Sulmuesi malazez, Mirko Vucinic, ka pranuar se java e kaluar nuk ka qenė e lehtė pėr Romėn.
Deri javën e kaluar, Giallorosët ishin vetëm katër pikë prapa Interit duke pritur gabimet e liderit të tabelës për tia rrëmbyer titullin, mirëpo barazimi 1-1 me Livornon dhe fitorja e Interit ndaj Torinos, e rriti këtë diferencë në gjashtë pikë.
Për ti përkeqësuar edhe më shumë gjërat është mungesa e lojtarit më të mirë të Romës, kapitenit Francesco Totti, i cili do të jetë jashtë fushë për katër ose gjashtë muaj për shkak të një lëndimi serioz.
Të jem i sinqertë, kjo nuk është një periudhë e bukur për Romën. Lëndimi i Tottit dhe diferenca gjashtë pikëshe nga Interi nuk na bën të lumtur. Pavarësisht të gjitha këtyre ne jemi të vetëdijshëm se duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura për tifozët tanë të flaktë të cilët na kanë shoqëruar kudo, ka thënë Vucinic.
Trofeu më i realizueshëm për Romën aktualisht është Kupa e Italisë. Roma ka fituar 1-0 takimin e parë kundër Catanias, dhe kanë mundësinë për të shkuar në finale ku mund të takohen me Lazion ose Interin.
Do të jetë vështirë me cilëndo nga këto skuadra të luajmë në finale. Mirëpo do të ishte diçka e veçantë nëse e fitojmë Kupën duke e mposhtur Lazion në Olimpico. Megjithatë fillimisht duhet ta eliminojmë Catanian, ka përfunduar Vucinic.