E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Gerdeci dhe Shqiperia virtuale e kryeministrit
Gerdeci dhe Shqiperia virtuale e kryeministrit
Gerdeci dhe Shqiperia virtuale e kryeministrit
Nga Bledar Zaganjoricom-Ekzistojnė tė paktėn dy Shqipėri, njėra virtuale dhe tjetra reale. Qėllon mė shpesh tė shohim politikanėt tanė tė flasin shumė pėr Shqipėrinė virtuale, saqė ndodh tė harrojmė, qoftė edhe pėr pak kohė, atė realen. Tė dėgjoje intervistėn e fundit televizive tė Kryeministrit Berisha, Shqipėria aktuale nuk tė ngjante me njė nga vendet mė tė varfra tė Evropės, por njė shtet tė zhvilluar dhe pėrveēse anėtar i NATO-s, nė njė kohė kur sapo kemi marrė vetėm ftesėn pėr anėtarėsim, ėshtė bėrė edhe pjesė e Bashkimit Evropian. Brenda tre viteve tė fundit vendi kishte bėrė aq shumė hapa pėrpara, saqė ishte krejt i ndryshėm me Shqipėrinė kampione tė tė gjitha tė kėqijave deri nė vitin 2005.

Në Shqipëri, sipas Kryeministrit Berisha, janë ndërmarrë reforma të mëdha, që fillojnë - citoj Kryeministrin - me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, vizitën e Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, në Tiranë dhe në Fushë-Krujë, avokatinë për pavarësinë e Kosovës dhe ftesën për anëtarësim në NATO. Këto reforma kanë prekur drejtpërdrejtë mirëqenien e qytetarëve, që tani, me gjithë rritjen e çmimit të naftës dhe të energjisë elektrike, rritjen e inflacionit kanë fatin e mirë të mos e ndiejnë edhe aq shumë krizën globale të ushqimit. Pavarësisht se larg qendrës së Tiranës shtohen njerëzit që blejnë këto ushqime me listë. E gjitha kjo, sipas Kryeministrit, ka ndodhur sepse në Shqipëri rrogat dhe pensionet janë rritur disa herë më shumë se sa është rritur inflacioni. Pensioni minimal në Shqipëri është 100 dollarë, ndërsa me zhvlerësimin e këtij të fundit në raport me lekun dhe çdo valutë tjetër të huaj, si pasojë e punës së mirë të qeverisë ka arritur në 120 dollarë. Këtë standard nuk ka arritur ta përmbushë as Kroacia, në të cilën, po sipas Kryeministrit, pensionet minimale janë edhe 50 dollarë.

Problemi është se pavarësisht se kur dëgjojmë Kryeministrin ngrysemi me Shqipërinë virtuale, të nesërmen të gjithë gdhihemi në një Shqipëri reale, atje ku mungon uji, ku energjia blihet shtrenjtë, ku është rritur ndjeshëm çmimi i bukës, orizit dhe ushqimeve të tjera bazë, ku në tregun fshatar perimet dhe frutat e stinës kushtojnë sa gjysma e pensionit të një të moshuari, ku shumë vetë gdhihen me shpresë se do të gjejnë një punë për të zbutur varfërinë dhe ku fukarenjtë shpërblehen me "fishekzjarre" në Gërdec.

Gjatë intervistës së fundit, Kryeministri Berisha mbrojti kalin e tij të betejës në fushatën elektorale, luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, tani asnjë ministër nuk ka monopolin në importin e ushqimeve, në importin e naftës dhe në të tjera fusha. Megjithëse për miliona euro abuzime me tenderat, zyrtarët e lartë të shtetit, të gjetur fajtorë, mund t‘ia hedhin me vetëm disa muaj burg. Pavarësisht nga kjo, për Kryeministrin ekzistojnë ende disa probleme të vogla, ku qytetarët duhet të paguajnë bakshish në zyrat e shtetit. Por nuk dihet ende se sa bakshish kanë dhënë dhe kujt ia kanë dhënë Patrick Henry dhe Efraim Diveroli, çka nuk përjashton faktin që Gërdeci të konsiderohet nga të gjithë një histori e pastër korrupsioni shtetëror dhe jo i ndonjë nëpunësi të rëndomtë. Kryeministri foli pak për përgjegjësitë e tij dhe të qeverisë që ai drejton në tragjedinë e Gërdecit, por lartësoi përpjekjet e qeverisë për t‘u ardhur në ndihmë banorëve. Ndonëse ankesat e banorëve në zyrat e Bashkisë së Vorës e kanë kaluar numrin 2000.

