|
Rritja e ēmimeve rėndon xhepat e konsumatorėve: Nuk blejmė dot ilaēet
Tiranė:Rritja e ndjeshme e cmimeve ka renduar se tepermi buxhetet e familjeve shqiptare. Qytetaret ankohen se nuk mund te blejne asgje tjeter, pervec ushqimeve te perditshme. Madje, edhe ato jane bere shume te veshtira per tu perballuar. Per te mos folur per ilaēet, veshjet apo nevoja te tjera baze.
Rritja e ndjeshme e cmimeve ka renduar se tepermi buxhetet e familjeve shqiptare. Qytetaret ankohen se nuk mund te blejne asgje tjeter, pervec ushqimeve te perditshme. Madje, edhe ato jane bere shume te veshtira per tu perballuar. Per te mos folur per ilaçet, veshjet apo nevoja te tjera baze. E gjitha kjo ndodh ne nje kohe kur qeveritaret deklarojne se ekonomia eshte e shendoshe dhe nuk kercenohet nga asnje rrezik. Nje dite me pare, Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi ne parlament se ekonomia jone nuk vuan nga kriza dhe treguesit jane te stabilizuar. Por edhe shifrat zyrtare tregojne nje realitet te kundert nga ai qe propagandohet. Inflacioni arriti muajin e kaluar nivelin e 4.6 perqind, duke shenuar nje rritje prej 1.9 perqind kundrejt te njejtes periudhe te nje viti me pare. Rritje kane pesuar jo vetem cmimet e ushqimeve, por edhe produktet e tjera te konsumit. Gjithcka eshte pasqyruar me shtrenjtesim te kostos se jeteses ne vend, nje situate qe rendon kryesisht mbi shtresat e varfra.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|