Thėnė teknikisht dhe duke ndjekur njė definicion mė tė gjerė tė termit shoqėria civile mediat janė, nė fakt pjesė e shoqėrisė civile. Ato ndajnė qėllimet e njėjta, me shpresė (por jo me domosdoshmėri) idetė e njėjta me organizatat e shoqėrisė civile. Prandaj, ato duhet tė janė nė gjendje tė bashkėpunojnė mė mirė.
Ky definicion më i gjerë, natyrisht, trajton shoqërinë civile si një grup vlerash, përfshirë pluralizmin, bashkëjetesën dhe pranimin e ndërsjellë të pikëpamjeve të ndryshme botërore dhe mënyrave të jetesës. Kur flitet për organizatat e shoqërisë civile, në anën tjetër, lë të kuptohet definicion shumë më të ngushtë që median lë jashtë së paku shumicën e mediave, të cilat, edhe pse mund të janë themeluar si OJQ jopërfituese, i takojnë dy sektorëve tjerë të organizatave: sektorit privat përfitues apo publik.
Vet fakti që ne ndjejmë nevojën për të diskutuar marrëdhënien në mes të medias dhe shoqërisë civile (të kuptuar në definicionin e ngushtë të organizatave të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare), dëshmon që diçka nuk është në rregull, që diçka po mungon.
Merrni parasysh, për shembull, Panairin e 5-të të OJQ-ve, që është mbajt në fillim të dhjetorit 2005 në Shkup, Maqedoni. Një ngjarje treditore, në kuptimin e plotë të fjalës me qindra organizata që morën pjesë, me program të ngjeshur me punëtori, debate dhe diskutime në formë të tryezave të rrumbullakëta, meritoi disa shpallje të përgjithshme në gazetat kryesore. Kamerat, fotografët dhe reporterët u panë në numër të madh vetëm për pesë apo pak më shumë minuta të cilat ia kishte kushtuar edhe Presidenti i Republikës për ceremoninë e hapjes.
Ju do të gjeni shumë gjëra për tu përmendur të përkushtimit të mediave për politikat e larta dhe skenën e shou biznesit në Ballkan, tabloidizimin e tyre, ndjeshmërinë ndaj skandalozeve dhe magjepsjeve (nëse aplikohet ai mbiemër, në përgjithësi) në këto pjesë të botës, në qasjen lajm i keq është lajm i mirë. Nuk vjen si befasi, atëherë, që mediat aplikojnë të njëjtën qasje për OSHC-të dhe OJQ-të, që rezulton me paraqitjen e tyre si të mbyllura, përjashtuese, entitete të papërgjegjshme publike, shpesh të trajtuara tradhtarë të kombit dhe shtetit, mercenarë të huaj.
Krejt kjo, natyrisht, mund të arsyetohet nën lirinë e shprehjes dhe sovranitetit të politikave të parimeve redaktuese. Çështja është, çfarë bëjnë organizatat e shoqërisë civile për të ndryshuar këtë këndvështrim, të provokojnë mbulim pozitiv dhe forcë që media të veprojë në obligimet e saja të shoqërisë civile sesa të drejtojnë punën e tyre apo interesat politike, edhe në qofshin legjitime ato.
Një numër i madh i organizatave, për fat të keq, përballen me situata që duhet punuar kundër rrjedhës së përhapur të opinionit publik në vendet prej nga vijnë ato. Nivel shumë më i lartë i investimit në aftësitë dhe njohuritë për marrëdhëniet e përmirësuara me publikun duhet të janë urdhra ditore, pasi që besimi në organizata individuale që specializojnë në këtë fushë të punës qartazi janë të pamjaftueshme.
Shqipëria
Mediat në Shqipëri u gjeneruan pas rënies së regjimit komunist. Ato kaluan në një transformim të përgjithshëm, duke u afruar edhe më shumë me realitetin.
Çast kthimi: si një instrument i fortë media është përdorur për të kontrolluar sjelljet e popullsisë nëpërmjet indoktrinimit. Media punonte për liderët, transmetonte urdhra për shoqërinë dhe nuk tregonte se çfarë kishte nevojë dhe dëshironte kjo shoqëri. Ka qenë një numër i limituar i medias në numër dhe lloje; vetëm një televizion dhe një radio dhe më pak se 10 gazeta. Ato së shumti publikonin informacion mbi sukseset e komunizmit në punët e brendshme dhe ato të jashtme, duke lënë mënjanë realitetin mizor dhe vuajtjen e njerëzve. Madje edhe kur problemet diskutoheshin ose trajtoheshin në media, i adresoheshin institucioneve që kontrolloheshin prej regjimit ose drejtpërdrejtë personave të cilët quheshin armiq të popullit.