E ndërsa të enjten Kryeministri evitoi të shprehej për fatin e hetimeve dhe faktin se pesë javë nga tragjedia kishte vetëm tre të arrestuar, të premten Prokuroria kërkoi edhe imunitetin e ish-ministrit Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre. Duke qenë ministri që ka pasur përgjegjësinë kryesore politike dhe morale për këtë çështje, kishte pak gjasa që zoti Mediu t‘u shpëtonte hetimeve, por sa është vërtet ai përgjegjësi i vetëm dhe kryesor në nivele të larta i Gërdecit? Pas kësaj lëvizjeje të bujshme të Prokurorisë, pas më shumë se një muaji hetimesh, rëndojnë jo pak pikëpyetje. Që në fillim përpjekjet e Prokurorisë, më saktë të Prokurores së re të Përgjithshme Ina Rama, janë parë me skepticizëm nga një pjesë e madhe e opinionit. Kanë qenë të shumtë ata që dyshojnë se kësaj ngjarjeje do t‘i shkohet deri në fund dhe prej kohësh mbi Prokurorinë kishte nisur të shtohej presioni për mungesën e rezultateve të shpejta. Kërkesa për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Mbrojtjes sa e largon përkohësisht këtë presion mbi organin e akuzës, presion i cili do të kthehet sërish shumë shpejt, porsa të nisë e të kuptohet nëse imuniteti i zotit Mediu shërbeu për të hapur apo për të mbyllur dosjen "Gërdeci". Zbulimi i të gjithë përgjegjësve të tragjedisë dhe aferave të dyshimta, në çdo nivel, qoftë poshtë, qoftë edhe më sipër zotit Mediu, vërtetimi i lidhjeve ilegale të supozuara mes zyrtarëve të lartë të shtetit dhe kompanive amerikane, e po kështu zbardhja e misterit nëse vërtet Kryeministri, që në rastin konkret njeh dhe di çdo gjë që ecën e fluturon në Shqipëri, ishte i vetmi që nuk kishte dijeni për punishten e Delijorgjit, do të tregojë pavarësinë reale apo virtuale të Prokurorisë. E në të njëjtën kohë do të na tregojë ne shqiptarëve në cilën Shqipëri jetojmë, në atë reale apo tjetrën virtuale të Kryeministrit.


Publikuar: 28.04.2008 00:11:27
Lexuar: 104 herė
Fjalėt kyēe:
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke Bursa merr zemėr nga fjalimi i Bernanke
A kemi siguri ushqimore? A kemi siguri ushqimore?
Loje fjalėsh Loje fjalėsh
Po shembet Shqipnia! Po shembet Shqipnia!
Ekipi i rivalėve tė Obamės Ekipi i rivalėve tė Obamės
Eklektizmi i Cekės, risi e politikės shqiptare! Eklektizmi i Cekės, risi e politikės shqiptare!
Sėmundje moderne, “ilaēe” tė vjetra… Sėmundje moderne, “ilaēe” tė vjetra…
Patriot nuk tė bėjnė fjalėt, por veprat! Patriot nuk tė bėjnė fjalėt, por veprat!
Varėsia pėr Pavarėsi dhe Festimi Varėsia pėr Pavarėsi dhe Festimi "ilegal" i 28 Nėntorit nė Kosovė!
A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės? A po stagnon njohja e pavarėsisė sė Kosovės?
Google Yahoo MSN