedoni rritja e çmimeve të ushqimit është në ndër më të lartat", shtoi guvernatori. Në mars në nivel vjetor, çmimet janë më të larta për 20,6 për qind. Në kuadër të këtij indeksi agregat për ushqimin, çmimet e prodhimeve nga drithri janë rritur për 26 për qind, perimeve të freskëta dhe të përpunuara për 37,7 për qind, e pemëve të freskëta dhe të përpunuara për 29,8 për qind, të qumshtit për 20,6 për qind, e yndyrave për 49,9 për qind.
Përgjigjia më e mirë, sipas Goshevit, në raste të tillas shoku i listës së çmimeve është konkret plani për rritjen e ofertës së prodhimeve ushqimore bujqësore dhe industriale nga prodhimi vendor.
"Investimet e rritura në këtë sektor dhe masat rigoroze për parandalimin e degradacionit të mëtejshëm i tokës së përpunuar janë përgjijge e vetme. Klima për investime në këtë sektor, pas lënies pas dore me dekada është e shkëlqyeshme. Shkalla e përfitimit po rritet, me rritje të rëndësishme të çmimeve të ushqimit, e cila me siguri nuk është e natyrës afatshkurte, e rritja e kërkesës në botë sipas të gjitha parashikimeve do të vazhdojë", deklaroi Goshev.
Shumica e Bankave qendrore në botë, sipas Goshevit, reagojnë me shtrirje të politikës monetare.
"Ashtu reagon dhe do të reagojë edhe BPRM-ja, pa marrë parasysh disa mendime se gjoja "këtu nuk ka se çfarë të bëhet", tha guvernatori i Bankës Popullore.
Çmimet e ushqimit në botë në muajin janar të këtij viti në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar janë rritur për 33 për qind, ndërsa e energjisë, e cila është faktor i rëndësishëm edhe në prodhimtarinë e ushqimit për 65 për qind.