Përgjatë rënies së regjimit media ngeli nën kontrollin e firmave të regjimit. Megjithatë era e ndryshimeve dhe lirisë po shpërthente tek gazetarët shqiptarë. Lajmet ishin gjithmonë rreth përpjekjeve dhe sukseset e regjimit për të penguar ndryshimet e bëra nga disa të papërgjegjshëm.
Më vonë ishe një bum në lirinë e medias; media u fokusua shumë në ngjarjet dhe zhvillimet e shoqërisë dhe ndikimet që politikanët kishin mbi shoqërinë. Media përpiqej të ishte e pavarur në prezantimin e jetës së shoqërisë civile, por shumë media ishin të ndikuara nga preferencat politike.
Që atëherë media është zhvilluar nga kërcime dhe kufizime. Ka një numër të madh gazetash, revistash, radiosh dhe televizionesh, ku gjithsecili ka karakteristikat e veta. Megjithëse shumë prej tyre janë të politizuara, ato mund ta mbështesin shoqërinë civile. Por, përveç disa vlerësimeve të mira që janë bërë, disa OJF kanë rezervat e tyre për sa i përket transparencës dhe neutralitetit të mediave.
Shumë OJF kanë organizuar fushata kundër bizneseve ose kompanive si: KESH, Albanian Beg Ambient, INA-Naftaplin, Royal Casino etj, përveç faktit se këto kompani financojnë mediat nëpërmjet reklamave, pozicioni i medias nuk është shumë favorizues për shoqërinë civile. Kjo është interpretuar si një lloj varësi dhe censure e medias.
Lexoni paraqitjet e shkurtra të gjendjeve në vendet e rajonit.
Kosova
Si rezultat i fushatës së NATO-s në vitin 1999 popullatës së Kosovës iu dha një mundësi e re për të zhvilluar shprehje të pavarur të opinionit publik me ndihmën e mediave të lira. Roli i shtypit kualitativ në zhvillimin e opinionit publik reflektohet qartë në objektivat e saja.
Shtypi duhet të ketë një rol në zhvillimin e shoqërisë civile, që karakterizohet me paraqitjen e strukturave demokratike, një sistem të organizuar ligjor, garanci për të drejtat e njeriut dhe ekonomi tregu si alternativë ndaj ekonomisë shkatërruese socialiste.
Duke qenë forumi më i rëndësishëm për diskutim publik, shtypi duhet të jetë i lirë dhe i pavarur në mënyrë që të krijojë një mundësi për publikun që të gjykojë sa pavarur aq edhe objektivisht sa është e mundur. Në shoqërinë e pasluftës së Kosovës, e cila është nisur të drejtohet kah shoqëritë demokratike të orientuara perëndimore, kjo është një orvatje e vështirë.
Ende është shumë vështirë për shtypin kualitativ të luaj rolin që duhet të luaj dhe të gjej vendin e saj në shoqëri në një situatë kur zbatimi i ligjit ende mbetet i dobët, siguria publike është më tepër një dëshirë dhe procesi i pajtimit në mes të grupeve etnike të shqiptarëve dhe serbëve ka nevojë për një kohë të gjatë.
Gjatë viteve të nëntëdhjeta, një formë e hershme e shoqërisë civile u zhvillua në Kosovë gjithashtu. Si edhe vendet tjera e bllokut Lindor zgjodhën një shoqëri pluraliste të hapur dhe kundër totalitarizmit si dhe shprehen mosbindjen e tyre qytetare, në Kosovë një numër i grupeve alternative dhe shoqata u themeluan gjithashtu. Asokohe, u themelua një lëvizje alternative. Intelektualët iniciuan themelimin e grupeve opozitare siç ishin Shoqata e Shkrimtarëve, Shoqata e Filozofëve dhe Sociologëve të Kosovës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si dhe disa gazeta opozitare.
Kjo periudhë shpiu në krijimin e një shoqëria civile pak a shumë aktive. Si rrjedhojë e izolimit të tyre nga jeta publike, shqiptarët u bashkuan me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre qytetare për kulturë, arsim dhe jetë të rëndomtë nëpërmes mundësive dhe mënyrave të shoqërisë civile. Veç kësaj, shoqata të ndryshme, të cilat nuk i takonin strukturës së autoriteteve paralele, ndihmuan popullatën në aktivitetet të ndryshme.
