E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes?
Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes?
Klinton, gruaja e pare presidente e Amerikes?
Nga Xhef Mezen-Fitorja e Klintonit ne Pensilvani mbajti gjalle shpresat per ne Shtepine e Bardhe te nje gruaje qe eshte adhuruar dhe e urryer pasi mori persiper te luftoje e vetme ne betejat politike, pas dekadash lufte per bashkeshortin e saj. Fitorja e mban ate ne gare per t'u shnderruar ne kandidaten e demokrateve per zgjedhjet presidenciale te nentorit te ardhshem, edhe pse zgjedhjet paraprake duhet te zhvillohen edhe ne nente shtete te tjera. Koha eshte ne mbarim e siper per senatoren e Nju Jorkut, e cila kerkon te arrije me cdo kusht rivalin e saj, senatorin e Ilinoisit, Barak Obama.

Duajeni apo urrejeni, pjesa me e madhe e amerikaneve kane nje opinion pozitiv per gruan e ish-presidentit Bill Klinton, e cila fitoi nje beteje te veshtire ne vitin 2000 per nje vend ne Senat dhe kete vit kerkon zyren kryesore politike te vendit. E admiruar nga disa per rezistencen e saj si edhe per zoterimin deri ne detaje te politikes, Klinton eshte e urryer per idete e saj radikale si edhe per besnikerine ndaj bashkeshortit te saj te paqendrueshem. Klinton, 60 vjece, konsiderohet nga publiku dhe media si politikane kalkuluese, bashkeshorte e fyer, feministe autoritare, avokate e famshme, manipulatore financiare dhe mendimtare e pavarur. Ne fushaten presidenciale ajo ka kaluar nga favoritja kryesore, vitin e kaluar, ne vendin e trete para tre muajve dhe me pas e rikthyer serish ne krye ne nje beteje me ulje-ngritje perballe Obames. Per nje kohe te gjate Klintoni ka qene objekt debatesh te nxehta, pjeserisht per shkak te interesit te saj per sfida jokonvencionale ku vlen te permendet fakti qe Hillari beri histori duke u shnderruar ne te paren Zonje te Pare te vendit qe kerkonte dhe me pas te fitonte nje post politik. Gjate mandatit te dyte si senatore, ajo filloi perpjekjet per kandidimin presidencial dhe shume shpejt kjo u shnderrua ne perspektive reale. Ne ndryshim nga vende te tjera qe kane patur gra ne krye, si Britania, India, Gjermania dhe Argjentina, votuesit amerikane nuk kane zgjedhur kurre nje grua ne Shtepine e Bardhe. Kandidatura e Klintonit mori menjehere mbeshtetje nga grate e moshs se mesme si edhe nga ato te moshuarat, te cilat pane te Klintoni betejen e tyre per barazi gjinore.

''Merr dy paguaj nje''

Klintoni ishte zonja e pare ne Arkansas kur Bill Klintoni ishte atje ne postin e guvernatorit, por pjesa me e madhe e amerikaneve u takuan me te gjate fushates presidenciale te vitit 1992 te bashkeshortit te saj, kur Billi u premtoi votuesve ''te merrnin dy dhe te paguanin per nje'', ne reference te zgjuarsise se Hillarit dhe interesit te vecante per politiken dhe ceshtjet e saj. Gruaja, qe shpejt do te behej Zonja e Pare dhe qe e takoi Billin ne Fakultetin e Drejtesise ne Jale dhe u martua me te ne vitin 1975, u fut ne sensin e nje politike aktive te pazakonshme kur njoftoi se nuk do te qendronte ne shtepi per te gatuar. Kundeshtaret e saj u kapen ne faktin qe Hillari ishte feministe radikale dhe nje kercenim per vlerat kon servatore. Keta kritike u njohen me cdo hollesi te saj, qe nga ndryshimi i gjithmonshem i flokeve deri te detyrimet qe mori persiper si gruaja e presidentit. Brenda disa muajve ne Shtepine e Bardhe, Hillari Klinton mori nen kontroll sistemin e perkujdesit shendetesor, nje mision qe ne fakt deshtoi, pjeserisht nga refuzimi i saj per te bere kompromise me Uashingtonin. Por, imazhi qe zgjati me teper per Hillarin si Zonje e Pare ishte koha gjate mandatit te dyte te Billit ne Shtepine e Bardhe, dhe pikerisht skandali erotik i ketij te fundit me punonjesen Monika Levinski. Hillari, e cila ruante me fanatizem jeten private te saj dhe te se bijes, Celsi, u duk qartesisht shume e irrituar me faktin qe burri i saj kishte pranuar lidhjen me Levinskin. Kjo ceshtje uli shume autoritetin politik te presidentit Klinton. Sidoqofte, Hillari i doli Billit ne krah. Kritiket e pane kete veprim si te kalkuluar mjaft mire nga pikepamja politike. Te tjere thane se martesa e Klintoneve nuk kishte pse te shnderrohej ne interes per opinionin publik.

Senati. Po me pas?

Hillari zgjodhi per te kandiduar ne Senatin amerikan per Nju Jorkun, shtet ku ajo dhe i shoqi ishin vendosur ne fund te mandatit te dyte presidencial te Billit. Ajo fitoi shume shpejt respektin ne Senat duke punuar jashtezakonisht, duke paguar detyrimet politike si edhe duke punuar per interesat e Nju Jorkut. Ne vitin 2006 ajo u rizgjodh serish me nje mbeshtetje teper te madhe. Per nje kohe te gjate, ajo konsiderohej kandidatja kryesore ne garen presidenciale per dy arsye.

E para, emri i saj teper i njohur.

E dyta, financuesit e medhenj te fushates presidenciale. Humbja e saj ne Ajoua sherbeu thjesht per ta nxjerre nga apatia. E kritikuar si teper e serte dhe shume e detajuar, Hillari dhe stafi i saj ndryshuan si taktikat ashtu edhe strategjine gjate zgjedhjeve ne Nju Hempshajer. Atje, nje moment emocionues i shoqeruar me lot nga nje Hillari teper e lodhur provokoi marrjen e nje numri te madh votuesish, sidomos gra. ''Gjeta veten'', deklaroi Hillari pas fitores ne Nju Hempshajer. Klinton fitoi me pas shtete te medha si Kalifornia, Nju Jorku dhe Nju Xhersej. Sidoqofte, Obama, orator mjaft inteligjent, fitoi me pas 11 gara presidenciale duke vene ne pikepyetje vazhdimin e gares se Klintonit. Por, perseri nje rikthim. Hillari Klinton fitoi Ohajon, Teksasin dhe tani Pensilvanine.



Publikuar: 25.04.2008 06:21:54
Lexuar: 81 herė
Fjalėt kyēe: Klinton, gruaja, pare, presidente,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Tė pėrndjekurit, kapital nė shoqėri Tė pėrndjekurit, kapital nė shoqėri
Plani i Moskes, ndryshimi i hartes se Evropes Plani i Moskes, ndryshimi i hartes se Evropes
Bebet e paspavarėsisė Bebet e paspavarėsisė
Serbia, aty ky ishte Serbia, aty ky ishte
Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes
Koalicionet Koalicionet "e pėrbėra "
Sarkozi perballe emigranteve Sarkozi perballe emigranteve
Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės Pėr njė festim dinamik tė ditės sė Evropės
Kadare: Kosova e pavarur do na ndryshojė tė gjithėve Kadare: Kosova e pavarur do na ndryshojė tė gjithėve
Lindja e Kosoves Lindja e Kosoves
Google Yahoo MSN