Kosovė-Njėra nga ofertat pėr ndryshimin e politikave fiskale pėr tė cilėn janė pajtuar nė parim qeveria dhe bizneset ka tė bėjė me tatimin nė tė ardhurat personale.
Për ata që marrin nga 80 euro mbetet 0 për qind ashtu siç ka qenë, ndërsa për të ardhurat prej 80 deri në 250 euro tatimi do të ulët për 1 përqind. Kurse për të ardhurat prej 250 deri në 450 euro tatimi do të bie për 2 përqind. Po ashtu edhe tatimi në koorporata do të bie nga 20 për qind në 10 për qind. Tatimi në konsum parashihet të jetë 16 për qind prej 15 për qind sa ka qenë deri më tani. Në propozim gjtihashtu është paraparë dhe rritja e akcizës në duhan nga 17 euro sa është aktualisht deri në 22 euro për një kilogram.
Zëvëndës ministri i Ekonomisë dhe Fianancave, Bedri Hamza tha se porpozimi ka pas parasysh disa faktorë: Kosova të barazohet me vendet e rajonit, që të kemi taksa të thjeshta dhe të ruajmë nivelin e buxhetit.
Komuniteti i biznesit është pajtuar në parim me këtë propozim edhe pse ka propozuar që taksat doganore të ulen edhe më shumë.