Kjo situatë ndryshoi tërësisht pas luftës. Iniciativa e Shoqërisë Civile kosovare nuk lypsej më. Kombet e Bashkuara i përcaktuan vetes detyrimin për të ndërtuar një shoqëri civile në Kosovë. Qytetarët duhej të mësonin nga organizatat ndërkombëtare se si të bëhen pjesëmarrës të barabartë në proceset vendimmarrëse të një qeverie nacionale të sapoformuar. Shumë organizata joqeveritare ndërkombëtare (OJQ) si dhe fondacione ndërkombëtare erdhën në Kosovë dhe financuan themelimin e OJQ-ve lokale.
Ky koncept i shoqërisë civile kishte dy rrjedha kryesore. Pikësëpari, ai nuk është i ndërtuar në baza solidariteti dhe angazhimi vullnetar, dy tipare këto që karakterizuan kohezionin social në Kosovë para dhe gjatë luftës si dhe mbështetën mirëqenien publike.
OSHC-të janë elemente themelore për krijimin e shteteve më efektive, duke pasur parasysh se ato janë bazat për veprim kolektiv. Media është e lidhur me shoqërinë civile, meqë kur media është e pavarur, që të dyja luajnë role të rëndësishme në mbajtjen e shtetit të përgjegjshëm.
Aktualisht, ka një nivel të caktuar të bashkëpunimit në mes OSHC-ve dhe mediave në Kosovë, edhe pse ai mbetet larg prej së dëshirueshmes, pasur parasysh se që të dyja mbulojnë njëra-tjetrën më shumë në mënyrë sipërfaqësore.
Nxjerrë nga Paradigmat e Marrëdhënieve në mes të Shoqërisë Civile dhe Medias në Kosovë nga Sahadete Limani.
Bosnja dhe Hercegovina
Bosnja dhe Hercegovina, një vend në tranzicion, po kalon një numër të nevojshëm ndryshimesh në rrugën e saj drejt Evropës. Gjëra të paimagjinueshme në formën e regjimit tani janë shtrirë dhe drejtuar në zhvillimin e përshpejtuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për shoqërinë civile, e cila është bërë, për një kohë të shkurtër, një nga faktorët më të rëndësishëm të aktivizimit civil dhe organizimit në vend.
Duke folur në përgjithësi, ne me vështirësi mund të themi se jemi të kënaqur me profesionalizmin e medias në Bosnjë kur raportojmë në çështjet të lidhura direkt me shoqërinë civile dhe zhvillimin e saj.
Është një problem i përgjithshëm me cilësinë e gazetarëve vendas, duke filluar nga niveli korrekt i gjuhës, të gjitha mënyrat e përmbajtjes aktuale. Natyrisht i ashtuquajturi shtyp i verdhë i prin kësaj tendence negative. Raportimet mbi shoqërinë civile janë të papëlqyeshme, ka informacion subjektiv mbi zhvillimet e vërteta në vend, duke pasur parasysh faktin që shoqëria civile është një subjekt mjaft kompleks, kërkohet një kujdes i madh në interes ë gazetarëve. Situata ekzistuese kërkon një edukim të vazhdueshëm të gazetarëve.
Në këndvështrimin e saj Media e Shkruar dhe Shoqëria Civile, Zrinjka Perusko, Shoqata e Studimit të Kulturës dhe Komunikimit të Institutit të Marrëdhënieve të Jashtme nga Zagrebi, shkruan që subjekti i medias së shkruar dhe shoqërisë civile nuk është qasur në të kaluarën në Bosnjë.
Duke pasur parasysh rrethanat komplekse të shoqërisë civile në Bosnjë, roli i medias nxjerr në pah rëndësinë e një pune më madhe që duhet bërë në këtë drejtim, që shtypi të plotësojë detyrën e tij dhe shpresat e këtyre ditëve.
Kroacia
Sipas studimit më të fundit të opinionit publik mbi pikëpamjet e publikut për organizatat jo-qeveritare të dhjetorit 2005, të drejtuar nga Instituti i Shkencave Sociale Ivo Pilar, shumica e qytetarëve të Kroacisë janë familjarizuar me termat shoqatë dhe organizatë jo-qeveritare.
Nga ana tjetër, afërsisht 40% e të anketuarve nuk dine se çfarë bëjnë këto shoqata, një e katërta nuk njohin as edhe një shoqatë, një e pesta e të intervistuarve njohin shoqata të një fushë të caktuar më shumë shoqatat e përfshira në çështjet e veteranëve të luftës dhe krimeve të luftës, të ndjekura nga shoqatat mjedisore. Më pak të njohura janë shoqatat që operojnë në fushat e minoriteteve kombëtare, zhvillimit të shoqërisë civile, papunësisë dhe kulturës.
