Komuniteti open source ėshtė me i pasur edhe pėr njė version tė shpėrndarjes sė popullarizuar tė Linux-it. Pos risive dhe pėrmirėsimeve tė shumta, Ubuntu 8.04 ka shenjėn LTS (Long Term Support) e cila tregon mbėshtetjen zyrtare trevjeēare dhe pėrmirėsime tė kėtij versioni tė sistemit operativ.
Ubuntu 8.04 Hardy Heron është versioni i dytë i shpërndarjes më të popullarizuar të Linuxit e cila bart shenjën LTS, e më parë se Hardy Heron këtë shenjë e ka pasur vetëm versioni 6.06 apo Dapper Drake. Secila nga versionet e Ubuntus vjen, përveç me shenjën numerike, edhe me emërtimin të cilin e zgjedhin vet shfrytëzuesit, i cili ndjek rregullin e analfabetit.
Sa u përkët risive në versionin e ri të Ubuntus, ai sjell përmirësime të shumta në fushën e sigurisë dhe stabilitetit, mirëpo nga përvoja personale duhet të themi se gjendja në këtë fushë në versionin e fundit 7.10 Gutsy Gibbon ka qenë më shumë se e kënaqshme.
Në paketën e sistemit operativ shfrytëzuesve u ofrohen edhe shumë aplikacione tjera, dhe atë në versionet më të reja, kështu që së bashku me Hardy Heron, për shembull, në mënyrë automatike do të shkarkoni edhe Firefoxin në versionin 3.