Përveç kësaj, studimi tregon që media është burimi kryesor i informacionit në punën e organizatave të shoqërisë civile, dhe mbi të gjitha televizioni. Konkluzion i dukshëm është që aftësia për të tërhequr vëmendjen e medias, televizionit në veçanti, nuk është e njëjtë në shoqërinë civile. Prandaj ne mund të themi që prezenca e medias në sektorin jo-fitimprurës kroat është plotësisht e pamjaftueshme.
Një shkak i këtij deficiti të shikueshmërisë së publikut mund të jetë interesi i ulët dhe njohuritë e gazetarëve rreth shoqërisë civile, si dhe orientimi i përgjithshëm i politikave të editorialeve drejt përmbajtjes që çon në rritjen e shtimit të xhiros së shitjes. Nga ana tjetër mund të jetë rezultat i dukshëm i mungesës së burimeve dhe kapaciteteve të shoqërisë civile në sferën e marrëdhënieve më publikun.
Së fundi ka një rritje të tendencës të nismave të medias për prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve direkt ose indirekt të lidhura me sektorin jo-fitimprurës. Veç kësaj tek historitë televizive mbi shoqërinë civile të përgatitura për shikuesit e televizionit kombëtar nga organizata FADE IN; dhe ZaMirZine - revistë elektronike për dukshmërinë e OShC; H-Alter portal i nisur kohët e fundit, i specializuar në promovimin e vlerave të shoqërisë civile; programi i radios Civildreta në Radio 101 që mbulon punën e shoqatave kroate, programet e TV Cenzura, të transmetuara në rrjetin e televizioneve rajonalenë Split-Dalmatia, Primorje-Gora dhe Istria Counties.
Ka gjithashtu edhe disa media të tjera që janë të specializuara në sektorin individual: gay.hr portal që mbulon çështjet e lidhura me komunitetin LFBTIQ; në portalin Kulturpunkt dhe revistën ambientaliste të pavarur Alert.
Pavarësisht nga numri i tyre, këto janë media online. Kjo qasje e shpërndarjes së informacionit është sigurisht shumë e përshtatshme për sektorin e organizatave jo-fitimprurëse duke patur parasysh koston e ulët të prodhimit. Nga ana tjetër influenca e mediave online mbetet e dobët krahasuar me televizionin edhe për lajmet më të vizituara të portaleve. Prandaj, shtrohet pyetja nëse interneti është i mjaftueshëm në kompensimin e mungesës së interesit të medias së përgjithshme?
Maqedonia
Shoqëria civile në Maqedoni që prej 10 vjetësh, është forcuar dhe ka zënë një vend të rëndësishëm në zhvillimet demokratike të vendit. Kjo vjen si pasojë e bashkëpunimit të përhershëm mes shoqërisë civile medias dhe instituteve shtetërore.
Zhvillimet sporadike, të pamjaftueshme dhe paefektshme nuk i afrojnë shumë mediat me OJF-të dhe, ka rezultuar se roli dhe rëndësia e sektorit civil nuk është i organizuar mirë. Kjo mungesë organizimi krijon shumë keqkuptime dhe keqinterpretime të punës së OJF-ve, të cilat së fundmi ngadalësojnë reformat politike, sociale dhe ekonomike në Maqedoni.
Shumica e mediave në Maqedoni vlerësojnë ende shoqërinë civile si parti politike pipëz, përderisa OJF-të duket ende se janë jotransparente, pasi ende nuk ka kontroll mbi operimet e tyre financiare, duke përfshirë këtu donatorët si dhe institucionet qeveritare. Fatkeqësisht shoqëria civile lufton opinionin e përhershëm për OJF-të qeveritare, disa prej tyre edhe familjare, ndërsa të tjerat shfaqen si pjesë e pipës, të cilat nuk mund të përfaqësojnë shoqërinë civile.
Nga ana tjetër, sektori i OJF-ve është lënë pas dore nga prezantimi i mediave për shoqërinë civile. Media zakonisht orientohet drejt takimeve të politikanëve dhe ndodhive skandaloze, duke e paragjykuar kështu funksionin e shoqërisë civile. Media e trajton punën e organizatave joqeveritare sipërfaqësore dhe përforcon perceptimin bardh e zi që dy sektorët kanë për njëri-tjetrin. G
jithashtu sektori civil është gjithnjë e më shumë prezent në media përgjatë viteve të fundit, raportimi ka të bëjë më lajmet e shkurtra, me pak analiza dhe, analiza që mund të shkojnë thellë në thelbin e OJF-ve. Fakti tregon se iniciativat civile do të bashkohen për tu integruar me shumë politikave të botimeve të përditshme.
Ndodhet një organizatë në Maqedoni në InfoCentar, e cila punon për të forcuar e përmirësuar komunikimin mes OJF-ve dhe medias. Ajo funksionon si shërbim pa pagesë për OJF-të maqedonase dhe, për momentin ajo është përfshirë në monitorimin e standardeve profesionale të raportimit të medias në Maqedoni. Qendra e Zhvillimit të Medias është shtuar në legjislacionin e medias, ndërsa në Instituti Maqedonas për Median punon për edukimin dhe gazetarëve të rinj në Maqedoni.
Serbia
Ndryshe nga vitet 90 kur përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi ishin djallëzorë, veçanërisht nga regjimi i medias, ndryshimet demokratike të 5 Tetorit 2000 sollën një rritje të harmonisë së marrëdhënieve midis medias dhe shoqërisë civile. Sipas studimeve të fundit, të bërë nga CRNPS në 2002 me botuesit e 306 zyrave redaktuese në Serbi, personat nga media besonin që ata punonin së bashku me median në disa drejtime krijimin e një shoqërie të organizuar mirë. Vetëm 10% e të anketuarve nuk ishin dakord në këtë çështje.
Megjithatë, pavarësisht nga dëshira e mirë në dukje, përshtypja e përgjithshme është një keqkuptim mes medias dhe shoqërisë civile në Serbi.
Dekada e fundit ka lënë mbresa katastrofike në gazetarët serbë. Zyrat botuese janë të vogla dhe të varfra, dhe numri i gazetarëve i reduktuar. Studimi i fundit i bërë nga link http://www.cpm.edu.yu Qendra për Profesionalizmit të Medias>, tregoi që më shumë se gjysma e gazetarëve aktualë nuk i kishin përfunduar studimet e tyre universitare.
Studimi i CRNPS përfundon në atë që media shihet me rëndësinë e duhur nga shoqëria civile në terma të përgjithshëm, e cila kombinohet me qasje sipërfaqësore dhe shpesh me çështje të injorancës në probleme esenciale.
Mirëkuptimi i OJF-ve si një përgjigje logjike dhe direkte e iniciativave të lira civile në sfidat e tyre (p.sh rilindja e praktikave të lëna pas dore të vetë-organizimit)i shpëtoi në dukje grupet sociale të përfshira në menaxhimin e rrugëdaljeve të medias, përfundojnë autorët e studimit, Zoran Markovic dhe Slobodan Reljic.
Nga ana tjetër, OJF-të janë shpesh të mbyllura ndaj medias, ato nuk duan të flasin me gjuhën e medias dhe nuk i kuptojnë kushtet në të cilat punon media apo mënyrat e veprimit në këtë drejtim.
Organizata lokale të vogla të përfshira në probleme lokale kanë në përgjithësi raportet më të mira me median në Serbi. E njëjta mund të thuhet për organizatat e mëdha humanitare. Problemi shfaqet me organizatat e përfshira në çështjet e të drejtave të njeriut veçanërisht me krimet. Duke pasur parasysh që përfaqësuesit e tyre shpesh thonë gjëra që Qeveria, qytetarët dhe vetë mediat nuk duan ti dëgjojnë, këto organizata janë shpesh cak i sulmeve të medias.
Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastin e Natasa Kandic, presidente e Qendra e të Drejtave Humanitare; dhe Borka Pavicevic nga Qendra për Dezinfektimin Kulturor. Gazetat serbe i quajtën ato bushtra dhe katër shtrigat dhe filluan një luftë mediatike kundër tyre, duke i bërë thirrje publikut për linçimin e tyre.
Ekziston një ndarje e ngjashme në marrëdhëniet midis shoqërisë civile dhe medias në Serbi për probleme që i takojnë medias. Përfaqësuesit e shoqërisë civile punojnë mbi zgjidhjet legjislative ose lëvizje të ndryshme të qeverisë të cilat janë mjaft të pranishme në media. Organizatat që përfaqësojnë grupet e minoriteteve janë në këto hapësira, ndërsa aktivistë të feminizmit dhe gay hasin të gjithë talljen universale.